LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Sherri mes kushërinjve për pronat në Has, dy pronarë për një tokë

Personi që kërkon t’i kthehet prona dhe bën këtë denoncim quhet Shefqet Geca dhe është nga Hasi. Tokën bujqësore që pretendon sipas tij e ka të trashëguar nga paraardhësit. 

22 Dhjetor 2023, 22:08 Nga I.A
VIDEO/ Sherri mes kushërinjve për pronat në Has, dy pronarë
Shefqet Geca

 ‘Kjo është toka ime prej 300 vjetësh. E kam tokë të gjyshit, të babës, e tani e kam unë. Këta kanë pushtuar tokën time . Kërkoj që toka të më kthehet në gjendjen e mëparshme’.

Personi që kërkon t’i kthehet prona dhe bën këtë denoncim quhet Shefqet Geca dhe është nga Hasi. Tokën bujqësore që pretendon sipas tij e ka të trashëguar nga paraardhësit.  Tokën që pretendon se është e tija me ligjin 7501, shprehet se ia kanë zaptuar dy kushërinjtë. 

‘Kjo është toka ime, me ligjin e 7501. Ma kanë marrë dy persona me mbiemrin tim Hasan Geca e Eduard Geca’. 

Edhe këta të fundit, të pajisur me certifikatë pronësie. Pra, për ta kuptuar më qartë: të njëjtës tokë i kanë dalë dy pronarë. Dhe të dyja palët këmbëngulin se kanë dokumente pronësie. 

Po në rastin e denoncuesit, certifikata nuk vlen. Sipas tij, këta persona ia kanë tjetërsuar pronën nëpërmjet letrave të falsifikuara, sepse pretendon se e kanë kërcënuar me armë, sa herë që është afruar pranë tokës.  

Konflikti brenda fisit Geca nisi në momentin kur Shefqeti vendosi të pajiset me certifikatën e pronësisë për tokës bujqësore, që deri në atë kohë e kishte në përdorim. 

‘Kam ardhur për t’i bërë letrat me tapi tokën. Kam shkuar te kadastra për të gjetur dokumentet, nuk i kam gjetur aty. Për fat të mirë kam një palë dokumente në dorë.  Këto nuk ndodhen aty. Po s’i more aty, mua nuk ma kalon kush token’. 

I ndodhur përballë këtij absurditeti dhe pa ditur asgjë për fatin e dokumenteve të truallit të tij denoncuesi, ai ngre një akuzë të drejtpërdrejtë, kundrejt palës tjetër dhe institucioneve përkatëse. 

‘Ky ka paguar institucionet këtu me lekë, më ka zhdukur dokumentet. Këto dokumente i kam të mijat, i përkasin kësaj toke’. 

Për të kuptuar nëse pretendimet e këtij zotërie qëndrojnë, i drejtohemi zyrës së Hipotekës, në qytetin e Hasit. ‘Pjesa e dokumenteve që ky pretendon këtu nuk është. Këto kanë qenë para se të isha unë këtu. Kur kam ardhur unë këtu nuk i kam gjetur. Ky është konflikti që kanë mes kushëririt të vet edhe tij, sepse kjo pjesa 2 dynym e ca, këtë pjesë nuk e kam’.  

Shkojmë drejt tokës dhe atje takohemi me rojën e tokës së pretenduar nga denoncuesi ynë. Mes palëve lind menjëherë një konflikt i fortë për pronësinë e tokës.  

Piranja Kamila Xhakaj mundohet të qetësojë situatën, por duket e pamundur pasi djali i rojës ndërhyn duke tentuar të thyejë kamerën. Për t’i vendosur vulën kësaj historie mendon kundërshtari i Shefqetit, Eduardi, që në telefonatë thotë se toka është e tij. 

‘Toka është e imja, nuk ke punë ti aty. Shefqeti e di mjaft mire, se di pse e bën. Dilni nga aty’, thotë ai ndër të tjera. 

Pas kësaj përballje, duket se problematika mes dy kushërinjve për token nuk do të zgjidhet, pavarësisht ndërhyrjes sonë. Aq më tepër që në lojë janë dhe institucionet.

Marrë nga Syri.net

shefqet geca hasan geca eduard geca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet