LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis trajnimi i specialistëve të Policisë së Shtetit! Proda: Do garantojnë mbarëvajtjen e procesit

Hapja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i cili ishte i pranishëm në këtë takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Michel Tarran, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Thoma Jano dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK, Klodian Braho.

24 Shkurt 2025, 14:39 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis trajnimi i specialistëve të Policisë
Thoma Jano, Michel Tarran, Ilir Proda dhe Ilirjan Celibashi

TIRANA- Policia e Shtetit ka nisur sot ciklin e trajnimeve në ambientet e Akademisë së Sigurisë për drejtuesit dhe specialistët e saj, të cilët do të angazhohen gjatë procesit zgjedhor. Hapja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i cili ishte i pranishëm në këtë takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Michel Tarran, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Thoma Jano dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK, Klodian Braho.

“Policia e Shtetit, falë punës dhe angazhimit për përmbushjen maksimale të detyrave funksionale gjatë procesit zgjedhor, synon jo vetëm ruajtjen e standardeve të arrira, por dhe përmirësimin e tyre. Arritja e këtyre standardeve në proceset e fundit dhe avancimi i tyre, na bën të barabartë me homologët europianë, edhe në këtë aspekt.

Gjithashtu, Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që çdo indicie, denoncim apo hetim për krime zgjedhore të trajtohet shpejt dhe me profesionalizëm, duke zbatuar me rigorozitet parashikimet ligjore. Secili punonjës policie, nga baza deri te drejtuesit më të lartë, krahas trajnimeve përkatëse, ka marrë porosi të qarta që përgjatë procesit zgjedhor të jetë i angazhuar për mbarëvajtjen e tij, me profesionalizëm, pa paragjykime dhe me dijeni të plotë për rolin asnjanës të uniformës së Policisë, e cila, në krah të kutisë së votimit, duhet të përfaqësojë vetëm një ngjyrë, atë të ligjit”, tha Proda.

Ndërkohë ambasadori Tarran se siguria dhe mjedisi paqësor gjatë zgjedhjeve janë të domosdoshme për të rritur besimin e zgjedhësve.

“Trajnimi i drejtuesve dhe specialistëve të Policisë së Shtetit, është një prej punëve kryesore që bën prezenca e OSBE-së, për rritjen e kapaciteteve gjatë secilit cikël zgjedhor. Integriteti, siguria dhe mjedisi paqësor janë të domosdoshme për të rritur besimin e zgjedhësve. Me punën tuaj ju bëni të mundur që zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe t’iu dëgjohet zëri. Ju nxis të përfitoni sa më shumë nga ky trajnim dhe ta zbatoni atë në praktikë”, tha Tarran.

Gjatë fjalës së tij Celibashi tha se Policia e Shtetit dhe KQZ  janë dy institucione që me kohë kanë një bashkëpunim të mirë nes njëri-tjetrit.

“Midis Policisë së Shtetit dhe KQZ-së është krijuar tashmë një traditë e shkëlqyer bashkëpunimi për zgjedhjet në Shqipëri. Përvoja e deritanishme e ka treguar se këto 2 institucione, së bashku, kanë prodhuar një rezultat shumë të mirë përsa iu përket standardeve të proceseve zgjedhore. Gjatë proceseve të fundit zgjedhore, Policia e Shtetit ka patur një qasje tërësisht profesionale, në raport me zgjedhjet, dhe ky nuk është një konstatim që vjen vetëm prej meje apo prej KQZ-së, por ky konstatim qendron kështu dhe për vëzhguesit vendas, për ato ndërkombëtarë, si dhe për humbësit e zgjedhjeve.

Policia e Shtetit është një organizatë që gëzon besimin e të gjitha palëve politike. Gjatë gjithë procesit zgjedhor, por veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve, do të duhet të ketë një vëmendje të shtuar për disa fenomene negative, si grumbullimi i personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit”, tha Celibashi.

ilir proda

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!