LIVE UPDATES
Aktualitet

Policët bliheshin me ‘qese’ parash nga trafikantët, zbërthehet dosja e emigrantëve nga Lindja e Mesme

Një biznes që lulëzonte prej vitesh dhe sillte miliona euro si të ardhura financiare.

26 Prill 2024, 21:53 Nga M.B
Policët bliheshin me ‘qese’ parash nga trafikantët,
Foto ilustruese

TIRANA- Dy javë më pare ju treguam përfshirjen e zyrtarëve të policisë së migracionit dhe kufirit në trafikun e emigrantëve nga vendet e lindjes së mesme. Një biznes që lulëzonte prej vitesh dhe sillte miliona euro si të ardhura financiare. Sigurisht, para që shkonin në xhepat e personave të përfshirë në këtë skemë trafikimi.

Piranjat me gazetarin Eraldo Harlicaj po investigonin prej muajsh në këtë skemë mashtrimi, ndërsa SPAK vendosi të ndërhynte duke arrestuar 26 persona, zyrtarë policorë dhe trafikantë. Por kush janë 26 personat e arrestuar nga SPAK, çfarë roli kanë dhe cilat janë provat që i kanë çuar pas hekurave? Detajet ekskluzive të dosjes dhe provat që fundosën të dyshuarit do të prezantohen sot për here të parë për publikun.

Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar në seancën e dates 10 prill 2024 caktoi masën e arrestit me burg për 21 persona, arrest në shtëpi për 4 persona dhe detyrim paraqitje dhe pezullimin e ushtrimit të detyrës dhe shërbimit publik për njërin prej tyre. Kjo është lista e plotë e personave të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, siç e përcakton dhe akuza zyrtare ndaj tyre.

Në masë sigurie me ‘arrest me burg’:

1 - Endri Seiti / Akuzat: Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

2- Luan Tafalla / Akuzat: Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

3- Endrit Ismailaj / Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

4- Arnol Shpata / Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

5- Xhuljeta Çopa -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

6- Artur Mata -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

7- Antonio Speçhio - Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

8 – Artan Sulaj -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

9- Luan Sulaj - Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

10 – Alok Mittra - Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

11- Shkëlzen Matmuja (Bokciu) - Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

12- Faik Matmuja -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

13- Bukurosh Muja -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

14- Altin Hasani - Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

15- Edmond Braho -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

16- Emmanuel Delphin Assako Ella -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

17-Lulzim Lami -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

18- Tomë Preka - Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

19 – Xhuljo Krasniqi -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

20 – Edmond Baklli - Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krimina.

21- Iglan Alliçi --Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Në masë sigurie ‘arrest në shtëpi’

22- Arben Domi – Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri.

23- Arjel Hoxha – Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

24- Orkid Pijaneci - Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri

25- Arba Hysenllari - Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Në masë sigurie ‘Detyrim paraqitje’ dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik’

 26- Ermal Hoxha - Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Këta janë 26 personat e përfshirë në këtë skemë kriminale, ku sigurisht vëmendja më e madhe bie drejt zyrtarëve të policisë. Por si funksiononte kjo skemë, e cila duhet theksuar se është vetëm linja e Bangladeshit. Ky aktivitet kriminal drejtohej prej të hetuarve Endri Seiti dhe Luan Tafallës, të cilët nëpërmjet agjencisë së punësimit ‘Intercontinental link shpk kishin krijuar lidhje me shoqëritë tregtare ‘Mags shoes’ të italianit Antonio Speçhio, ‘Gerem Konfeksione’ me administratore Xhuljeta Çopën, ’Konversimi Adriatik’ të Artur Matës.

Këta persona kanë kryer aplikimet për leje unike për punësim dhe më pas kanë kryer aplikimet për vizën për punësim për shtetasit që vijnë nga Bangladeshi. Në fakt, këto procedura kanë qenë krejtësisht fiktive, pasi qëllimi i tyre nuk ka qenë punësimi i këtyre shtetasve, por hyrja lirshëm në Shqipëri dhe më pas kalimi ilegal drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një skemë që ka funksionuar perfekt, pasi vetëm për një periudhë 6 mujore 2023-24, 253 shtetas nga Bangladeshi kanë kaluar ilegalisht kufirin shqiptar, kundrejt pagesave të majme për të shkuar drejt Europës. Po roli i drejtorisë së migracionit dhe kufirit kush ishte?

Dy personat kyç në dhënien e këtyre lejeve nga ana e drejtorisë së migracionit dhe kufirit ishin Altin Hasani, me detyrë specialist dhe Edmond Braho, specialist në drejtorinë e migracionit dhe kufirit. Altin Hasani kundrejt përfitimeve monetare dyshohet se ka ndihmuar dhe lehtësuar kalimin e të gjitha fazave dhe ka garantuar vizat për këto grupe kriminale, duke u bërë pjesë e tyre.

Po ashtu Edmond Braha ka ndihmuar duke kontrolluar ecurinë e punësimit, dhënien e lejeve të qëndrimit për personat e pajisur me vizë dhe nuk ka kryer raportimet përkatëse. Ai ishte lidhja kryesore e Altin Hasanit. Por a ka SPAK prova konkrete që vërtetojnë bashkëpunimin e zyrtarëve të policisë me Endri Seitin dhe Luan Tafallan, që dyshohen si ‘kokat’ e kësaj linje? Me datë 21 tetor të vitit 2023, Endri Seiti dhe Luan Tafalla, kanë takuar rreth orës 20:37 të mbrëmjes në një nga baret e kryeqytetit Edmond Brahen. Ata kanë biseduar rreth 40 minuta me njëri-tjetrin, pasi rreth orës 21:15, shtetasit Endrit Seiti dhe Tafalla largohen nga ambientet e lokalit. Më pas Braha takon Altin Hasanin.

Por si funksiononte në terren trafikimi i emigrantëve nga vendet e lindjes së mesme drejt Tiranës? Personat e huaj nga Bangladeshi udhëtonin nga Dubai dhe priteshin në Rinas nga emrat e përfshirë në këtë trafikim. Shoqëria ‘Mags shoes’ ka pritur rreth 40 shtetas të huaj në datat 30 gusht 2023, 1 shtator 2023, 7 shtator 2023, 8 shtator 2023 dhe 10 shtator 2023.

Këta persona janë pritur në Rinas nga personat nën hetim Luan Tafalla, Arnold Shpata dhe Endrit Ismailaj. Ata pavarësisht se nuk punojnë për ‘Mags shoes’ janë paraqitur si përfaqësues të kësaj kompanie. Në një nga rastet, personat e huaj kanë ardhur në aeroport më datë 30 gusht 2023, rreth orës 14:20. Ata janë pritur nga Arnol Shpata, ndërsa në ambientet e jashtme u fotografuan nga Luan Tafalla.

Një veprim për të konfirmuar suksesin e këtij operacioni ilegal. Pas albumit fotografik, personat e ardhur në mënyrë ilegale futen në fugonin e kompanisë ‘Sula Al Trans’ në pronësi të shtetasit Artan Sulaj. Mjeti ndalon fillimisht me të huajt në restorant ‘Sulaj’, pranë qendrës tregtare ‘City Park’. Emigrantët më pas qëndrojnë të fshehur për dy orë pas ambienteve të lokalit. Aty shfaqet dhe shtetasi nga Bangladeshi Alok Mittra. Me ardhjen e mbrëmjes, shfaqen makinat që marrin emigrantët dhe nisin rrugëtimin e tyre drejt Kukësit.

Nga hetimet është zbuluar se drejtuesit e këtyre makinave janë Bukurosh Muja, Shkëlzen Matmuja dhe Fatik Matmuja. Lëvizja e emigrantëve u bë me qëllim arritjen e kufirit të gjelbër të Kukësit. Shoqëruesit siguronin kalimin e emigrantëve në kufirin e gjelbër drejt Kosovës dhe më pas riktheheshin dhe në Shqipëri. E njëjta skemë është përdorur dhe në datat e tjera.

Por kur kishte sukses, patjetër që shifrat e parave duhet të ndaheshin dhe të gjithë personat e përfshirë të kishin përfitimet e tyre. Altin Hasani është treguar shumë i kujdesshëm që të mos takohej në vende të hapura me Endri Seitin dhe Luan Tafallan, por i ka pritur në shtëpinë e tij. Nga përgjimet ambientale të dates 26 shtator 2023, në zyrën ‘Intercontinental’ shpk, janë numëruar shuma parash. Luan Tafalla më pas me një qese kartoni ka hyrë në pallatin ku banon Altin Hasani për të lënë shumat e parave.

Tafalla dhe Seiti i drejtoheshin specialistit të të huajve me nofkën ‘miku jonë’. Pra, arsyeja se pse Altin Hasani është përfshirë në këtë veprimtari kriminale është një dhe e vetme, fitimi i shifrave të mëdha të parave. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas planit. Karaste kur punët nuk shkojnë mirë dhe personat e përfshirë në hetim kanë përplasje mes tyre se kush do të jetë personi që do të takojë Mondin, pra Edmond Brahon.

Biseda telefonike e datës 17 nëntor 2023 zhvillohet ndërmjet Endri Seitit dhe Arba Hysenllarit:

Endri: Të ikim te Mondi (Edmond Braha).

Arba: Nuk vij te Mondi unë.

Endri: Me një këmbë.

Arba: Hajde të të lëj atje dhe të iki unë.

Endri: Shko pyete ti, se mua nuk me lejohet të hyj brenda?

Arba: Pse nuk të lejohet ty? Ti je një përtac, një dh****, nuk takon asnjëlloj robi, shko takoje Mondin vet, ja ti shkruaj Mondit këtu.

Endri: Ça jam unë, ça jam.

Endri: E mori Lani (Luan Tafalla) dje, hajde te zyra tha.

Arba: Dh**** je.

Endri: Më kërkojnë lekë, ty nuk të kërkojë lekë.

Arba: Ë, të shkojë unë ë? Po jo mor zotëri të shkoj shkojë Lani, të shkojë Lani dhe ti.

Shkurt e qartë të gjitha elementet e hetimit të kësaj veprimtarie kriminale janë të dokumentuara nga A te Zh-ja. Shpresojmë që institucionet e drejtësisë këtë here të japin vendimet e duhura dhe të mos përsërisin gabimet e 2 viteve më pare kur Altin Hasani dhe shpura e tij u liruan, pavarësisht se kishin bërë të njëjtat shkelje./ Piranjat

emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet