LIVE UPDATES
Aktualitet

Polica bën bilancin e një jave: Kemi 4 megaoperacione, kapëm opium, kanabis e armë

Po ashtu në njoftim është përmendur edhe operacioni më policinë turke për kapjen e lëndëve narkotike si dhe të armëve.

16 Tetor 2022, 09:13 Nga I.A
Polica bën bilancin e një jave: Kemi 4 megaoperacione, kapëm
Policia

TIRANË- Policia ka bërë bilancin e një jave pune këtë të djelë. Në njoftimin për mediat shkruhet se në këtë javë, policia ka kryer 4 megaoperacione për zbardhjen e vrasjes së një 16-vjeçari në Kurbin në vitin 2015, kapjen e kanabisit, armëve si dhe të medikamenteve të kontrabanduara. Po ashtu në njoftim është përmendur edhe operacioni më policinë turke për kapjen e lëndëve narkotike si dhe të armëve. Këtë javë janë arrestuar 33 persona të shpallur në kërkim, ndërkohë që në pranga kanë rënë gjithashtu edhe 103 drejtues mjetesh.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Shtetit, në një javë! Të gjitha strukturat në terren, të angazhuara 24/7, me mjete të logjistikës bashkëkohore, për të parandaluar e goditur krimin dhe paligjshmëritë, si dhe për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura më parë. 4 megaoperacione policore të finalizuara gjatë kësaj jave nga DVP-të Lezhë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. -Finalizimi i megaoperacionit “Pritja”, pas një periudhe intensive hetimore, zbardh vrasjen e një 16-vjeçari, të ndodhur në Kurbin, në vitin 2015. -192.5 kg kanabis, 456 bimë kanabisi të sekuestruara, si dhe 26 shtetas të vënë në pranga, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, të zhvilluar në 5 faza. -Arsenal armësh, shuma të mëdha parash, 3.6 kg kanabis dhe bimë opiumi, të sekuestruara 2 shtetasve të arrestuar si rezultat i megaoperacionit “Dëshiran”. -1287 lloje të ndryshme medikamentesh të kontrabanduara, të gjetura në farmacinë dhe në banesën e 2 bashkëshortëve të arrestuar dhe të të sekuestruara në kuadër të megaoperacionit “Storage”.

Bashkëpunim intensiv me partnerët, për goditjen e krimeve ndërkombëtare, si dhe për kapjen e të kërkuarve ndërkombëtarisht. -Operacioni ndërkombëtar i përbashkët me policinë turke “Përtej kufijve”, finalizohet me sekuestrimin e armëve të zjarrit, sasive të drogave të ndryshme dhe bimëve narkotike. -Koordinimi i Policisë së Shtetit me agjencitë ligjzbatuese amerikane vë në pranga një shtetas indian, të shumëkërkuar nga SHBA-ja, për trafik narkotikësh. -Sekuestrohen në Tiranë, pasuri me vlerë 5 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, si dhe sekuestrohen në Fier, 18 380 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e narkotikëve. Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar 471 shtetas, nga këta: 168 janë arrestuar, 274 janë proceduar penalisht dhe 29 janë shpallur në kërkim.

Janë lokalizuar dhe kapur 33 shtetas në kërkim, nga të cilët 32 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar. Janë finalizuar në total 33 operacione dhe megaoperacione policore, për goditjen e paligjshmërive në fusha të ndryshme. Në fushën e narkotikëve janë realizuar një sërë goditjesh, operacionesh dhe megaoperacionesh policore në të gjithë vendin. Si rezultat i tyre janë sekuestruar rreth 206 kg kanabis, 456 bimë kanabisi, 75 bimë opiumi, doza kokaine/heroine dhe janë vënë në pranga 43 shtetas. Edhe në fushën e armëmbajtjes pa leje janë finalizuar operacione dhe megaoperacione policore. Janë sekuestruar 12 armë zjarri, 1 silenciator, krehra armësh, municion luftarak, 7 granata, 6 armë gjahu, 1 armë sportive e 3 thika, si dhe janë vënë në pranga 13 shtetas, si posedues të tyre. Gjithashtu, megaoperacione dhe operacione policore janë zhvilluar për goditjen e kontrabandës, në Tiranë dhe në Vlorë. 6 shtetas në pranga, 1287 lloje të ndryshme medikamentesh të kontrabanduara dhe 86 celularë të kontrabanduar, të sekuestruara në total.

Dhjetëra raste të vënies përmes celularëve të basteve sportive, të goditura në çdo qark të vendit. 23 shtetas të vënë në pranga për këtë veprimtari të kundërligjshme. Janë goditur dhe zbardhur nga DVP-të Tiranë, Durrës, Gjirokastër dhe Elbasan, një sërë vjedhjesh, autorët e dyshuar të tyre të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore, si dhe 18 videoprojektorë e sende të tjera të vjedhura, janë gjetur dhe janë sekuestruar. U vu në pranga, në kuadër të “Road Guard 44”, 30-vjeçari që transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit. Janë evidentuar dhe goditur gjithashtu, 26 raste të krimeve mjedisore dhe 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. •Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 743 leje drejtimi, nga të cilat: 614 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 98 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 31 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Përmes përdorimit të alkool-testuesve dhe si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 103 drejtues mjetesh, nga këta: 51 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 52 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. •Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 4 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike. Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor. •Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 8 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. •Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 3 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, 1 shtetas për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe 1 shtetas tjetër për “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në çdo qark të vendit, ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe për goditjen e paligjshmërive në tërësi. Bashkëpunim i përditshëm me oficerët e sigurisë, stafet pedagogjike dhe bordet e prindërve, për të parandaluar dhe trajtuar çdo problematikë që mund të shfaqet në shkolla dhe që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

policia e shtetit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet