LIVE UPDATES
Aktualitet

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje zbulon përmasat reale të emigracionit/ Si ka ndryshuar numri i votuesve nga '92

Pjesëmarrja në këto votime ishte rreth 34.7%, më e ulëta historike, me përjashtim të vitit 2019, kur zgjedhjet u bojkotuan nga opozita dhe si rrjedhojë shumë persona nuk iu drejtuan kutive të votimit.

15 Maj 2023, 07:22 Nga m.s
Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje zbulon përmasat reale të
votimi elektronik

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e fundit vendore mund të shpjegohet me dy elementë:

-Së pari, ose shqiptarët janë të zhgënjyer me politikën dhe nuk u drejtohen kutive të votimit, duke protestuar në heshtje.

-Së dyti, dhe që në fakt ka më shumë të ngjarë, kanë mbetur shumë pak votues, për shkak të emigracionit të lartë, sidomos tek të rinjtë.

Sipas të dhënave paraprake nga kryetari i Komisionit Qendrore tê Zgjedhjeve (KQZ), Ilirian Celibashi, gjatê një konderence për shtyp, pjesëmarrja në këto votime ishte rreth 34.7%, më e ulëta historike, me përjashtim të vitit 2019, kur zgjedhjet u bojkotuan nga opozita dhe si rrjedhojë shumë persona nuk iu drejtuan kutive të votimit.

Nga 3.65 milionë shtetas shqiptarë, që kishin të drejtë vote, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, nëse kjo përqindje do të jetë përfundimtare, vlerësohet se në zgjedhjet vendore kanë votuar vetëm rreth 1.26 milionë persona, sërish numri më i ulët historik, me përjashtim të 2019-s. (shiko grafikun: Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore)

Në zgjedhjet e përgjitshme 2021 votuan gjithsej 1.66 milionë persona, ndërsa në ato lokale 2015 rreth 1.61 milionë perona.

Vetëm pak vite më pas janë rreth 400 mijë votues më pak, shifër që përkon dhe me të dhënat indirekte për emigracionin e lartë të viteve të fundit, sipas lejeve të qëndrimit që janë dhënë nga shtetet e Bashkimit Europian për shtetasit shqiptarë dhe rritjen e numrit të kërkesave për azil.

Rekordi i numrit të votuesve u arrit në vitin 2013

Numri më i lartë i votuesve është arritur në zgjedhjet e përgjitshme të vitit 2013, me 1.75 milionë votues, me një përqindje pjesëmarrjeje prej 53.5% (shiko grafikun: Pjesëmarrja në zgjdhjet e përgjithshme).

Ky është dhe rekordi i pas viteve ’90 për numër votuesish, si për zgjedhjet e përgjithshme, ashtu dhe ato lokale. Ndërsa si përqindje ndaj totalit të votuesve, rekordin e mbajne vitet 1992 dhe 1996, me përkatësisht 90% dhe 80% të votuesve.

Në fillim të viteve 90, ndonëse popullsia ishte më e lartë sesa sot, numri i votuesve ishte më i ulët, për shkak të moshës së re. Psh, në vitin 1990, kishte të drejtë vote 62% e popullsisë banuese, ose 2 milionë persona, që ishin mbi 18 vjeç, sipas të dhënave të divizionit të popullsisë të Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2021, kishte të drejtë vote 80% e popullsisë banuese në vend, ose 2.3 milionë persona, që ishin mbi 18 vjeç.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në vitin 2023, numri i personave që kishin të drejtë vote arriti rekordin e pas viteve ’90, me 3.65 milionë persona.

Por, siç tregon dhe grafiku “Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore” numri i personave me të drejtë vote në raport me votuesit realë ka një korrelacion negativ, për shkak se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në moshë votuese janë jashtë vendit.

Diferenca është theksuar ndjeshëm në 2023, me 2.4 milionë persona mes numrit të personave që kanë të drejtë vote dhe atyre që votuan realisht, nga 1.4-1.7 milionë, që ishte në periudhën 2000-2015, duke treguar thellim të emigraconit, në raport me 8 vite më parë.

Marrë nga Monitor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet