LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po kërkon llogari”, dentisti i vë këllëf mbi infeksion pa bërë grafi, pacientja detyrohet të heqë dhëmballën

Denoncuesja tregon se këta dy dentistë i kanë shkaktuar dëm shëndetësor. Ajo kishte një dhëmballë për të mbushur dhe stomatologët në fjalë i sugjeruan vënien e një këllëfi zirkoni për këtë dhëmballë dhe dy të tjerë, me një vlerë 600 Euro gjithsej.

28 Shtator 2023, 23:00 Nga I.A
“Po kërkon llogari”, dentisti i vë këllëf mbi
Pacjentja

TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetare për klinikën dentare “Risus” në Tiranë dhe çiftin e stomatologëve Enerjeta dhe Julian Sulaj.

Denoncuesja tregon se këta dy dentistë i kanë shkaktuar dëm shëndetësor. Ajo kishte një dhëmballë për të mbushur dhe stomatologët në fjalë i sugjeruan vënien e një këllëfi zirkoni për këtë dhëmballë dhe dy të tjerë, me një vlerë 600 Euro gjithsej.

Kam një problem shëndetësor, bëhet fjalë për klinikën dentare Risus me dentist z.Julian Sulaj dhe asistente bashkëshorten e tij Enerjeta Sulaj. Jam paraqitur atje në datën 29 Maj 2023 me një dhëmballë të ndarë në dy pjesë, e cila ishte dhe e mbushur. Pas konsultës, të dy bashkëshortët më sugjeruan që kjo dhëmballë do të pastrohej dhe me anë të një vide që do e mbante dhëmballën bashkë, nuk ishte nevoja që të hiqej dhe kishte nevojë për këllëf zirkoni. Madje më sugjeruan që jo vetëm kjo dhëmballë, por edhe dy të tjera duhet të shpëtoheshin sa më parë me këllëf zirkoni. Pasi më thanë që kjo kushtonte 200 Euro këllëfi për një dhëmballë, ramë dakord që t’i bëjmë të treja. Po atë ditë filluam punë, nuk më kërkuan asnjë grafi dhe madje dhe mua m’u duk e çuditshme. Unë mendova se isha në duar të profesionistëve dhe duke mos e njohur mirë këtë fushë, rashë dakord. Filluam atë ditë dhe vazhduam deri në datë 2 Qershor. Të treja dhëmballët me këllëf zirkoni dhe pa asnjë plotësim formulari nga ana ime me të dhënat e mia shëndetësore dhe të tjera personale. Unë nuk kam plotësuar asnjë formular dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë në këtë klinikë. Pasi mbaroi trajtimi i të tre dhëmballëve, këmbëngula që të merrja një faturë sepse 50% të pagesës ma kompensonte puna dhe nuk e di nëse këtu dallohet emri i firmës sepse unë për vete nuk dalloj”, thotë denoncuesja.

Pas trajtimit, pacientes i nisi një dhimbje dhe dentisti i bëri grafi dhe konstatoi infeksion të përhapur. Por në fakt grafia duhet të ishte bërë që para nisjes së trajtimit të gojës.

“Javët e para nuk kisha probleme. Problemet filluan më pak se 2 muaj. Nga njëra nga dhëmballët kisha shumë dhimbje dhe telefonova stomatologun Julian Sulaj dhe e pyete se çfarë mund të kishte ndodhur në këtë rast. Pas kaq kohe më sugjeroi që të bëja një grafi. Grafinë e bëra më 13 Shtator 2023. Pasi e pa më tha që ka infeksion në rrënjë dhe duhet ta heqim. Sipas grafisë, kanalet nuk janë pastruar dhe rrënja ka qenë me infeksion që në fillim dhe kjo ka ndodhur me të 3 dhëmballët sepse kjo vihet re dhe te grafia e të gjithë gojës. Dhimbja vazhdon edhe te dy dhëmballët e tjera të cilat janë veshur me zirkon. Unë kam çuar asnjë grafi dhe mua nuk më është kërkuar asnjë grafi. Asistentja që është edhe bashkëshortja e tij, Enerjeta Sulaj, tha kjo është e pafalshme nga ana jonë që nuk të kërkuam një grafi dhe filluam të të trajtonim pa një grafi”, vijon denoncimi i qytetares.

Kur denoncuesja foli me dentistin, ai nuk e sqaroi e as i ktheu paratë, por i bëri bllok në telefon.

Fillimisht shkova te Juliaj Sulaj sepse ishte ai që më trajtoi dhëmballën dhe më pas u drejtova dhe te disa dentistë të tjerë të cilët i gjeta te lista e Urdhrit të Stomatologut në internet. Më thanë që ka qenë komplet gabim trajtimi nga e para, që më thanë ky është një keqtrajtim jo trajtim. Sepse dhëmballët, gjëja e parë që një dentist kërkon është në grafi. E para fare, bëhet pastrimi i kanaleve dhe i rrënjës. Sepse në qoftë se një dhëmballë ka infeksion ose probleme të tjera, nuk  mund t’i vendosësh sipër një këllëf zirkoni dhe ta izolosh komplet. Kjo i përkeqëson gjërat dhe sigurisht do fillojë procedura nga e para, çka unë do bëj tani. Prandaj kjo arriti deri në atë pikë që kur unë u paraqita te Julian Sulaj më tha që kjo hiqet me patjetër sepse ka infeksion. Hoqi këllëfin e zirkonit dhe kjo është si të shkatërrosh një pallat, shumë e fortë, e gjitha si procedurë, me 3 gjilpëra anestezi edhe e qepi. Pra unë këtë e quaj kirurgji dhe më dha një recetë me antibiotikë të cilën unë jam duke e marrë aktualisht. Dhimbja vazhdon tek të 3 dhëmbët, gjëndja ime normalisht e enjtur pas heqjes së dhëmballës. Dhimbja vazhdon, u përpoqa të kontaktoja me doktor Julian Sulaj, e pyeta atë çfarë dentistët e tjerë më pyetën mua, nëse kur më hoqi dhëmballën ai më vendosi mua lëng kockor, sepse kjo dhëmballë që u hoq do vendoset implant tani. Përgjigjia e tij ishte: “E shikoj që po kërkon llogari aty ku nuk të takon. Është hera e parë dhe e fundit që të sqaroj. Dhëmballën ku të është hequr të është vënë graft kockor me kolagjen dhe jo lëng frutash”. Unë kërkoj nga ata kostot e keqtrajtimit që unë të mund t’i trajtoj dhëmbët e mi nga e para”, shprehet denoncuesja.

Emisioni Stop u konsultua me një specialist të fushës, i cili sqaron se grafia është gjëja e parë që duhet bërë në çdo procedurë. Më pas, duhet të bëhej pastrimi deri në detaj i kanalit të dhëmbit, gjë që do të përfundonte me vendosjen e këllëfit të zirkonit. Tani qytetares i duhet trajtim nga fillimi.

“Si fillim pacientit i merret një konsent, a ka probleme shëndetësore apo jo dhe historiku nga i ka ardhur shqetësimi. Bëhet një grafi kontrolli fillimisht në gjendjen siç është fillestare. Në rastin konkret duhej bërë një trajtim duke shkuar deri në majën e apeksit mbushja. Ndërkohë këtu nuk është bërë, është vendosur një vidë për riforcim kurore duke qenë se më përpara mund të ketë qenë e destruktuar kurora. Pasi të bëhet kjo procedurë bëhet pastrimi kanalar komplet deri në fund ku duhet të shkojë mbushja deri te apeksi. Në këtë situatë është infeksion shumë i madh ku duhet të hiqet. Është hequr dhëmbi. Pas heqjes së dhëmbit bëhet rigjenerimi kockor nga vetë organizmi i njeriut në këtë rast. Pas 3-6 muaj mund të vendosi një implant dentar. Përsa i përket dhëmbit tjetër, pjesës së poshtme, duhet të shkonte mbushja deri në fund ku rrënja distale ka filluar të ketë problematikat e veta. Dhe i treti duhet të shikohet me anë të një 3D-je, pasi 2D-ja nuk e tregon mirë pjesën e rrënjës. Pacientja duhet të presi 3-6 muaj që të bëhet regjenerimi i kockës, pastaj mund të vendosë një implant dentar dhe është ok për pjesën e këtij dhëmbit. Kurse për pjesën e këtij dhëmbit këtu thjesht duhet hequr kurora e zirkonit, duhet bërë trajtimi kanalar deri në fund fare dhe është totalisht i shpëtueshëm ky si dhëmb, edhe mund të ripërdoret po kurora e njëjta e zirkonit që është përdorur më parë. Edhe kjo dhëmballë e sipërme mund të trajtohet komplet me anë të trajtimit kanalar”, sqaron specialisti.

Tani qytetares i duhet trajtim nga fillimi pasi të ketë kaluar periudha 3-6 mujore.

Marrë nga Tv Klan

julian sulaj risus

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet