"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Konkretisht një herë, informacioni i është përcjellë Fatmir Hysenit (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai) ndersa herën tjetër informacioni i është përejellë Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itimerar Athinè-Stamboll-Valencia).
TIRANË- Tre persona janë dërguar për gjykim e janë marrë të pandehur pasi akuzohen se kanë krijuar kushte për vrasjen e Ervis Martinajt. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News24 se planifikimi për eliminimin e Ervis Martinajt ishte bërë në vitin 2019, por nuk është realizuar. Tre personat që janë dërguar për gjykim janë Ardjan Ahmeti, Dejvison Serjani dhe e fejuara e këtij të fundit. Të pandehurit përgjonin itinerarin e vendndodhjen e Martinajt dhe ia dërgonin Leonard Dukës e Fatmir Hysenit (i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko), të interesuar për eliminimin e 40-vjeçarit Martinaj.
E fejuara e Serjanit, me inicialet N.Sh., punonte në një agjenci udhëtimesh gjë që ia lehtësonte gjurmimin e Martinatj. E reja ka pranuar në deklarime se për informacionin që ka transmetuar ka marrë shuma të konsiderueshme parash. Konkretisht një herë, informacioni i është përcjellë Fatmir Hysenit (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai) ndersa herën tjetër informacioni i është përejellë Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itimerar Athinè-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh., Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30 mijë eurosh.
Ndërsa roli e Ardjan Ahmetit ka konsistuar në faktin që punonte pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si specialist IT per periudhën 2015-2019. Në deklarime ai ka pranuar se Daut Elmazi (djali i dajës së Serjanit) e ka lidhur me Fatmir Hysenin. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet tek Hyseni si punonjës policie dhe tii thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit te Shqipërisë të Ervis Martinajt. Dauti i ka premtuar edhe shperblim në para për këtë sherbim.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE
Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj. Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje).
Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doqe” “apo “Doqja”. Keta dy shtetas kanë patur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit. Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj. Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai) ndersa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itimerar Athinè-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) euro.
Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Dreitorise Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shietit, si specialist IT per periudhën 2015-2019. Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kerkuar Ardjanit që të prezantohet tek Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit te Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj. Dauti i ka premtuar edhe shperblim në para per këta sherbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatimir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit. Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinen e tij brenda së cilës kishte kartmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më siper duke dashur që të “shese” informacionin si tq besuar tek Fatmir Hyseni dhe duke e perdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshem informacioni.
Nga takimi qè ka patur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular “Enkro”.
Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinaj po siguroheshin prej N.Sh dhe Dejvison Serjanit.
Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Nderkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve Turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend.
(F.m/dosja.al)
Prokuroria e Përgjithshme TIRANË- Zyrtarë të Policisë janë vënë nën hetim pasi akuzohen se janë përf...
Kryeministria e Shqipërisë TIRANË- Një 32-vjeçar i identifikuar si Aurel Latifi është vënë në pran...
TIRANË- Historiani Auron Tare ka reaguar sërish për çështjen e Butrintit. Ai ka ndarë nenin numër 17 të Konventë...
Aktori Ervin Doko TIRANË- Aktori i Teatrit të Durrësit Ervin Doko është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Më...
Policia BULQIZË- Gjashtë të rinjë janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Policia informon se sh...
TIRANË- Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësi...
TIRANË– Një 16-vjeçare është larguar nga banesa në Tiranë. Ka qenë babai i të miturës ka bërë kallzimin në Policinë e Shtetit. Siç bëhe...
LEZHË - Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë urës në fshatin Skuraj, ku...
TIRANË– Gazetarja investigative, Anila Hoxha ka bërë një parashikim që sipas saj shpjegon sulmet e kryeministri Edi Rama nda...
Artan Hoxha: Unë javën tjetër ditën e martë në orën 10:00 do të jem pranë prokurorisë federale belge për të dëshmuar për “Toyota Yaris”, autoritetet belge zgjod...