LIVE UPDATES
Aktualitet

Përgjime të reja për zyrtarët e Dimalit: Lejen e bëmë gati, mos e digj për dy milion e gjysëm lekë…

Mes një bisede të zhvilluar nga Arben Guraj Përgjegjës Transporti në Bashkinë Dimal dhe Arjan Demiri inxhinier pranë një kompanie Private, flasin për një shumë financiare që ishte taksur dhe duhet të jepet.

22 Shkurt 2023, 23:48 Nga F.M
Përgjime të reja për zyrtarët e Dimalit: Lejen e
Përgjime

DIMAL- Janë publikuar përgjime të tjera nga dosja penale e zyrtarëve të Urbanistikës në bashkinë Dimal, të cilët një javë më parë u arrestuan nga prokuroria e Posaçme SPAK, si të përfshirë në veprime korruptive me lejet e ndërtimit. Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se bisedat e përgjuara nga SPAK, tregojnë se për çdo rast të konstatimit të një ndërtimi pa leje, por edhe një shtese, zyrtarët e kësaj bashkie kërkon vlera monetare në euro dhe lekë.

Por edhe në rastet kur qytetarët aplikonin për tu pajisur me leje ndërtimi, ata s’mund ta merrnin një dokument të tillë, nëse nuk paguanin tek Drejtori i Urbanistikës Altin Pali dhe persona të tjerë. Mes shumë përgjimeve evidentohet një rast kur Arben Guraj, telefonon një topograf me emrin Berti nga Fieri, duk i kërkuar këtij të fundit që të telefononte një qytetar, në mënyrë që ky i fundit të paguante një shumë prej 2.5 milion lekë pasi lejen ja kishin bërë gati.

Sipas këshillave që Guraj i jep Bertit, ky i fundit duhet ti tregonte qytetarit që nuk duhet të digjte kot lejen e ndërtimit. Sipas përgjimeve të kryera nga prokuroria, qytetarët e Dimalit duhet të taksin një vlerë monetare për zyrtarët e Urbanistikës, pastaj të merrnin shërbimin, duke u lejuar më tej të ndërtonin. Madje dhënia e shumave monetare ishte kthyer si një detyrim dhe brenda ligjit. Mes një bisede të zhvilluar nga Arben Guraj Përgjegjës Transporti në Bashkinë Dimal dhe Arjan Demiri inxhinier pranë një kompanie Private, flasin për një shumë financiare që ishte taksur dhe duhet të jepet.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Demiri: Mirë. Po qe do ti them Skënderit, të vij të japi një 500 (pesëqinëshe) edhe...

Guraj: Flas unë sot me atë dhe hajde, mos e vrit mendjen.

Demiri: Mirë mirë, ja kemi taks atë ne. Fole, bëje muhabet dhe ta jap unë.

Guraj: Mirë, në rregull, në rregull, hajde.

Guraj: Pse do kthehesh për këtë ti!

Demiri: Po mirë o, thashë pale o burrë.....

Guraj: Po jo re.... brenda ligjit.... ça ka këtu...! Hajd mos e vrit mendjen.

Më tej Përgjegjësi në Bashkinë Dimal, bisedon me një topograf të quajtur Berti nga qyteti i Fierit. Qëllimi i telefonatës që Arben Guraj ja bën Bertit, është ngacmimi për një rast që është lejuar të ndërtojë dhe ende nuk ka çuar pagesën tek Drejtori i Urbanistikës, Altin Pali.

Guraj: Po mere ngacmoje njëherë, punën ta bëmë gati thuaj, pse e djegë kotë lejen e ndërtimit thuaj….

Berti: Pazarin sa e ke bërë...., dy e gjysëm ti them, apo e ka bërë Altini?

Guraj: Opo s’kemi bërë asgjë ne, se i rregullojmë ato punë më vonë, po thoji njëherë.

Berti: Mirë… Mirë.

Pasi e mbyll telefonatën me topograf Bertin, Arben Guraj thëret me telefon një person tjetër person, ku interesohet për përpilimin e disa dokumentave. Ku për çdo punë ai do paguhej ekstra 250 mijë lekëshit të premtuar. Mes tyre si më poshtë zhvillohet kjo bisedë:

Guraj: Nuk ka punë 250-çja me këtë punë e kupton. Kjo është punë tjetër që do të paguaj.

I panjohur: Po e di, por këtë të mbikëqyrësit, thashë mos e ke vetë mbikëqyrësin ti?

Guraj: Jo s’kam njeri unë. Mbylli vetë ato biseda ti. Gjej ndonjë nga këta pensionistët, merri firmat e ndiqi vetë punimet.

I panjohuri: Ok në rregull.

arjan demiri arben guraj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës