LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Blushi: Proces 'fund e krye politik', qytetarët duan të vërtetat e këtij procesi, transparenca detyrim

Në një deklaratë për mediat, Blushi vlerësoi se ndalimi i qytetarëve për të ndjekur seancën është një tentativë për të mbuluar mungesën e provave penale në dosjen në fjalë.

5 Qershor 2026, 11:23 Nga D.S
Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Blushi: Proces 'fund e krye politik',
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës, duke e cilësuar atë si një gjyq politik.

Në një deklaratë për mediat, Blushi vlerësoi se ndalimi i qytetarëve për të ndjekur seancën është një tentativë për të mbuluar mungesën e provave penale në dosjen në fjalë.

Ai theksoi se prezenca e qytetarëve në sallë nuk është protestë, por një kërkesë legjitime për transparencë në një proces me ndjeshmëri të lartë publike.

Deklarata e Blushit:

"Për më tepër faktin që nga ky bunkerizim, është e pamundur të mësohen ato të vërteta të cilat po çmontohen në raport me akuzat politike dhe me një proces fund e krye politik dhe farsë. Ndaj nuk kërkojmë asgjë të veçantë. Kjo nuk është një protestë, kjo është një vullnet qytetar për të ndjekur një seancë e cila në fakt duhet të garantohet për të qenë publike, në mënyrë që i gjithë opinioni publik të mësojë të vërtetat e këtij procesi, sepse transparenca në fakt është detyrim për të gjitha institucionet në vend dhe në veçanti për funksionarët publikë.

Mos harrojmë që zoti Meta ka mbajtur funksionet më të larta shtetërore, President i Republikës, Kryeministër, Kryetar i Parlamentit, dhe ai do t'i japë llogari para të gjithë shqiptarëve, sidomos para votuesve të vet, para dashamirësve të vet, në raport me akuzat politike që janë ngritur ndaj tij. E theksoj, nuk ka asnjë çështje Meta, sepse kemi të bëjmë me një dosje bosh, me një dosje që nuk ka asnjë fakt penal, asnjë provë penale kundër tij. Ndaj thjesht qytetarët, dashamirësit e zotit Meta kërkojnë sot të jenë të pranishëm në një seancë e cila duhet, duhet, sepse kështu e thotë ligji. Nuk po kërkojmë asnjë privilegj. Po kërkojmë të zbatohet ligji. Seanca të jetë publike dhe çdo qytetari të interesuar t'i garantohet e drejta për të qenë i pranishëm në këtë seancë.

Nuk është kërkesa e Tedi Blushit kjo. Kjo është... çdo qytetar duhet t'i garantohet e drejta që ia mundëson ligji për të qenë i pranishëm në një seancë. Nuk është çështje arsyeje, është çështje ligji. Dhe ligji prevalon mbi çdo dëshirë dhe mbi çdo vullnet. Për sa kohë ligji i garanton të drejtën çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë për të qenë i pranishëm në një seancë gjyqi, kush e ka autoritetin t'ia mohojë këtë të drejtë? Zgjidhja e vetme do të ishte që seanca të transmetohej live. Për të gjithë shqiptarët. Në mënyrë që të mos ndodhemi përballë kësaj situate. Nuk është përgjegjësia e askujt qytetari pse gjykata nuk garanton transmetimin apo nuk garanton zbatimin e ligjit. Është faji i qytetarëve ky?",deklaroi Blushi./Dosja.al

tedi blushi gjyqi meta-kryemadhi ilir meta

Sondazh

Poll

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve