10 Shtator 2023, 14:29
Nga r.ll
Foto ilustruese
POGRADEC- Një 30-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga, pasi u kap duke transportuar në mënyrë ilegale me një automjet tip fugon 29 emigrantë.
30-vjeçari po transportonte kundrejt pagesës shtetasit e huaj me qëllim kalimin e kufirit, në fshatin Kalivaç të Pogradecit, në momentin që u lokalizua nga policia. Sapo pa se po ndiqej nga policia, ai ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 20”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-F. Q., 30 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Shtetasi F. Q., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip furgon u gjetën 29 emigrantë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 30-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
korce emigrante
Aktualitet
10 Shtator 2023, 14:14
a.l
Pamje
VLORË- 'Dosja.al' siguron pamjet e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua 41-vjeçari Lea...
Aktualitet
10 Shtator 2023, 14:01
f.i
Edi Rama, Bajram Begaj, Igli Hasani dhe Olta Xhaçka
TIRANË- Shqipëria ka marrë drejtimin e Këshillit të Sigurimit në O...
Aktualitet
10 Shtator 2023, 14:00
a.l
Foto ilustruese
ERSEKË- Një aksident është regjistruar pak pas mesdite në Leskovik ku një makinë ka përplasur nj&eu...
Aktualitet
10 Shtator 2023, 13:37
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Analisti Andi Bushati në një postim të fundit në Facebook, ka "ironizuar" qeverinë në pusht...
Aktualitet
10 Shtator 2023, 12:26
r.ll
Pamje nga arrestimi
SHKODËR- Babë e bir në Shkodër kanë përfunduar në pranga pasi përshtatën një lokal p&...
Aktualitet
10 Shtator 2023, 12:12
f.i
foto ilustruese
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka liruar dy të arrestuarit e së enjtes si të dyshuar për “shpërd...
Aktualitet
10 Shtator 2023, 12:12
r.ll
Foto nga operacioni policor
HIMARË- Dy persona 30 dhe 26 vjeç janë vënë në pranga dhe një 33-vjeçar ësht&e...
Aktualitet
10 Shtator 2023, 11:26
r.ll
foto ilustruese
BERAT-Një zjarr i rënë në fshatin Galinë në Berat ka shkrumbuar një kasolle, e cila përdorej pë...
Aktualitet
10 Shtator 2023, 11:26
f.i
pamje nga kontrolli
DURRËS- Në fazën e dytë të operacinit 'Rezidenti' në Portin e Durrësit u kap në flagr...
Aktualitet
10 Shtator 2023, 10:50
f.i
VLORË- Policia ka hedhur dritë mbi hetimet e atentatit të Leartiad Lekaj (Kekaj) 41 vjeç.
Sipas burimeve mendohet se 3 perso...