LIVE UPDATES
Aktualitet

Plagosja në Korçë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, vihen në pranga pesë persona! Pas plagosjes së 28-vjeçarit, 4 persona dhunuan me gushte autorin

Bëhet me dije se në pranga është vënë autori i ngjarjes i cili ka mbetur i dëmtuar gjatë konfliktit dhe katër persona të tjerë. Sipas policisë katër personat e tjerë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë për të ndihmuar 28-vjeçarin dhe kanë dhunuar autorin e ngjarjes.

16 Gusht 2025, 09:16 Nga E. D
Plagosja në Korçë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, vihen
pamje nga vendngjarja

KORÇË- Policia ka zbardhur dinamikën e plagosjes së 28-vjeçarit Ari Kodra, të ndodhur dje, në fshatin Mollaj, nga një 41-vjeçar. Bëhet me dije se në pranga është vënë autori i ngjarjes i cili ka mbetur i dëmtuar gjatë konfliktit dhe katër persona të tjerë. Sipas policisë katër personat e tjerë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë për të ndihmuar 28-vjeçarin dhe kanë dhunuar autorin e ngjarjes Aleks Qiqi. 

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjeti prerës (thikë), 1 aparat celular dhe pamjet filmike. 41-vjeçari, Aleks Qiqi aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Korçë/ Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, u zbardh dinamika e plagosjes së 28-vjeçarit, të ndodhur dje, në fshatin Mollaj, nga një 41-vjeçar. Vihet në pranga 41-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, i cili ka mbetur i dëmtuar gjatë konfliktit. Ai ka marrë dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vihen në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë për të ndihmuar 28-vjeçarin dhe kanë dhunuar autorin e ngjarjes. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, të ndodhur më datë 15.08.2025, në fshatin Mollaj, Korçë.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit të marrë, se në fshatin Mollaj kishte pasur një konflikt për motive të dobëta, ku kishte mbetur i dëmtuar një 28-vjeçar me mjet prerës (thikë), i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 41-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes, konkretisht shtetasin:

A. Q., 41 vjeç, banues në fshatin Mollaj, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, bazuar dhe në pamjet filmike, u bë zbardhja e plotë e ngjarjes, ku u vendosën në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, I. D., 45 vjeç, Th. P., 47 vjeç, Dh. K., 47 vjeç, dhe B. S., 33 vjeç, banues në fshatin Mollaj, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë menjëherë pasi 41-vjeçari plagosi shtetasin A. K., duke e goditur me grushta autorin e plagosjes dhe duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës dhe të trupit. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjeti prerës (thikë), 1 aparat celular dhe pamjet filmike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e korces

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Gusht 2025, 07:11

Punë verore, e ardhme e pasigurt

TIRANË- Punësimi sezonal po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në Shqipëri, sidomos në sektorin e turizmit, du...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës