LIVE UPDATES
Aktualitet

Plani për vrasjen e ish policit që plagosi biznesmenin, Behar Bajri-Pëllumb Gjokës: E do sakat apo të vdekur?! Këta e kanë më lehtë ta vrasin

Musabelliu, në 2017 për shkak të një sherri për fëmijët, i kishte futur një plumb në këmbë, Pëllumb Gjokës, duke i ulur reputacionin dhe plagosur lehtë. Me ligj Gjoka e kishte falur, por me kanun jo. Madje dyshohet se i ka çuar fjalë se ishin në gjak me të.

4 Gusht 2023, 12:23 Nga k.m.
Plani për vrasjen e ish policit që plagosi biznesmenin, Behar
Kleant Musabelliu dhe Pëllumb Gjoka

Vrasja e Kleant Musabelliut ish-punonjësit të Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve duhej të kryhej, dhe për këtë ishte vendosur një afat. Deri në 1 shtator 2020, vrasja duhej të ishte realizuar, dhe se ajo do behej qoftë dhe për opinion dhe reputacion. Paralelisht me përgatitjen e vrasjes së Gjin Boriçit, në ditët e para të Gushtit 2020, grupi përgatitej për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë. Vrasjen e kërkonte Pëllumb Gjoka, ndërsa atë do e kryente Ervis Martinaj dhe Behar Bajri. Ky i fundit në datën 8 gusht kishte organizuar vrasjen e Gjin Boriçit dhe më tej do vrisnin dhe një person tjetër në Tiranë të quajtur "Manuel". Edhe ekzekutimi i Manuelit do realizohej për llogari të Martinaj, ku shkëmbimi do ishte 1 me dy viktima.

Musabelliu, në 2017 për shkak të një sherri për fëmijët, i kishte futur një plumb në këmbë, Pëllumb Gjokës, duke i ulur reputacionin dhe plagosur lehtë. Me ligj Gjoka e kishte falur, por me kanun jo. Madje dyshohet se i ka çuar fjalë se ishin në gjak me të.

Musabelliu u akuzua për kanosje me armë dhe plagosje të lehtë me dashje. Por për shkak të faljes ligjore që bëri Gjoka, ish-punonjësi i burgjeve, përfitoi dhe çështja penale kundër tij u pushua. Musabelliu qëndroi në burg vetëm gjatë kohës së paraburgimit.

Por pas daljes nga burgu, Gjoka vijoi ta përndjekë me qëllim vrasjen e tij në shenjë hakmarrje, dhe për këtë punë ai kishte ngarkuar Behar Bajrin, Ervis Martinaj dhe Klaodor Hakaj. Klaodor Hakaj, është njeriu që ka survejuar hap pas hapi objektivin dhe në kohë reale, ka njoftuar Pëllumb Gjokën. Sipas dosjes në 3 gusht 2020 ora 09:53 Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si shtetasi Klaodor Haka.

Klaodori i shkruan, A4321YD "...të takoj sot, një pallat larg meje, e pash rastësisht se isha me të shtëpisë, e ndjeka dhe shkoj tek një banke. E kam ndjek gjithkund, është tek një bankë tani. Ky merr rrogë. është akoma tek bankomati duke prit radhën. Ai është, se kam 15 minuta duke e ndjek, po s'mund ti afrohem afër se kam shumë duke e ndjek. Klaodori i dërgon Pëllumbit disa foto të një personi i cili ka karakteristika fizike të ngjashme me shtetasin Kleant Musabelliu. Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klaodor Haka.

Klaodori i shkruan, se "...harrova me të thënë atë ditë, "qera e vdekjes" i kishte ra krejt, por do i q****t motra atij kurve. Është zbukuru, i ka ra nuri i vdekjes. I ka çu zoti ferrë në der të shtëpisë, hahaha..."

Vrasësit dyshohet se i kishte sjellë nga jashtë Behar Bajri. Në një bisedë mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, Behari i shkruan duke e pyetur nëse, e don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thash të të pyes një herë.

Pellumbi përgjigjet që, të vdekur vëlla. Behari i shkruan, se këta më kollaj e kanë të vdekur. Pëllumbi i përgjigjet, edhe unë ashtu e dua.

Ndërsa ky i fundit e porosit Pëllumb Gjokën që të ekspozohet shpesh nëpër vende ku ka kamera, me qëllim ti përdorë më pas si argument nëse lindin dyshime mbi të.

Sipas dosjes franceze të siguruar nga "Ora News", në datën 10 gusht 2020 në orën 20:29 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e CSFFC8 i identifikuar si Klaodor Haka.

