25 Maj 2022, 10:49
Nga DOSJA
Albert Dervishaj
TIRANË- Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj ka bërë bilancin e personave që janë plagosur si pasojë e përplasjeve të tifozëve. Në një deklaratë për mediat, Dervishaj tha se në total janë plagosur 19 efektivë policie, një prej të cilëve është qëlluar me thikë. Të tjerët kanë marrë dëme nga goditje me sende të forta. Dervishaj shtoi më tej se gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe 10 tifozë, 5 shqiptarë, 3 italianë dhe 2 holandezë. Dervishaj përmend dhe episodin e ndodhur tek rruga “Mustafa Matohiti” e njohur ndryshe si ‘Rruga e Salës’ pasi banon kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ku huliganët goditën efektivët.
“Policia e Shtetit informon opinionin publik se gjatë mbrëmjes së datës 24 maj 2022, në disa zona të kryeqytetit, ka patur cenime të rendit publik midis grupeve të tifozëve që kanë ardhur për të mbështetur ekipet e tyre në Finalen e UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës dhe Feyenoordit. Sikurse kemi bërë me dije vazhdimisht këto ditë, në disa dalje publike të drejtuesve të Policisë së Shtetit, përsa i përket sigurisë, Policia ka marrë masa të plota jo vetëm për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, por edhe për të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen në vendin tonë, duke filluar nga Pikat e Kalimit Kufitar, në rrugëkalimet e ekipeve, të sportdashësve të tyre apo edhe për garantimin e rendit publik për qytetarët e tjerë në Tiranë, të cilët nuk kanë lidhje me këtë aktivitet sportiv etj., si dhe për garantimin e rendit e sigurisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjatë mbrëmjes së djeshme, fillimisht një grup tifozësh të njërës nga skuadrat finaliste, kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania”, me qëllim për të tentuar një përplasje me një grup tifozësh të skuadrës tjetër finaliste. Shërbimet e Policisë së Rendit Publik kanë tentuar të ndalojnë grupin e tifozëve të skuadrës Feyenoord, në rrugën “Mustafa Matohiti”, por ata në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë, me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta. Një grup tjetër i tifozëve të skuadrës së Romës kanë lëvizur në drejtim të urës pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe më pas edhe në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ku edhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë, duke përdorur gurë, shishe e shkopinj. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave finaliste, janë plagosur 19 punonjës të Policisë së Shtetit në krye të detyrës, njëri prej të cilëve është plagosur me armë të ftohtë (thikë), të cilëve u është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore, si dhe janë dëmtuar edhe katër automjete shërbimi të Policisë së Shtetit. Përsa më sipër, në qendrat spitalore, gjatës natës së shkuar janë drejtuar për ndihmë mjekësore 10 shtetas, nga të cilët 5 shtetas shqiptarë, 3 italianë dhe 2 holandezë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar. Shërbimet e Policisë së Shtetit, në zbatim të kompetencave ligjore dhe bazuar në procedurat standarde të punës, fillimisht u kanë bërë thirrje grupimeve të tifozëve për të ndërprerë prishjen e rendit publik, përdorimin e dhunës dhe goditjen e punonjësve të Policisë të cilët kanë qenë në detyrë, duke i paralajmëruar se do të zbatohej ligji. Në raport me sjelljen dhe kundërveprimin e grupimeve të tifozëve nga strukturat e Policisë së Shtetit, është ndërhyrë në mënyrë të përshkallëzuar dhe proporcionale, duke bërë të mundur shpërndarjen e tyre,”- tha Dervishaj.
Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar. Nata e kaluar ishte nën terrorin e sulmeve të tifozëve në Tiranë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.
(F.m.dosja.al)
Aktualitet
25 Maj 2022, 10:45
Ambasada e SHBA
TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet n...
Aktualitet
25 Maj 2022, 10:16
Porti i Durrësit
DURRËS- Policia e Durrësit ka krijuar një kordon sigurie që në hyrje të qytetit. Siç shihet edhe...
Aktualitet
25 Maj 2022, 10:15
Tifoze
TIRANË- 30 persona morën mjekim mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në mesin e tyre ishin edhe 20 efektivë, të cil...
Aktualitet
25 Maj 2022, 10:07
Makine
KOSOVË- Dy makina BMW X6, njëra e zezë dhe tjetra e bardhë, të cilat po hynin në Kosovë nga Shqipëria jan&eu...
Aktualitet
25 Maj 2022, 10:05
TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje prokurorive që të hetojnë trafikimin e qenieve njerëzore. Gjatë forumit...
Aktualitet
25 Maj 2022, 09:50
Princ Leka
TIRANË- Përleshjet në rrugët e kryeqytetit kanë shqetësuar Princ Lekën. Përmes një statusi të ...
Aktualitet
25 Maj 2022, 09:48
Tifozët
DURRËS- Të tjerë tifozë të Romës kanë mbërritur në Shqipëri. Dosja.al ka siguruar pamjet ku ...
Aktualitet
25 Maj 2022, 09:40
Efektivi me armë në dorë
ITALI- Mediat italiane kanë raportuar rrëmujën, incidentet e sulmet që ndodhën një na...
Aktualitet
25 Maj 2022, 09:31
Mirela Kumbaro
TIRANË- Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore kërkon shpjegime për ndërtimin e kryer në zonë e Pe...
Aktualitet
25 Maj 2022, 09:04
Meme
TIRANË- Ndeshja e sotme mes Romës dhe Feyenoord ka shkaktuar trazira në Tiranë. Në rrjet, dhuna mes tifozëve ka ngjallur...