LIVE UPDATES
Aktualitet

Përmbytjet në Lezhë/ Metaliaj: Të shpallet gjendja e emergjencës! Qeveria t'i lërë udhëtimet e t'i thërrasë mendjes

Metaliaj u shpreh se e gjithë kjo situatë u shkaktuar nga hapja e menjëhershme e kaskadës së Drinit. Deputetja demokrate bëri thirrje për shpalljen e menjëhershme të gjendjes së emergjencës dhe të nisë dëmshpërblimi i banorëve të prekur.

22 Nëntor 2022, 15:38 Nga e.k
Përmbytjet në Lezhë/ Metaliaj: Të shpallet gjendja e
Lindita Metaliaj

LEZHË- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka vizituar ditën e sotme zonat e përmbytura në Gjkadër të Lezhës. Sipas Metaliajt situata në zonën e Lezhës është mjaft kritike pasi afro 24 banesa janë ende nën ujë si dhe 1400 hektarë tokë bujqësore janë në 'pushtetin' e ujit. Metaliaj u shpreh se e gjithë kjo situatë u shkaktuar nga hapja e menjëhershme e kaskadës së Drinit. Deputetja demokrate bëri thirrje për shpalljen e menjëhershme të gjendjes së emergjencës dhe të nisë dëmshpërblimi i banorëve të prekur. Metaliaj i bëri thirrje qeverisë që të lërë udhëtimet dhe t'i thërrasë mendjes pasi situata është e rëndë dhe banorët kanë nevojë për ndihmë.

 DEKLARATA E PLOTË:

Siç shihet tashmë jemi në ditën e tretë të reshjeve të dendurave dhe situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë, madje mund të themi se nga ora në orë po shikohet një situatë mëse e rënduar. Aktualisht nga po flasim jemi në Gjadër dhe situata nga pamjet shikohet që është teje shqetësuese, në fakt. Banorët ndodhen në situatë kritike, aktualisht janë afro 24 banesa që ndodhen të përmbytura, 1400 ha tokë bujqësore dhe të mbjella janë nën ujë dhe padyshim qytetarët po apelojnë për ndihmë dhe kërkojnë mbështetjen e institucioneve shtetërore që t’ju gjenden pranë kryesisht dhe me ushqime, në këto momente. Duke qenë se reshjet do të jenë të vazhdueshme gjatë gjithë javës, padyshim kërkohet që institucionet të mobilizohen, të lënë propagandën politike, pasi sot nuk është dita për të bërë politikë, përkundrazi është dita që të gjendemi pranë qytetarëve.

Përmbytja nuk është e vërtetë që erdhi nga reshjet, padyshim që natyra bën punën e saj por edhe institucionet kanë përgjegjësi dhe duhet të bëjnë të sajën. Ajo erdhi si rezultat i hapjes së menjëhershme të portave në kaskadën e Drinit , ku u përmbytën Shkodra, Lezha dhe madje deri në Krujë ka vërshuar uji dhe kjo ndodh për shkak të abuzimit të kësaj qeverie e cila në fakt blen shtrenjtë dhe shet shumë lirë energjinë elektrike, ndërkohë që mund të prodhojë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kur është thatësirë ankohen se nuk ka reshje. Ndërkohë që kur ka reshje çfarë bëjnë? Hapin portat përmbysin qytetarët, banesat, qindra e mijëra hektarë me tokë bujqësore nën ujë dhe derdhin në det 2000 metër kub ujë në sekondë. Ndërkohë që e gjitha kjo mund të prodhojë energji elektrike. Edi Rama e ka bërë kontratën me 10 milionë euro me energjinë elektrike, duke e blerë 220 megavatin në bursë.

E gjitha kjo ka të bëjë pikërisht me abuzimin e kësaj qeverie në kurriz të qytetarëve shqiptarë, por siç shihet në kurriz të qytetarëve të Lezhës dhe Shkodrës sepse jemi të dy qarqet në situatë shqetësuese. Apeli im është që qeveria t’i thirr mendjes t’i leje udhëtimet se ndërkohë që i gjithë shteti është në ajër qytetarët ndodhen nën ujë. Të shpallë gjendjen e emergjencës së jashtëzakonshme t’ju vij pranë qytetarëve, t’i verifikojë me sy të gjitha dëmet që po bëhen në mënyrë që t’ju sigurohet mbështetje për banesë, për ushqime dhe për të gjitha prodhimet bujqësore që ndodhen nën ujë. Ka shumë familje të cilat janë të rrethuar nga uji. Nga ajo se çfarë patë ju ose keni konstatuar për çfarë kanë më shumë nevojë këta banorë për momentin? Aktualisht që flasim ato kanë nevojë për ushqime por edhe për ilaçe. Një pjesë tjetër dhe për veshmbathje se aktualisht janë nën ujë por edhe gjëja e gjalla kanë nevojë për ushqime sepse janë totalisht të mbuluar me ujë.

Në këto moment problematik është dhe lumi Gjadër i cili është në kuota kritike, lumi Drin po ashtu në kuota kritike dhe e gjitha kjo ndodh se dhe pse hapen kanale kulluese nuk është e mjaftueshme përsa kohë që nuk investohet në thellimin e lumit Gjadër dhe lumit Drin që nga vitet 2008-2009 që ishte koha e qeverisjes së Partisë Demokratike. Dhe një shqetësim tjetër që e sqaruan shumë dhe specialistët kërkohet një hidrovor i ri në Balldren, i cili tashmë projekti është që në 2011 dhe nuk zbatohet sepse po abuzohet me këto fonde. Dhe ndërtimi i një hidrovori të ri në Gjadër dhe riparimi i hidrovore aktuale kryesisht të Gocaj i cili funksionon në mënyrë të ndërprerë për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe mungesës së furnizimit me burim të dytë të energjisë elektrike. Ushtria është për t’u falënderuar sepse gjendet pranë qytetarëve por abuzimi nuk mund të mbulohet me prezencën e ushtrisë. Nuk mund të mbulohen dhjetëra, mijëra, milionë euro që abuzohet në kurriz të qytetarëve shqiptarë sidomos në këto kushte.

permbytet shqiperia 2022 lezhe lindita metaliaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet