LIVE UPDATES
Aktualitet

Plani për eliminimin e krahut të djathtë të Inez Hajrulla dhe vrasje në Lezhë, zbardhen bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal

Por nga zbardhja e bisedave të kryera në numrin gjerman të telefonit që Amarildo mbante dhe komunikimeve që ai kishte me Leonardin, ky i fundit është i interesuar për të kryer edhe një vrasje në Lezhë. Por këtë vrasje ai donte ta bënte pasi të mbyllte punë me ‘Sakatin’ dhe ‘Qorrin’ në Vlorë.

13 Mars 2024, 20:47 Nga r.ll
Plani për eliminimin e krahut të djathtë të Inez Hajrulla
grupi kriminal

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrulla, i konsideruar si një nga krerët e një grupi kriminal në Vlorë.

Pjesë nga dokumentari:

Po kështu u vërtetua edhe thënia e Amarildo Nikollit, që Leonard Luzi e donte të vdekur Ervis Matodashaj, apo njohur ndryshe si ‘Qorri’, pasi ky i fundit del se është i përfshirë në plagosjen e vëllait të tyre, 10 vite më parë dhe se ishte mirë që vrasjen e tij ta bënte pa e mbuluar fytyrën, pasi ai ruhej edhe më shumë se vetë ‘Sakati’, në këtë rast Inez Hajrulla. “Po kështu rezulton se më datë 22 Mars 2013, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Erigert Zejno, i datëlindjes 1989, lindur në Vlorë, i cili mbeti i plagosur rëndë në mjetin e tij tip ‘Focus’. Në lidhje me këtë ngjarje në atë kohë u bë arrestimi i tri shtetasve të shpallur në kërkim, midis tyre edhe Ervis Matodashaj. Më pas çështja rezulton se është pushuar. Çka përputhet me deklarimin e dhënë nga Amarildo Nikolli se vrasja e Matodashaj do të bëhej, për hakmarrje, pasi Erigert Zejno rezulton se ka qenë i plagosur dhe njëri nga autorët është Ervis Matodashaj. Leonardi e kishte porositur Amarildon që vrasjen e ‘Qorrit’ ta bënte pa mbuluar fytyrën, kjo për arsye se ai fshihej më shumë dhe ishte i pakapshëm. Dhe atë të ‘Sakatit’ i maskuar me kapele. pasi ky i fundit lëvizte më shumë”, thuhet në dosje.

Po kështu u vërtetua edhe njohja në burgun e Pratos në Itali, midis Amarildo Nikollit dhe Leonard Luzit, që figuronin se kishin ndarë të njëjtin korridor burgu. Ndërsa Nardi, i kërkonte nëpërmjet mesazheve Amarildo Nikollit, të mbulonte tatuazhet që i dukeshin në duar dhe krah. “Më datë 1 tetor 2023, Zyra e Interforza në Itali kthen përgjigje se Amarildo Xhanej dhe Leonard Luzi, kanë qenë në të njëjtin institucion vuajte dënimi, atë të Pratos, në periudhën kohore 2015-2018. Po kështu Amarildo thotë se është këshilluar nga Leonardi që të veshë këmishë me mëngë të gjata, pasi ai kishte tatuazhe në nënkrah, parakrah dhe në pjesën e sipërme të pëllëmbës së dorës. Fakt ky që përputhet edhe nga këqyrja e pjesëve të jashtme të Amarildo Nikollit”, thuhet në dosje.

Por nga zbardhja e bisedave të kryera në numrin gjerman të telefonit që Amarildo mbante dhe komunikimeve që ai kishte me Leonardin, ky i fundit është i interesuar për të kryer edhe një vrasje në Lezhë. Por këtë vrasje ai donte ta bënte pasi të mbyllte punë me ‘Sakatin’ dhe ‘Qorrin’ në Vlorë. Gjë që nuk e bë e mundur, kësisoj edhe vrasja në Lezhë, mbeti vetëm në tentativë. “Pasi Amarildo Nikolli të kryente vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, atë duhet ta merrnin me motorr ose makinë ‘Fshatari’. Një person që Nikolli tregoi se ai i kishte thënë që kishte bërë edhe një ngjarje tjetër, ku kishte plagosur një person. Ku në komunikimet në aplikacionin ‘Signal’, ‘Daku’ apo ‘Daku 1,2,3’, i identifikuar si Leonard Luzi (Zejno), i shkruan Amarildos se në muajin Tetor kishte marrë porosi për të kryer një vrasje në qytetin e Lezhës. Ku ai do të merrte pjesë vetë, dhe ku shuma edhe këtë herë do të ishte 200-250 000 euro. Dhe porosinë e kishte bërë sërish personi nga Dubai që kishte konflikte me drogën me ‘viktimën’ e tij.

Por pa shkuar te Lezha, qëllimi ishte fillimisht të mbaronin punën me ‘Qorrin’ dhe ‘Sakatin’ në Vlorë. Por jo vetëm kaq, por të shpartallonin të gjithë grupin e tyre.

Dhe për këtë Leonardi i jep një sihariq Amarildos, ku edhe i tregon planin dhe se çfarë do të ndodhë në muajin shtator, pasi të kenë larë duart me Inez Hajrullan dhe Ervis Matodashajn. “Në një nga mesazhet Nardi i shkruan Amarildos ‘në fund të shtatorit do bëjmë atë të madhen’. Amarildo thotë se kjo bisedë ka të bëjë ngjarjen që do të ndodhte në Vlorë, pra pasi të realizohej vrasja e ‘Qorrit” dhe ‘Sakatit’ do të gjenin në lokal grupin që kishte mbetur dhe do t’i vrisnin të gjithë. Ku më datë 7 Gusht 2023, ‘Daku’ i shkruan Amarildos për ‘Sakatin’ ‘Në p… të robve të shkoj’”, dëshmon ai. 

Edhe pse u kërkuan të merren në pyetje lidhur me motivet përse ishin në kërkim për t’u eliminuar, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, rezulton se fill pas planit për t’u vrarë, janë larguar nga Shqipëria, gjë që u vërtetua edhe nga sistemi ‘TIMS’. Njëri është larguar nga porti detar i Sarandës dhe tjetri nga pika kufitare e Hanit të Hotit, në veri të vendit. Por ndërsa Amarildo Nikolli nuk mundi ta identifikojë dot personin me nofkën ‘Fshatari’, këtë gjë e bëri policia. Ky person rezultoi të jetë Muharrem Koroveshi, Alias Muharem Ismaili apo Muharem Myftaraj, banues edhe ky në Vlorë, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, në muajin shtator të vitit 2024, në kuadër të operacionit policor ‘Trekëndëshi’.

Njohja e Amarildo Nikollit me Erion Zejnon, i njohur me nofkën Bjondi u vërtetua edhe nga pamjet filmike të një lokali, ku ata kishin qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Vlorë.

“Nga pamjet filmike të dokumentuara më datë 7 Gusht 2023, në një lokal në Lungo Mare, rezulton se nga këqyrja del se në këtë datë në këtë lokal shfaqet shtetasi Amarildo Nikolli, i cili shkon në një tavolinë ku ndodhen dy persona të tjerë. Më datë 7 Gusht 2023, nga kamerat në lagjen ‘Uji i ftohtë’, konstatohet një automjet tip ‘Toyota Yaris’ që futet në parkingun nëntokësor. Nga ku dalin dy personat qe shfaqen me shtetasin Amarildo Nikolli. Nga ku del se pronar i këtij mjeti është Erjon Zejno, i njohur si ‘Bjondi’. Po nga hetimet rezulton se financuesi i vrasjeve në Vlorë, që banon në Dubai dhe ka banesë në Shëngjin/Lezhë nuk është bërë i mundur të identifikohet”, thuhet në dosje.

Dëshmitë e Amarildo Nikollit, u konfirmuan edhe nga thëniet e bashkëshortes së tij, e cila pohoi se “Bjondi” dhe “Fshatari” vinin e takonin shpesh Amarildon dhe mbanin pistoletë me vete. Ndërsa në komunikime Amarildo Nikolli mban emërtimin ‘Djalli’. “Leonard Luzi ‘Daku 123’, porosit Amarildo Nikollin ‘Djallin’ që të blejë këmishë të madhe dhe të lëvizë me motor elektrik. ‘Edhe me at me vedi’, ia kthen ‘Djalli’ duke nënkuptuar pistoletën. ‘Djalli’ thotë se personat janë terrorizuar sepse i kishte parë sot. Më datë 4 Gusht 2023, ‘Djalli’ i shkruan ‘Dakut 123’ ‘a të vishem dhe të shoh atë motër…ndokund’, thuhet në dosje.

Por në bisedat në vazhdim kuptohet që Leonard Luzi ka njohje të mira brenda policisë. Të cilët kërkon ti përdorë për t’u bërë kontroll, personave që ata kanë në plan për të vrarë.

“‘Djalli’shkruan: ‘Duhet të thërrasim ata të zitë (nënkupton policinë) për t’u bërë kontroll dhe duhet një person për të mbajtur çantën. ‘Daku 123’ i shkruan: Të pyes kushon. Në një moment ‘Daku 123’ e pyet ‘Djallin’ se çfarë po bën, dhe ai i thotë ‘me telefona në dorë’. ‘Avash, avash’, – i thotë ‘Daku 123’. ‘Djalli’ e pyet ‘Dakun 123’ ‘a keni ndonjë plan këndej? Ke ndonjë ide se këta janë tremb të gjithë, janë fut atje ku ndodhi me ‘Fshatarin’. Që objekti i atentatit janë dy vetë, kjo duket edhe në komunikimin e datës 5 gusht 2023, ku ‘Djalli’ e pyet ‘Dakun 123’. Kë? Apo atë tjetrin? ‘Daku 123’ i përgjigjet, një duhet se s’bën, shpejt aty e keni? ‘Do e bëj, – i përgjigjet ‘Djalli’.

 Por në këto bideda në mënyrë të pashpjeguar del edhe emri i një personazhi të rëndësishëm të krimit në qytetin e Shkodrës.

“Midis këtyre personave duket se ka pasur një dërgim foto nga ‘Djalli’ tek ‘Daku 123’ ku ky i fundit i thotë ‘Ky ishte ai që thoshte në Shkodër’. Dhe më pas është mesazhi ‘Dorian’. Dyshohet se ky emër është ai i personit Dorian Duli. Por nuk kuptohet përse nuk është përmendur ky emër. ‘Daku 123’ dhe ‘Djalli’, flasin për një punë tjetër. Dyshohet në Shëngjin ku edhe po shkoi keq jepen 15, por duhet të marrin lekët fillimisht. ‘Do flasim bashkë për ta kry’, duket se i thotë ‘Djalli’, ‘Dakut 123’. Më datë 7 Gusht 2023, ‘Daku 123’, interesohet se çfarë bëhet andej dhe a ka ndonjë lëvizje. ‘Djalli’ i shkruan se nuk ka lëvizje dhe ngre dyshimet se mos kanë lëvizur. Po ai ‘Sakati’ aty është?, – pyet ‘Daku 123’. ‘Djalli’ i shkruan: ‘Se shoh kun, as e kam pa kun, se po e pamë i q…motra’”, thuhet në dosje.

Por siç tashmë dihet Inez Hajrulla dhe miku i tij Ervis Matodashaj, ia hodhën paq edhe këtë herë. Ndoshta të ndihmuar edhe ata nga ndonjë informator, që i ka mbajtur në kontakt në lidhje me lëvizjet e dyshimta në qytetin e Vlorës, që kishin ardhur për t’i vizituar. Atentat që për ‘Sakatin’ do të ishte i treti në radhë, pas atij ku mbeti i plagosur rëndë në vitin 2017, ku u dëmtua në gjymtyrë dhe atij të vitit 2019, ku u qëllua gjatë kohës që po pinte kafe në një lokalet në Lungomare.

Por a është kjo e vetmja ngjarje kriminale për të cilën Amarildo Nikolli ka zbërthyer? Apo në vazhdim do mësojmë nga goja e tij edhe për ngjarje të tjera të rënda që kanë ndodhur së fundmi në Shqipëri…

Marrë nga Balkan Web.

inez hajrulla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet