13 Maj 2022, 13:42
Nga DOSJA

TIRANË- Makina inteligjente dhe flota e re e automjeteve, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave që funksionojnë ne lëvizje, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë përqëndruar në rrugët e kryeqytetit.
Policia ka njoftuar se si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente janë pezulluar 185 leje drejtimi për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h, në rrugët e brendshme të kryeqytetit.
Ndërkohë janë konstatuar 256 automjete, të shpallura më parë “Alert”, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe 2121 automjete janë ndaluar pasi është konstatuar se ata nuk kanë shlyer 6 deri në 20 masa administrative, të marra në kohë dhe në vende të ndryshme.
Makina inteligjente dhe flota e makinave të reja, me mjete bashkëkohore do të vijojnë kontrollet, me afate të shkurtra kohore, në të gjitha qytetet e vendit, në akset kryesore nacionale dhe në ato rurale, me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Shtetit
Makina inteligjente dhe flota e re e automjeteve, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave që funksionojnë ne lëvizje, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë përqëndruar në rrugët e kryeqytetit.
٠185 leje drejtimi të pezulluara, për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente.
Nga flota e makinave të reja, në lëvizje:
٠janë konstatuar 256 automjete, të shpallura më parë “Alert”, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara;
٠janë konstatuar 121 automjete, drejtuesit e të cilave nuk kanë shlyer 6 deri në 20 masa administrative, të marra në kohë dhe në vende të ndryshme.
Gjatë përpunimit të të dhënave, nga operatorët, ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm i automjeteve të konstatuara, nga makina inteligjente, se qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët e qyteteve të tjera, të cilat janë monitoruar nga makina inteligjente dhe pajisjet e tjera të flotës së re, janë mjete të transportit publik “Taxi” dhe disa minibusë që shërbejnë për transport pasagjerësh.
Makina inteligjente dhe flota e makinave të reja, me mjete bashkëkohore do të vijojnë kontrollet, me afate të shkurtra kohore, në të gjitha qytetet e vendit, në akset kryesore nacionale dhe në ato rurale, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane tashmë po monitorohen nga makina inteligjente, dhjetëra radarë, flota e makinave të reja, në levizje, kamera, aparate fotografike, patrulla në lëvizje me mjete të pauniformuara.
(j.c)/dosja.al
Aktualitet
13 Maj 2022, 13:26
VLORË- Një zjarr masiv ka shpërthyer në Pishë Poro në Vlorë. Flakët e zjarrit kanë përfshirë zonën p...
Aktualitet
13 Maj 2022, 12:57
Ervis Martinaj
TIRANË- Tre persona janë dërguar për gjykim e janë marrë të pandehur pasi akuzohen se kanë krijuar k...
Aktualitet
13 Maj 2022, 12:25
Prokuroria e Përgjithshme
TIRANË- Zyrtarë të Policisë janë vënë nën hetim pasi akuzohen se janë përf...
Aktualitet
13 Maj 2022, 11:53
Kryeministria e Shqipërisë
TIRANË- Një 32-vjeçar i identifikuar si Aurel Latifi është vënë në pran...
Aktualitet
13 Maj 2022, 10:12
TIRANË- Historiani Auron Tare ka reaguar sërish për çështjen e Butrintit. Ai ka ndarë nenin numër 17 të Konventë...
Aktualitet
13 Maj 2022, 10:06
Aktori Ervin Doko
TIRANË- Aktori i Teatrit të Durrësit Ervin Doko është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Më...
Aktualitet
13 Maj 2022, 09:51
Policia
BULQIZË- Gjashtë të rinjë janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Policia informon se sh...
Aktualitet
13 Maj 2022, 09:40
TIRANË- Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësi...
Aktualitet
12 Maj 2022, 20:55
TIRANË– Një 16-vjeçare është larguar nga banesa në Tiranë. Ka qenë babai i të miturës ka bërë kallzimin në Policinë e Shtetit. Siç bëhe...
Aktualitet
12 Maj 2022, 18:54
LEZHË - Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë urës në fshatin Skuraj, ku...