13 Korrik 2022, 10:00
Nga d.a.
Droge Mirdite
MIRDITË- Policia e Mirditës ka vënë në pranga babë e bir në finalizim të operacionit "Continues", të cilët kultivonon bimë narkotike të llojit canabis sativa.
Në pranga janë vënë shtetasit B. Ll., 49 vjeç dhe A. Ll., 20 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Blinisht, Mirditë, të cilët u arrestuan në flagrancë.
Sipas njoftimit të policisë, është bërë i mundur gjetja dhe asgjesimi me anë të djegies së bimëve, të cilat ishin mbjellë nga dy personat e arrestuar në fshatin Blinisht të rrethit të Mirditës.
Mirditë/Kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet një tjetër operacion antikanabis, i koduar "Continues".
Gjenden dhe asgjësohen me anë të djegies, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, për dy shtetas që kishin kultivuar bimë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Continues”.
Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Blinisht, njësia administrative Orosh, rrethi Mirditë, konkretisht në vendin e quajtur "Përroi i Seftes", në ambient të hapur, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve, shtetasit B. Ll., 49 vjeç dhe A. Ll., 20 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Blinisht, Mirditë, të cilët u arrestuan në flagrancë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.
policia e mirdites arrestohen babe e bir
Aktualitet
13 Korrik 2022, 09:55
e.k
Pamje nga zjarri
VLORË- Prej tre ditësh Mali i Çikës është nën pushtetin e flakëve të cilat po për...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 09:23
e.k
Foto ilustruese
VLORË- Dy makina janë përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Vlorë. Fillimisht...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 09:05
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka nisur procesin e konsultimit publik të ligjit për arsimin parauniversitar me...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 08:56
e.k
Momente nga aksioni i policisë
ITALI- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim që në vitin 2000 ka rënë në pr...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 08:47
e.k
Foto ilustruese
Të dhënat e përditësuara për nivelin dhe përhapjen e infektimit me virusin korona në Shqipëri trego...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 08:43
d.a.
te arrestuari
TROPOJË- Policia e Tropojës ka vënë në pranga babë e bir pasi kultivonin bimë narkotike në rrethinat ...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 07:56
d.a.
Foto ilustruese
VLORË- Rreth orës 04:00 të mëngjesin një makinë e tipit “Volkswagen”, me drejtues shtetasin ...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 07:49
d.a.
foto ilustruese
TIRANË- Policia Rrrugore e Tiranës ka rikujtuar dhe njëherë rregullat që prindërit duhet të kenë pa...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 07:22
d.a.
Foto ilustruese
GREQI- Një fëmijë tre vjeç shqiptar është mbytur në një pishinë shtëpie në fs...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 07:18
d.a.
Moti
TIRANË- Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakëta të vra...