8 Gusht 2022, 13:14
Nga DOSJA
Një shumë prej 14.030 euro dhe 1130 paund, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme, janë sekuestruar në kufirin e Muriqanit, ndërsa janë proceduar penalisht 2 shtetas që nuk i deklaruan në kufi.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit C. R. dhe shtetasin S. R.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.030 euro dhe 1130 paund, që i posedonin shtetasit C. R. dhe S. R., të cilët nuk i kishin deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Nga veprimet hetimore dyshohet se shumat e parave të sekuestruara janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit C. R., 22 vjeç, banues në Angli dhe S. R., 19 vjeç, banues në Itali, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Aktualitet
8 Gusht 2022, 12:56
k.m.
Nëna dhe motra duke qarë
SHBA- Kanë kaluar dy ditë nga vdekja e çiftit shqiptar në Nju Jork, Florind dhe Ornela Belliut, t&...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 12:28
k.m.
VLORË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar mes Guardia di Finanza dhe Policisë së Vlorës, e si rezultat janë...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 12:12
k.m.
Sherri dje në Sarandë
SARANDË- Nuk ka sezon veror pa pak trazira në Shqipëri. Dje, në një restorant pranë bregut, n...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 12:03
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike pasi shumë vatra janë aktive duke rrezikuar dh...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 12:01
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Të dhënat e publikuara nga INSTAT flasin për një ulje jo edhe aq të papërfillshme të numrit...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 11:52
e.k
Pamje nga radhët e gjata të mjeteve të bllokuara në trafik
MILOT- Java ka nisur me trafik të rënduar në kryqëzimin ...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 11:33
k.m.
LEZHË- Dalin pamjet e para nga aksidenti i ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Siç duket edhe nga pamjet e m&e...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 11:27
d.a.
ITALI- Ai kishte fshehur pas një gardhi, në kopshtet e Prolungamento-s, një shkop hashashi 77 gramëshe, të zbuluar nga Ciko, qeni ant...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 11:25
k.m.
TIRANË- Tregimi i 'muskujve' kohët e fundit na ka treguar se edhe forca ushtarake është e rëndësishme. Sidomos pas sulmit dhe lu...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 11:06
e.k
Mjetet e sekuestruara
DURRËS- Pas ngjarjes së Himarës ku 7-vjeçarja, Jonada Avdia humbi tragjikisht jetën pasi u përpl...