Klaodor i shkruan që takova ato njerëzit në Tiranë, i çova tek shtëpia e atij, ja tregova cdo gja, hyrje-dalje, rrugën që bën i dhash dhe foto dhe skicën. Ato u dukën kamikaz për këtë punë, foli me siguri dmth ik pa merak vlla e ke të kryme. Ishalla po e kryjm tha për dy dit ose një javë. U futa me makinë të tyre andej. Tash fol me Visin se ja kam dhënë foto atyne unë, ccdo gjë ja kam detaju. Ka një favor se aty hyn dhe aty del, s'ka rrugë tjetër. Oraret nga cila orë mund të dali, deri në ccfarë ore. Foli me siguri, po tha Visi tha, i q***t motra e ke në tokë. Gjushin me motorr, ishte bashkë me një tjetër që e njoh unë, është shumë i mirë për motor.

Në orën 20:47 Klaodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e NP8LS4 i identifikuar si Ervis Martinaj. Klaodor e pyet, nëse e takove shokun? Në vazhdimësi Klaodori i tregon që e takova, e çova tek shtëpia, ja tregova rrugën, oraret kur lëviz, ja dhash dhe foton se kush është, çdo gjë e ka të qartë. Tani lidhu vetë ti me të se më tha që skam fol me "V". Ja dhash te gjitha infot, se vetëm një opsion, nga hyn dhe del në një vend, e ka skicën e bërë. Se e ka direkt në rrugë dhe e ka mbarë aty. Gjithsesi po erdhe ti më shkruaj, natën.

Në orën 22:10 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i shkruan ...shpejt kryhet puna, fola me të... Më datë 11 gusht 2020 në orën 14:43 shtetasi Edmond Preka duke përdorur GSKC24 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klaodor Haka.

Ky i fundit i shprehet që mbrëmë u takova me do njerëz se kisha pak punë andej nga lagja ime. Më datë 12.08.2020 në orën 11.46 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka.

Behari i shprehet duke i thënë, "...o vëlla afati është deri me 1 shtator mund ti shkoj atij, është punë orësh, punë ditësh. Këtë muaj rri nëpër kamera.

Pellumbi e pyt se, "...kur e mendon ditën dhe Behari i tregon që unë me atë jam marrë, i thash si e kena lënë dhe më tha që nuk e kap data 1 shtator dhe e kam pre dorën me të. Dhe pastaj kam me ja kry atë kurvën tjetër, dy për një. Ai që iku dhe ky "Manueli" duhet me ja kry meqë ta kryn këtë.

Pëllumbi i shkruan, ...ok vëlla....

Behari i shkruan, që fleje mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis. Pëllumbi i shkruan që, shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai.

Behari i shkruan që, nuk është punë borxhi, kët e kryn dhe atë herë ja kryj unë atë, ashtu e kena lënë sepse bëra muhabet edhe kur ika me taku Benin dhe më tha që do të ndihmoj, se duhet ma e kryj atë kurv në Tiranë. Tash po presim mu kry. Se më ka kap inati dhe mua për të, për opinion duhet me ik ai.

Pëllumbi i shkruan që, po po ai duhet me ik.

Më datë 13 gusht 2020 ora 01:15 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka.

Behari i shkruan që, ...para datës 1 është e kryme puna jote, Pellumbi i përgjigjet, ok vëlla.

Në orën 15:24 Klaodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka dhe Klaodori i shprehet që, krejt mirë është situata, çështje ditësh, plus, minus me orë të numëruara është.

Në orën 20:59 Klaodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Klaodori i kërkon Pellumbit që, ti dërgoj fotot që i ka pas dhënë këtu në "Sky". Është mirë puna vetëm më duhej noj foto se i kam pas heq atë ditë në Shkodër. I dua për "Kapedanin" se donte me i pa, se unë i kam pas fshi.Kan has njerëzit pa merak.

Kishte qef "Kapedani" me i pa, po unë i kam pas fshi, që tek puna e Shkodrës, prandaj ti lypa ty. Është çdo gjë në rregull kan has dhe njerëzit në të, nuk ngatërrohet ky se është i vecantë me njerëzit e normal. Eshtë çdo gjë e detajuar, informacioni 10, çdo lëvizje, çdo rrugë, oraret të gjitha. E shikoj me orë të numëruara, shpejt do ham darkën.

Në orën 21:27 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Behari i shkruan që, deri ditën e diel mos hajde në Tiranë sepse do kryhet, të hënën mundesh me ardh.

Pëllumbi i përgjigjet që, këtu kam nejt në kamera.

Behari i shkruan duke e pyetur nëse, e don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thash të të pyes një herë. Pellumbi përgjigjet që, të vdekur vëlla. Behari i shkruan, se këta më kollaj e kanë të vdekur. Pëllumbi i përgjigjet, edhe unë ashtu e dua./OraNews

kleant musabelliu pëllumb gjoka arrestohet pellumb gjoka

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale