“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Platforma e re digjitale parashikon një sistem plotësisht web-based (të bazuar në web), duke ofruar një ndërfaqe të vetme për të gjitha operacionet financiare. Veçanërisht inovativ është integrimi i teknologjive moderne si automatizimi inteligjent dhe sistemet e avancuara të raportimit.
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, do të ndërtojë një sistem të dixhitalizuar qendror për administrimin e informacionit financiar. Ky zhvillim vjen si përgjigje ndaj sfidave që institucioni ka hasur në menaxhimin e të dhënave financiare dhe atyre operacionale.
Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përballet me një sërë problematikash serioze në administrimin e informacionit financiar. Mungesa e një sistemi të integruar ka shkaktuar dublikime të dhënash, gabime në regjistrime dhe varësi të lartë nga përdoruesi për menaxhimin e informacionit. Më shqetësuese është rreziku i humbjes së të dhënave financiare, në mungesë të një sistemi të digjitalizuar, qëndror.
Platforma e re digjitale parashikon një sistem plotësisht web-based (të bazuar në web), duke ofruar një ndërfaqe të vetme për të gjitha operacionet financiare. Veçanërisht inovativ është integrimi i teknologjive moderne si automatizimi inteligjent dhe sistemet e avancuara të raportimit.
Ky projekt synon të arrijë në standardizimin e mënyrës së të punuarit për rreth 100 institucione dhe departamente vartësie për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke i dhënë mundësinë e konsolidimit financiar dhe informacionit të qendërzuar.
Implementimi i këtij projekti përballet me sfida të konsiderueshme teknologjike. Integrimi i moduleve të ndryshme në një platformë të vetme kërkon një arkitekturë të sofistikuar softëare-i. Një sfidë tjetër madhore është migrimi i të dhënave historike në sistemin e ri, duke ruajtur integritetin dhe saktësinë e informacionit. Gjithashtu, siguria kibernetike përbën një aspekt kritik, duke kërkuar implementimin e protokolleve të avancuara të mbrojtjes së të dhënave.
Projekti parashikon implementimin e një sistemi të centralizuar sipas protokolleve më të mira të sigurisë; integrimin në kohë reale me sistemin qendror të fiskalizimit; zhvillimin e një motori të avancuar raportimi me dashboard-e interaktive; automatizimi i proceseve financiare përmes workflow-ve inteligjente; konsolidimi financiar të të gjitha njësive me mundësi dinamike të organizimit të tyre
Një risi tjetër do të jetë integrimi i sistemit të fiskalizimit online, në përputhje me kërkesat më të fundit ligjore. Përveç rritjes së sigurisë së të dhënave dhe efikasitetit operacional, sistemi do të lehtësojë proceset e vendimmarrjes. Automatizimi i proceseve do të çlirojë burime njerëzore, ndërsa raportimi i avancuar do të mundësojë analiza më të thella financiare.
Në përfundim të garës publike, projekti do të ndiqet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të realizohet nga kompania Communication Progress./ Monitor
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë TIRANA- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e saj dhe k...
Thoma Jano, Michel Tarran, Ilir Proda dhe Ilirjan Celibashi TIRANA- Policia e Shtetit ka nisur sot ciklin e trajnimeve në ambientet e Akadem...
Banorët FIER- Banorë të tre lagjeve të fshatit Varibop të Cakranit kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë. ...
Foto ilustruese VLORA- Pasditja e 4 tetorit mbërriti me një shi të rrëmbyer në qytetin e Vlorës. Ndërsa rrugët fill...
safet bajri TIRANË- Avokati i Safet Bajrit ka folur pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" p&...
safet bajri, behar bajri, asmer bilali TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" p&...
foto ilustruese TIRANË -Ka dyshime të forta që emisionet e pullës postare për vitin 2021 janë prodhuar jashtë standartit...
tym ne bashkine e tiranes TIRANË- Një tym i zi raportohet se po del nga tarraca e bashkisë së Tiranës që prej orëve t&eu...
vendngjarja KAMËZ- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz. Lidhur me ngjarjen policia...
Holta Zaçaj TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka mbajtur një konferencë për mediat ku ...