LIVE UPDATES
Aktualitet

“Peshkaqenët e fajdeve”/ Llogaritë e hapura të djemve të ish-prefektit dhe kërcënimet nga fajdexhinjtë

Gjatë përgjimit telefonik, doli qartë se edhe Endri Mustafa, u jepte shumë të konsiderueshme parash me përqindje, personave të ndryshëm. Ku në çdo përgjim të tij, del edhe kanosja edhe ai u bënte qytetarëve, në momentin kur këta të fundit e ishin të pamundur për të kthyer shumën e parave të marra. Po kështu gjatë këtyre përgjimeve, u faktua edhe sekuestrimi i pasurive, që ai u kishte bërë këtyre personave, pasi nuk kishin kthyer në kohë paratë e marra hua.

5 Tetor 2022, 23:24 Nga DOSJA
“Peshkaqenët e fajdeve”/ Llogaritë e hapura të djemve
Elton Radovani

NË SHËNJESTËR

Një tjetër shtetas që rezultoi se jepte para me fajde, do të ishte, Endri Mustafa. Nipi nga nëna, i Burhan Aliaj. Edhe ky, me llogari të hapura me familjen Radovani. Sipas dosjes hetimore, më datë 25 Janar 2019, ky shtetas ishte takuar në ambientet e fabrikës së tij, me Paulin Radovanin. Bisedë, që thuhet se ishte zhvilluar me tone të larta. Debati midis tyre kishte lindur pas parave që djemtë e ish-prefektit të Shkodrës, i kishin marrë me fajde, Endri Mustafës. Gjatë përgjimit telefonik, doli qartë se edhe Endri Mustafa, u jepte shumë të konsiderueshme parash me përqindje, personave të ndryshëm. Ku në çdo përgjim të tij, del edhe kanosja edhe ai u bënte qytetarëve, në momentin kur këta të fundit e ishin të pamundur për të kthyer shumën e parave të marra. Po kështu gjatë këtyre përgjimeve, u faktua edhe sekuestrimi i pasurive, që ai u kishte bërë këtyre personave, pasi nuk kishin kthyer në kohë paratë e marra hua.

Dosja Hetimore

“Nga hetimet e kryera rezulton se Endri Mustafa, në disa raste, dhënien e shumave me fajde e ka formalizuar me lidhjen e kontratave noteriale të huas. Siç është kontrata e identifikuar me shtetasin Xh.H., te noterja L. H., më datë 24 Shkurt 2017, ku i jep këtij shtetasi shumën prej 12 500 euro cash në formën e huadhënies pa interes. Gjatë kontrollit në banesën e Endri Mustafës, u gjet vetëm nëna e tij, Fahrie Aliaj. Motra e të dyshuarit tjetër, Burhan Aliaj. Gjatë kontrollit të kësaj banese u gjet dhe u sekuestrua shuma prej 2 400 dollarë, akte dhe dokumente të cilat provonin përfshirjen e tij në skemën e fajdeve. Nga informacionet dhe të dhënat e marra në institucione të ndryshme rezulton se Endri Mustafa nuk ka të regjistruara pasuri të paluajtshme. Ndërkohë që nëna e tij Fahrie Aliaj rezulton pronare e disa pasurive të paluajtshme, apartamenteve, njësive, objekteve informale të legalizuara të ndodhura në qytetin e Shkodrës dhe në Pulaj, plazh Velipojë. Endri Mustafa nuk rezulton të ketë ushtruar ndonjë veprimtari tregtare apo të jetë regjistruar në organet tatimore me aktivitet tatimor. Gjithashtu nuk rezulton që ky shtetas apo familjarë të tij të jenë të punësuar në ndonjë institucion shtetëror apo privat dhe nuk rezulton ndonjë e ardhur e ligjshme, veçanërisht që të justifikojë pasurinë e cila rezulton në favor të familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme.Endri Mustafa ka kryer transaksione dhe depozita nga bankat e nivelit të dytë shuma të konsiderueshme të cilat i ka justifikuar si të ardhura nga emigracioni”.

Por Paulin Radovani dhe djemtë e tij, rezultonin se nuk kishin llogari të hapura vetëm me Burhan Aliajn dhe Endri Mustafa. Një tjetër kreditor i zi, që u kërkonte paratë e dhëna me fajde, ishte edhe Endri Lezha.

Dosja Hetimore

“Gjatë përgjimit të bisedës audio dhe video ka rezultuar se shtetasi Endri Lezha është vetë prezantuar si Edi Lezha dhe i thotë Paulinit se dy djemtë e tij, në fillim Berti, dhe pastaj Toni, i kanë marrë 43 000 euro. Ai i thotë Paulin Radovanit, se në fillim i ka pasur lekët me interes 5 % dhe më pas 10%, dhe kanë qenë pagesa mujore.
Në vëzhgimin e datës 1 Shkurt 2019, konstatohen sërish Endri Lezha dhe Adri Bala që vijnë në ambientet e fabrikës dhe diskutojnë me Paulinin për lekët që u kanë borxh. Gjatë një takimi tjetër ata i kishin treguar fotografi të makinës së Eltonit që e kishin bërë në aeroportin e Podgoricës, duke i kërkuar që ta merrnin ata këtë automjet, por Paulini nuk kishte pranuar”.

Do të ishin këto denoncime që çuan në ndalimin e 12 personave si edhe sekuestrimin e shumave të mëdha të parave. Ndërsa Paulin Radovanit iu vendos në dispozicion një eskortë për ta mbrojtur nga keqbërësit, që kishin mundur tashmë të futeshin thellë edhe në membranën e institucioneve të drejtësisë dhe të policisë, duke rekrutuar nga aty zyrtarë të niveleve deri të larta.

Nga hetimet rezultoi se si pasojë e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm të dhënies së parave me fajde, u vërtetua se personat që jepnin hua kundrejt interesit të lartë, kishin përvetësuar disa pasuri të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasuri të paluajtshme si toka, apartamente dhe dyqane. Prona për të cilat, pronësia kishte kaluar në emër të të dyshuarve. Por kur ndërkohë kanë kaluar tri vite nga hapja e këtyre hetimeve, i vetmi i dënuar është Burhan Aliaj, ndërsa për vëllezërit Radovani, çështja është pezulluar për mungesë të tyre.

Ndërkohë që për Endri Mustafën, çështja u pushua për shkak të ndarjes së tij nga jeta, si pasojë e ekzekutimit që iu krye më 17 maj 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër. Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, fenomeni i dhënies së parave me fajde është intensifikuar edhe më shumë gjatë pesë viteve të fundit. Madje, ky fenomen duket se ka marr hov edhe më shumë, pas mbylljes së lojërave të fatit, të cilat kanë rritur edhe më shumë impaktin e parave të paligjshme që qarkullojnë jashtë tregut bankar.

Zef Preçi, ekspert ekonomie

“Në çdo qytet të madh të vendit janë 2-3 fajdexhi, pra të njohur që jetojnë me këtë biznes. Ndonjë prej tyre ka qenë edhe viktimë e grabitjes, rrëmbimit apo tjera si këto. Një kategori tjetër që janë personat me rekorde kriminale në vendet e BE-së apo në Shqipëri preferojnë të mos kenë emër, preferojnë të mos bëjnë asnjë shkresë në të cilat del emri i tyre, por i skllavërojnë bizneset, midis tyre dhe biznese të ndershme përmes dhënies së një shume parash, vjeljesh në vazhdimësi të interesave apo kthimit me këste pavarësisht performancës që ka biznesi”.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, këto para mund t’i shikojmë tani edhe në rrokaqiejt që po fshijnë qiellin e Tiranës.

Zef Preçi, ekspert ekonomie

“Përmasat e këtij fenomeni i mungojnë të dhënat, por është krejtësisht e qartë që në pesë vitet e fundit ne kemi volumin më të madh të parave që qarkullojnë jashtë kanaleve dhe një pjesë e këtij qarkullimi përveç që është investuar në lojërat e fatit për sa kohë ishin aktive edhe tani po, por janë të jashtëligjshme tashmë, në sektorin e ndërtimit, në disa kontrata koncesionare, miniera, hidrocentrale etj..Ndoshta edhe në segmente të caktuara të infrastrukturës publike të dhëna me koncesion nga qeveria. 3-4 vitet e fundit është evidente investimi i tyre në kulla dhe janë një numër raportesh që konfirmojnë që kompanitë e ndërtimit që operojnë kryesisht në Tiranë apo në zonat bregdetare, pjesa më e madhe e tyre nuk kanë të shkuar, nuk kanë përvojë, nuk kanë eksperiencë të mëparshme në sektorin e ndërtimit, por janë investitorë dhe pastaj flasin në emër të personave të tretë”.

Por sipas ekspertit të financave, Artan Gjergji, ata që sot janë më të rrezikshmit, njihen si peshkaqenët e fajdeve.
Një lloj specie grabitqare, gjithmonë e më shumë në shumim në Shqipëri, që me anë të dhënies të parave me hua kundrejt interesave të larta, të papërballueshme për kreditorët, po u zhvatin bizneset këtyre të fundit.

Madje, tanimë duke u futur edhe aksionerë në bizneset e pengjeve të tyre. Ndërkohë që sipas të dhënave të siguruara nga dhoma noteriale, duket se në 6-mujorin e parë të vitit 2022, ka një rritje të ndjeshme të kontratave të huapërdorjes.
Ku nëse në 6 mujorin e parë të vitit 2021, kishim 3794 kontrata të tilla, në 6 mujorin e parë të vitit 2022, kemi 3926 të tilla. Ndërsa duket, për të njëjtat periudha kohore, ka një rënie të kontratave të huave bankare. Ndërkohë që janë rritur kontratat e huave të zakonshme.

Artan Gjergji, Financier

“Kemi një farë profilizimi të tregut informal të kredidhënies, nga thjesht kredidhënës, tashmë kanë kaluar në versionin investitorë. Janë kthyer tamam në ‘sharks’ peshkaqenë të cilët gjurmojnë për projekte investimi interesante, japin kredi me norma interesi shumë të larta, kuptohet kanë garanci grupet kriminale që i mbrojnë dhe kur ju jeni të paaftë të paguani ju marrin dhe biznesin dhe ju largojnë plotësisht nga biznesi”.

Marrë nga Balkanweb

elton radovani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet