Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka theksuar se Prokuroria e Tiranës duhet që të rishikojë vendimin.
TIRANË- Partia Demokratike ka kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të cilësuar dhunën e shkaktuar nga fisi Rraja si plagosje të lehtë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka theksuar se Prokuroria e Tiranës duhet që të rishikojë vendimin. Po ashtu Noka ka shtuar e, thyerja e kockave të kafkës si dhe e parakrahur nuk janë plagosje e lehtë, por e rëndë.
Deklarata e Plotë:
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për bandën e ish- deputetit të Ramës, Rrahman Rraja, që ushtroi dhunë intensive dhe gjakatare ndaj Bilbil dhe Jashar Majës. Akuza e prokurorëve është ‘ plagosje e lehtë’ dhe ‘kanosje’. Në asnjë teori apo literaturë të kriminalistikës, dhuna e ushtruar ndaj Majave nuk mund të përkufizohet si ‘plagosje e lehtë’. Prokuroria flak nga akuza shkopinjtë e bejsbollit, të cilët në asnjë manual, hiq rastin kur përdoren në rolin e tyre fillestar, për të luajtur bejsboll, nuk mund të konsiderohen si mjete të dhunës së lehtë. Thyerja e dy kockave të kafkës dhe parakrahut, vlerësohet plagosje e lehtë nga Prokuria dhe kjo është tallje cinike me viktimat. Eshtë mbrojtje e hapur e kriminelëve.
Edhe te termi ‘kanosje’, Prokurorisë i merret goja dhe këmbët. A e kanë parë prokurorët të paktën një anëtar të Rrajave që i rri me pistoletë te koka kushërinjve të gjakosur dhe përdhosur Maja?! Një pistoletë e drejtuar, jo në kushtet e vetëmbrojtjes, por të agresionit është kërcënim për jetë, jo kanosje. Partia Demokratike e konsideron një turp për prokurorinë akuzën e ngritur, e dënon me neveri dhe kërkon rishikimin e saj. Edhe pse presioni i qeverisë, i të fortëve të fisit apo shoqërisë së Rrajave, ka qenë i pranishëm, prokurorët janë të dënuar të japin drejtësi sidomos në raste të tilla kur ceshtjet, para se të shkojnë te organi i akuzës, kanë kaluar nga gjykata e opinionit publik.
Prokuroria ka dalë haptas kundër asaj që të gjithë shqiptarët kanë parë. Prokuroria ka parë atë që Edi Rama dhe Rrajat kanë dashur që ata të shohin. Në cdo rast tjetër mbetet që Prokuria “kur ka parë paranë, ters e ka vërtitur sherianë”. Akuza e holluar me ujin e zi të korruptimit moral e shpirtëtor është sinjal se Rrajat plagosin rëndë dhe dënohen lehtë. Se ata gëzojnë sërish mbrojtje, të cilën do ta përdorin për kërcënime, krime dhe dhunë në zone; si kur banorët nuk pajtohen me shkeljet e tyre, apo kur ata nuk duan të votojnë partinë e zemrës së Rrajave, atë Socialiste. Prokuroria ka minuar besimin e publikut për drejtësi dhe u ka thënë Majave dhe qytetarëve të tjerë se, jo të gjithë janë të barabartë para ligjit.
QSUT TIRANË- Prindërit e foshnjes 9-ditëshe që humbi jetën në QSUT, pas një ndërhyrje në zemër kan&e...
Foto Ilustruese KORÇË- Një 64-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Korçë. Mësohet se i moshuari ...
Foto Ilustruese FUSHË KRUJË- Një magazinë ka marrë flakë ditën e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet ...
Brian dhe Roland Xhaxho TIRANË- Një protestë do të mbahet ditën e neserme, për vdekjen e 30-vjeçarit në Tira...
Pamje nga automjeti i sekuestruar SELANIK-Një 31-vjeçar shqiptar Juxhin Lumani është vendosur në pranga nga policia greke e Kos...
Foto ilustruese PEQIN-Një 38-vjeçar është proceduar penalisht në Peqin, pasi dyshohet se hidhte dhe digjte pranë një ...
Brian Spahiu TIRANË- Detaje të reaj janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jet&eum...
Foto nga sherri TIRANË- Anëtarë të fisit Rraja rrahën brutalisht dy kushurinjtë. Pjesëtarët e fisit Rraja dhunuan B...
Shpend Hakili ANGLI-Shpend Hakili është burgosur për gjashtë vjet e gjysmë pasi sulmit ndaj një bashkëtdhetari t&eu...
Fran Tuci TIRANË-Fran Tuci ish Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka marrë dënimin ditën e sotme për akuz&e...