LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia e Elbasanit për vrasjen 37-vjeçares nga bashkëshorti: 4 ditë më parë ishin në Komisariat

Jetlira Elezi është paraqitur në Komisariat, ku edhe ka njoftuar Policinë se ka konflikt me bashkëshortin me motive xhelozie.

30 Korrik 2022, 20:11 Nga k.m.
Policia e Elbasanit për vrasjen 37-vjeçares nga bashkëshorti: 4
Foto ilustruese

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka bërë një sqarim lidhur me ngjarjen e rëndë ku 37-vjeçari Ramis Mici, vrau me thikë bashkëjetuesen e tij. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, blutë e Elbasanit bëjnë me dije më datë 26 korrik, 4 ditë përpara ngjarjes së rëndë, Jetlira Elezi është paraqitur në Komisariat, ku edhe ka njoftuar Policinë se ka konflikt me bashkëshortin me motive xhelozie. Gjithashtu ajo i ka treguar efektivëve se autori i vrasjes i kishte thyer telefonin, ndaj për këtë arsye është paraqitur në komisariat. Pas kësaj, Ramis Mici është shoqëruar në ambientet e Policisë. Sipas Policisë, 37-vjeçares i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, por nuk ka pranuar dhe kërkoi ti plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njëri-tjetrin.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues është paraqitur avokati i kësaj zyre shtetasi E.Gj. Në prezencë të avokatit është plotësuar formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan,” – thuhet në reagimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan, ku dyshohet se shtetasi R. M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J. E., 37 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, ju bëjmë me dije se: Më datë 26.07.2022 rreth orës 21:30 në Komisariatin e Policisë Elbasan është paraqitur shtetasja J. E., 37 vjeçe, e cila ka deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj shtetasin R.M., Menjëherë është njoftuar Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues është paraqitur avokati i kësaj zyre shtetasi E.Gj. Nga ana jonë është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasi R.M. Shtetasja J.E., ka deklaruar se ka patur konflikt për motive xhelozie ku shtetasi R.M., i ka thyer telefonin e saj dhe për këtë arsye është paraqitur në Komisariat. Shtetases pavarsisht se i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe kërkoi ti plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetërin.

Në prezencë të avokatit është plotësuar formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Gjatë kohës që të dy shtetasit kanë qenë në ambientet e Komisariatit të Policisë kanë qenë të qetë dhe kanë komunikuar me njeri-tjetërin. Shtetasit R.M., gjatë intervistës iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Shtetasit në konflikt kanë qëndruar në apartamente të ndara nga momenti i konfliktit. Gjithashtu shtetasja J.E., është orientuar që të paraqitet tek Forumi i Gruas në Elbasan, si dhe është kontaktuar në datë 27.07.2022 me forumin e gruas e cila na deklaroi se shtetasja ishte paraqitur dhe ishte e qetë psikologjikisht dhe nuk ka shfaqur shqetësime për situatën e krijuar. Nga ana e Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet është marrë kontakt më datë 29.07.2022 në orën 12:30 me shtetasen J.E., e cila ka qenë e qetë dhe i ka shprehur se nuk ka patur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në Komisariat.

Po më datë 29.07.2022 është marrë kontakt dhe me shtetasin R.M., i cili po ashtu ka qenë i qetë në lidhje me situatën. Të dyja palët janë njoftuar nga ana jonë për seancën gjyqësore për tu paraqitur në lidhje me kërkesë padinë si dhe kanë nënshkruar të dyja palët Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit R. M. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

burri vret gruan ne elbasan ramis mici jetlira elezi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet