LIVE UPDATES
Aktualitet

Përvjetori i vdekjes së Ernest Koliqit/ Shkrimtari që hapi 200 shkolla shqipe në Kosovë dhe bashkëpunëtor i fashizmit

I përgatitur me njohuritë më të përparuara të kohës, u kthye menjëherë në Shqipëri ku, dy vjet me pas, së bashku me Atë Anton Harapin dhe Nush Topallin, themeloi gazetën "Ora e Maleve". Bashkëpunoi me revistat më të rëndësishme të kohës, e themeloi njërën ndër revistat më interesante të letërsisë shqipe “Shkëndija” të Tiranës. 

15 Janar 2023, 12:41 Nga I.A
Përvjetori i vdekjes së Ernest Koliqit/ Shkrimtari që hapi 200
Ernest Koliqi

TIRANË- Më 15 janar kujtojmë përvjetorin e 47 të vdekjes së Ernest Koliqit. Poet, prozator, dramaturg e studiues i madh i letërsisë shqipe, minister.  I përgatitur me njohuritë më të përparuara të kohës, u kthye menjëherë në Shqipëri ku, dy vjet me pas, së bashku me Atë Anton Harapin dhe Nush Topallin, themeloi gazetën "Ora e Maleve". Bashkëpunoi me revistat më të rëndësishme të kohës, e themeloi njërën ndër revistat më interesante të letërsisë shqipe “Shkëndija” të Tiranës. 

Në vitin 1924 mori pjesë në shoqërinë patriotike "Bashkimi", themeluar nga Avni Rustemi. Për t'i shpëtuar forcave zogiste, emigroi pesë vjet në Jugosllavi. U rikthye në Shqipëri më 1929 dhe filloi punën si mësues në Vlorë e në Shkodër. Më 1937 u diplomua në universitetin e Padovës me tezën "Epika popullore shqiptare". Më 1939 u emërua ministër i arsimit. Mblodhi në kabinetin e tij studiuesit dhe shkrimtarët më të spikatur, me të cilët zhvilloi një veprimtari mjaft të dendur. Më 1944 u largua në Itali, ku u emërua drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare, krijuar më 1957 nga vetë Koliqi, në vend të katedrës së gjuhës shqipe pranë Universitetit ‘La Sapienza’ të Romës. Pra nga viti 1939 qe profesor Ordinar i Gjuhës e letërsisë shqipe pikërisht pranë këtij Universiteti romak.

I nderuar nga e gjithë bashkësia shqiptare në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij, prof. Ernest Koliqi klasiku i fundit i brezit letrar të viteve '30, mbylli sytë përgjithmonë, si sot, më 15 janar 1975, në shtëpinë e tij të thjeshtë, në Fiano Romano (afër Romës), i dënuar të rrinte larg Shqipërisë me akuzën si bashkëpunëtor i fashizmit. U varros në Romë. Vdiq me dëshirën e zjarrtë, të paplotësuar, të kthehej rishtas në Shkodër, të dëgjonte prapë kambanat e Kishave, të shkelte përsëri në pragun e shtëpisë së moçme të Koliqëve në lagjen Gjuhadol. Të gjitha këto dëshira i shprehu me frymëzim të jashtëzakonshëm në poezinë "Bijës sime", botuar në ‘Shêjzat’, që tingëllon si Testament poetik.

Krahas ndihmesës së tij në fushën e publicistikës e të arsimit, prof. Ernest Koliqi njihet si prozator, poet, përkthyes, kritik, studiues i letërsisë. Revista “Shêjzat”, rreth së cilës mblodhi emrat më të shquar të diasporës, mbetet një monument i vërtetë i publicistikës shqipe

Një jetë tejet e begatë me ngjarje e vepra, treguar me pak data:

Ernest Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903.
1921 - Perfundoi shkollën e mesme në Bergamo e në Milano, Itali, dhe u kthye në Shqipëri, ku dy vjet me pas, së bashku me Atë Anton Harapin dhe Nush Topallin, themeloi gazetën "Ora e Maleve".
1924 - Hyri në Shoqërine patriotike "Bashkimi", krijuar nga Avni Rustemi. Për shkak te lidhjeve të reja politike, u detyrua të emigrojë pesë vjet në Jugosllavi, për t'i shpëtuar forcave zogiste, pas revolucionit të dështuar te Nolit.
1929-36 – U kthye në Shqipëri. Punoi si mësues në Vlorë e në Shkodër. Në një sërë botimesh periodike dhe veprash, Koliqi bëhet i njohur si shkrimtar i talentuar i letërsisë shqiptare.
1937 – U diplomua në Universitetin e Padovës me tezën "Epika popullore shqiptare".
1939-41 – U emërua ministër i arsimit gjatë pushtimit fashist.
1944 – U largua në Itali, i dënuar nga qeveria e re komuniste, si bashkëpunëtor i fashizmit.
1957 – U emërua drejtues i Institutit te Studimeve shqiptare, të posakrijuar në këtë vit, si pasues i katedrës se Gjuhës Shqipe në Universitetin e Romës. Në këtë vit, nisi të botohet edhe revista letrare e Koliqit "Shejzat" në gjuhen shqipe.
Më 15 janar 1975 vdiq në shtëpinë e tij romake, në Balduina, i nderuar nga e gjithë bashkësia shqiptare ne mërgim, por i mohuar nga vendi i tij.

Vjershat e para i botoi në gjuhën italiane, në të përjavshmen studentore"Noi giovani", në Bergamo; gjatë mërgimit në Jugosllavi, botoi poemthin "Kushtrimi i Skanderbeut" me përmbajtje patriotike. Më pas "Hija e maleve" e "Tregtar flamujsh", kryevepra të tij e të novelës në gjuhën shqipe. Me vlerë të madhe janë edhe përkthimet: "Poetët e mëdhaj të Italisë".
Vijoi botimet duke nxjerrë në dritë më 1959 "Kangjellat e Rilindjes"; më 1960 romanin "Shija e bukës së mbrume", ku ndjehet fuqimisht dashuria e mërgimtarit për tokën e vet. Në poezi Koliqi na la edhe vëllimin "Gjurmë stinësh" (1933), "Symfonia e shqipeve", e "Pasqyrat e Narçizit", me shtatë poemtha në prozë.

Sot njihet si një ndër prozatorët më të mëdhenj. Mjaftojnë dy përmbledhjet me tregime "Hija e maleve" (Zarë, 1929) dhe "Tregtarë flamujsh" (Tiranë 1935) që Koliqi të zerë kryet e vendit në prozë, bashkë me Mitrush Kutelin: njëri mjeshtër i madh i traditës së kallëximit verior, tjetri, i rrëfimit jugor. Në tregimet e tij rijeton Shkodra, tashmë e harruar, me zakonet e gjuhën e saj plot ngjyra ylberi. Sipas mendimit kritik, Konica cilësohet "nismëtar i prozës moderne shqipe", ndërsa Koliqi, "themelues i prozës moderne shqipe". 

Ernest Koliqi vazhdoi traditën e të mëdhenjve të shkollës letrare të Shkodrës, pasi u ushqye me kulturën poetike klasike dhe moderne e asimiloi kulturën poetike arbëreshe.  I dëbuar nga Atdheu, i marrë nëpër gojë për pikëpamjet e tij politike, i mohuar deri si artist, i djegur nga malli për t’u rikthyer fizikisht në Atdhe, vijon të presë në varrezën romake ‘Prima Porta’, nën një rrasë mermeri të kuq, i rrethuar nga njerëz të huaj, i mbuluar me dhe të huaj, nën një qiell të huaj - rikthimin në Atdhe - ndërsa vepra e tij nuk u largua kurrë prej Shqipnie e, sidomos, prej Shkodre.....

ernest koliqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet