Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Ajo tha se gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar materiale dëshmuese, si dhe ka marrë në pyetje dy dëshmitarë.

KOSOVË- Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka arrestuar një burrë nga komuna e Graçanicës pranë kryeqytetit Prishtinë, nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Ajo tha se gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar materiale dëshmuese, si dhe ka marrë në pyetje dy dëshmitarë. Derisa Policia nuk tregoi se kush është i arrestuar, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se i ndaluari është aktivisti i Listës Serbe, Aleksandar Trajkoviq nga fshati Uglarë.
Ajo e dënoi arrestimin e tij si “trysni shtesë ndaj popullit serb me qëllim që Albin Kurti (kryeministri në detyrë i Kosovës) ta ndihmojë të preferuarin e tij Nenad Rashiq në garën zgjedhore”. Policia njoftoi se personi i ndaluar, sipas hetimeve zyrtare, u kishte bërë thirrje qytetarëve të shkonin në një lokal në fshatin Uglar, ku do t’u jepte udhëzime që të votonin për Listën Serbe dhe kandidatët e saj.
“Në këmbim të votës, dyshohet se atyre u ishte premtuar se do ta fitonin të drejtën për përfitime sociale që i paguan shteti i Serbisë”, thuhet në njoftim. Policia konfirmoi se të dyshuarit i është caktuar ndalimi deri në 48 orë
Nga subjektet politike serbe në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë vetëm Lista Serbe – partia kryesore e serbëve që vepron me mbështetjen e Beogradit – dhe partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, i cili deri tani ka qenë pjesë e Qeverisë së Kurtit. Ndërkohë, Trajkoviq është gjithashtu në krye të Organit të Përkohshëm Komunal të Fushë Kosovës, i cili funksionon në sistemin e Serbisë.
Autoritetet kosovare kanë mbyllur pothuajse të gjitha institucionet që në Kosovë funksionojnë sipas sistemit serb, pasi i konsiderojnë ato paralele dhe ilegale, por Beogradi shumicën prej tyre vetëm i ka zhvendosur në qytete kufitare në territorin e Serbisë. Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se Trajkoviqit i është caktuar paraburgim prej 48 orësh dhe se “narrativët e rremë me të cilët Prishtina përpiqet ta diskreditojë nuk do të kalojnë”.
Më herët janë ndaluar edhe shtatë drejtorë të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që në territorin e komunës së Graçanicës funksionojnë në sistemin serb, ndërsa atyre u është caktuar paraburgim njëmujor për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar në vullnetin zgjedhor të votuesve.
Këto ndalime vijnë pasi Rashiq pretendoi se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë pushuar nga puna, për çka ka raportuar edhe Radio Evropa e Lirë. Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të qershorit u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për Listën Serbe, gjë që është praktikë para çdo procesi zgjedhor në Kosovë ku merr pjesë kjo parti më e madhe e serbëve të Kosovës.
Po ashtu, Komisariati për Refugjatë i Serbisë u ka bërë thirrje personave të zhvendosur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet kosovare, ndërsa Petkoviq po viziton qytete në Serbi ku bisedon me të zhvendosurit dhe i fton të votojnë për Listën Serbe. Në zgjedhjet e fundit, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një vend e fitoi Rashiq./REL
TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tentativë për trafikim të pjesëve të armëve të zjarrit që...
Homazhet POGRADEC- Trupi i policit hero të rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, është përcjell sot drej...
foto nga homazhet KORÇË- Në Korçë po mbahen homazhe ndaj efektivit që humbi jetën një ditë më p...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve n&eum...
Bordi i Transparencës TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në...
foto nga homazhet TIRANË- Sot, qyteti i Pogradecit përcjell për në banesën e fundit efektivin e Policisë së ...
Florian Gjergji DURRËS- Një kambist në Durrës ka rënë pre e një mashtrimi të sofistikuar, duke humbur 60 mijë ...
foto ilustruese LAÇ- Dy vëllezër nga Laçi, Klisman Rrapushi dhe Klaudio Gega, janë dhunuar mëngjesin e sotëm ng...
Violand Braçellari KORÇË- Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kole...
Ergys Verdho TIRANË- Ergys Verdho, drejtori i Hekurudhave Shqiptare, është paraqitur këtë të premte në SPAK, shoq&e...