LIVE UPDATES
Aktualitet

Perimet vendore të Kosovës shkojnë jashtë, tregu mbushet me import

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për periudhën janar-qershor 2025, eksportet e perimeve kanë arritur vlera të konsiderueshme: domatet rreth 30 mijë euro, specat 50 mijë euro, trangujt 277 mijë euro, ndërsa patatet afro 1.1 milion euro. Këto shifra nuk përfshijnë muajin korrik, kur zakonisht arrihet kulmi i prodhimit dhe eksporti i këtyre kulturave.

9 Gusht 2025, 09:19 Nga M.B
Perimet vendore të Kosovës shkojnë jashtë, tregu mbushet me
Foto ilustruese

KOSOVA- Fermeri Erbril Mazreku, 32-vjeçar nga komuna e Mamushës në rajonin e Prizrenit, ka të mbjellë rreth 2.5 hektarë tokë me domate në serrë. Mazreku, nga mesi i muajit qershor deri në fillim të muajit gusht, ka mbledhur rreth 150 tonë domate dhe pret të vjelë edhe 150 të tjerë. E gjithë kjo sasi është shitur në tregjet evropiane.

“Domatet në treg vendor nuk i shes. Çmimi është më i lirë, kurse jashtë i shes më shpejtë dhe me shtrenjtë. Të freskëta i dërgoj në një pikë grumbulluese këtu në Mamushë dhe ai i eksporton jashtë vendit. Çmimi sivjet është i mirë, 60 cent për kilogram, kurse në tregun vendor shkon më lirë”, i tha ai Radios Evropa e Lirë.

Në pikën grumbulluese Eurotaç, po në Mamushë, përveç domateve janë duke u grumbulluar edhe tranguj, lakra, qepë, patate, dhe pritet që së shpejti të fillojë edhe grumbullimi i specave. Shumica janë nga serrat dhe të gjitha eksportohen në vendet e Ballkanit dhe të Evropës. Pronari i kësaj kompanie Nehat Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesa për prodhime vendore e ka tejkaluar ofertën vendore.

"Sa të ofrojnë fermerët ne eksportojmë, specat dhe domatet janë shumë te kërkuara".

“Vetëm për 20 ditë të muajit korrik kemi eksportuar këto lloje të kulturave në vlerë të mbi 1 milion eurove, ndërsa deri në fund të sezonit kemi të kontraktuar sasi deri në 3 milionë euro”, tha Mazreku.

Ai tregoi se vitin e kaluar ka eksportuar sasi në vlerë të 1.5 milion eurove.

“Për çdo vit ka rritje të kërkesave për të gjitha këto produkte”, tha Mazreku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për periudhën janar-qershor 2025, eksportet e perimeve kanë arritur vlera të konsiderueshme: domatet rreth 30 mijë euro, specat 50 mijë euro, trangujt 277 mijë euro, ndërsa patatet afro 1.1 milion euro. Këto shifra nuk përfshijnë muajin korrik, kur zakonisht arrihet kulmi i prodhimit dhe eksporti i këtyre kulturave.

Megjithatë, kjo rritje e eksportit nuk është reflektuar në ulje të çmimeve për konsumatorët vendorë. Edhe pse në treg ka prodhime vendore, çmimet mbeten të larta për standardin e shumë qytetarëve, me pagë mesatare prej 639 eurosh. Gjatë muajve të verës, çmimet për një kilogram speca arrijnë deri në 1.50 euro, domatet deri në 1.20 euro, trangujt mbi 1 euro, ndërsa patatet pak më lirë – çmime që ndryshojnë varësisht nga lokacioni apo dyqani.

Por, këto shifra ndryshojnë kur bëhet fjalë për përpunimin e këtyre perimeve. Hartim Gashi, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Përpunueseve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), i tha Radios Evropa e Lirë se viteve të fundit është rritur numri i kompanive që bëjnë përpunimin e perimeve sezonale dhe kjo krijon mungesë të produkteve në treg. Në nivel vendi janë 1.700 kompani të tilla, që sipas Gashit, në shumicën e rasteve udhëhiqen nga gratë. Sipas tij, 68 për qind e kompanive i eksportojnë produktet e tyre kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

“Fermerët vendorë prioritet e kanë eksportin e prodhimeve dhe fare pak merren me furnizim në tregun lokal. Kjo për faktin se çmimi është i mirë, pagesa e sigurt dhe koha e shkurtër për t'i dërguar në pikën grumbulluese”, tregon ai.

Në Kosovë, rreth 420 mijë hektarë tokë shfrytëzohen për arsye bujqësore. Prej tyre, më shumë se gjysma shfrytëzohet për kullosa dhe livadhe. Megjithatë, Gashi shprehet se Kosova vazhdon të varet nga importi i këtyre produkteve nga shtete të tjera, si Turqia, Holanda dhe Shqipëria, dhe rrjedhimisht çmimet janë më të larta.

“ E kemi një situatë interesante – eksporti po rritet, por në të njëjtën kohë po rritet edhe importi. Kjo ndodh për shkak të mungesës së prodhimit vendor në periudha të caktuara, sidomos gjatë dimrit. Gjatë kësaj kohe, tregjet vazhdojnë të kenë perime, por ato nuk janë nga Kosova,” tha ai.

Fatmir Selimi, magjistër i agroekonomisë, vlerëson se sasia e lartë e importit lidhet edhe me faktin që, sipas traditës, në stinën e vjeshtës, qytetarët e Kosovës furnizohen me perime për turshi, të cilat i përdorin gjatë sezonit të dimrit. Vetëm në periudhën janar – qershor, në Kosovë vlera e importuar e këtyre kulturave bujqësore në tregun vendor ka arritur në mbi 1.5 milion euro. Gashi dhe Selimi mendojnë se institucionet duhet t'i balancojnë nevojat e tregut të brendshëm me orientimin drejt eksportit. Gashi propozon vendosjen e masave mbrojtëse dhe subvencioneve për zgjerimin e serrave, duke përmendur nevojën për vendosjen e kuotave për import gjatë sezonit të prodhimit vendor.

“Po e marr shembull domaten – nga 15 qershori deri më 15 shtator, nuk duhet të ndalohet plotësisht importi, por të kufizohet. Për shembull, të lejohen vetëm 100 tonë domate në ditë”, tha ai.

Selimi, ndërkohë, thekson nevojën për mbështetje financiare që do t'i ndihmonte fermerët ta rrisin rendimentin dhe cilësinë. Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit të kaluar ka subvencionuar rreth 5.000 hektarë tokë të mbjellë me kultura si domate, speca, tranguj, patate dhe qepë. Sipas kësaj ministrie, fermerët që i kanë kultivuar këto perime në fushë të hapur janë subvencionuar me 600 euro për hektar, ndërsa ata që i kanë kultivuar në serra janë mbështetur me 850 euro për hektar. Sipërfaqja e përgjithshme e serrave me perime në Kosovë arrin në 242 hektarë./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet