Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në reagimin e saj, Universiteti i Tiranës, shkruan se ata po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore, përdorimin e gjuhës së tyre amtare.

TIRANË- Universiteti i Tiranës ka reaguar në lidhje me protestën e studenëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Në reagimin e saj, Universiteti i Tiranës, shkruan se ata po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore, përdorimin e gjuhës së tyre amtare.
Reagimi i plotë:
“Universiteti i Tiranës shpreh mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore: përdorimin e gjuhës së tyre amtare në proceset arsimore dhe profesionale.
E drejta për t’u arsimuar dhe për t’u vlerësuar në gjuhën amtare nuk është privilegj, por një standard i njohur ndërkombëtarisht dhe një element thelbësor i barazisë reale në shoqëri shumëgjuhëshe. Kur studentët ndjekin studimet e tyre në një gjuhë të caktuar, është e drejtë legjitime që edhe vlerësimi përfundimtar profesional të bëhet në të njëjtën gjuhë.
Kërkesa e studentëve shqiptarë për të zhvilluar provimet shtetërore në gjuhën shqipe përfaqëson një aspiratë të drejtë për barazi, dinjitet dhe mosdiskriminim. Mosrespektimi i këtij parimi rrezikon të krijojë pengesa të panevojshme në zhvillimin profesional të tyre dhe të cenojë besimin në institucionet shtetërore.
Universiteti i Tiranës mbështet çdo përpjekje që synon forcimin e të drejtave gjuhësore dhe garantimin e standardeve të barabarta në arsim dhe në jetën publike. Ne inkurajojmë institucionet përkatëse që, në frymën e ligjit dhe të bashkëjetesës demokratike, të gjejnë zgjidhje të drejta dhe gjithëpërfshirëse. Respektimi i diversitetit gjuhësor nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe vlerë që pasuron shoqërinë dhe forcon kohezionin social në rrugën e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian! Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Artan HOXHA”, thuhet në reagim./Dosja.al
Pamjet FUSHË ARRËZ- Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midë...
Protesta SHKUP- Studentët shqiptarë janë mbledhur sot në Shkup për një protestë madhështore në mbrojtje të...
Rritja e shpejtë e klinikave dentare në vend, e nxitur edhe nga kërkesa në rritje për turizëm dentar, po shoqërohet me nj&e...
Së fundi, çmimet e naftës në Kosovë kanë shënuar rritje të vazhdueshme, duke arritur deri në rreth 1.8 euro p&e...
AUSTRI- Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Austri, ku burri me origjinë nga Kosova ka vrar&...
LEZHË- Pas shpërthimit të fuqishëm që ka tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e djeshme, në lagjen Besëlidhja...
Foto ilustruese MEMALIAJ- Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot rreth orës 00:10 në Memaliaj, në banesën e kryetarit t&...
PERU- Një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare u shkatërrua nga DIRANDRO (Antidroga peruane). Mediat peruane shkruajnë...
Foto ilustruese MEMALIAJ- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Memalia...
foto nga vengjarja LEZHË- Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi i ndodhur gjatë natës së shkuar në Le...