Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Raporti i atyre që përfitonin pension, me ata që kontribuonin ishte në favor të kontribuuesëve. Por, vit pas viti raporti mes kontributorëve dhe përfituesve nisi të thyhej. Pak a shumë, kjo ka ndodhur edhe në vendin tonë. Kjo problematikë ka lindur dekadat e fundit, kur emigracioni ka zbrazur vendin dhe lindshmëria është ulur.
TIRANË- Shqipëria po plaket dhe po shpopullohet. Kjo do të thotë më pak potencial i ri për punë. Raporti mes kontributorëve dhe pensionistëve po pëson një anomali të rëndë. Në këtë situatë, çdo vit e më shumë paratë e taksapaguesve shkojnë për të financuar skemën e pensionit. Por, si kemi arritur deri këtu dhe farë ka shkuar keq për Shqipërinë.
Skemat e pensioneve u krijuan pas luftës së dytë botërore sipas principit “pay as you go”! Ata që ishin në punë, paguanin taksa dhe kontributë në mënyrë që të moshuarit të mos mbeteshin peng i vullnetit për të bërë bamirësi apo për tu mbajtur nga fëmijët. Skema sipas kësaj logjike qëndronte më këmbë sepse numri i pensionistëve ishte shumë i kufizuar. Pjesa më e madhe e popullsisë ishte në marrëdhënie pune.
Raporti i atyre që përfitonin pension, me ata që kontribuonin ishte në favor të kontribuuesëve. Por, vit pas viti raporti mes kontributorëve dhe përfituesve nisi të thyhej. Pak a shumë, kjo ka ndodhur edhe në vendin tonë. Kjo problematikë ka lindur dekadat e fundit, kur emigracioni ka zbrazur vendin dhe lindshmëria është ulur.
Sipas INSTAT, më 1 janar 2022 popullsia e Shqipërisë rezulton 2.79 milionë banorë dhe krahasuar me vitin 2011 është ulur me 3,9 %. Prirja në rënie vazhdon të jetë e pranishme nga vitet e mëparshme për shkak të migracionit. Ajo që është më shqetësuesja është fakti se popullsia e Shqipërisë është plakur me gati 5 vjet në dekadën e fundit mes viteve 2012-2022.
Në vitin 1990 mosha mesatare ishte 27 vjeç. Tani pas 33 vjetësh, mosha mesatare në Shqipëri është 38 vjeç. Shqipëria nuk ka ende popullsinë më të plakur të Europës, por ka ritmet e plakjes më të shpejta. Vendi ynë po plaket më shpejt sesa vendet e tjera si Portugalia, Greqia, Italia, Spanja, Gjermania etj.
Sot, jemi të dytët pas Moldavisë për ritmet e plakjes së popullsisë. Referuar EUROSTAT, vendet e Bashkimit Europian janë plakur mesatarisht 2.2 vite gjatë periudhës 2012-2021, pra, dy herë më pak se Shqipëria. Sipas projeksioneve të INSTAT, popullsia do të vazhdojë procesin e plakjes dhe mendohet që mosha mesatare e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031.
“Në mënyrë që pensionet të mbahen në nivelet ekzistuese, duhet që një punonjës, përveç pagës së tij, të nxjerr edhe pagën e një pensionisti. Me ndryshimet e ardhshme demografike ky raport mund të shkojë edhe më keq. Që do të thotë se aritmetika bëhet e pasuportueshme”, u shpreh eksperti i ekonimisë, Selami Xhepa
Parashikimet ishin mjaft pesimiste edhe në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të publikuar pak kohë më parë.
Përllogaritjet tregonin se grupmosha 65 vjeç e lart do të rritet me gati 20% deri në 2050-ën. Ndëkorhë, mosha 0-19 vjeç do të ulet me më shumë se 10% për shkak të lindshmërisë së ulët dhe emigracionit. Në këtë situatë, skema e pensionit kërcënohet gjithmonë e më shumë. Të dhënat tregojnë se në vitin 1970, për 10 pensionistë punonin 74 persona. Thënë ndryshe, 1 pensionistë për 7 punëtorë.
Marrë nga TOPCHANNEL
Foto Ilustruese TIRANË- 52 vjet më vonë, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 11,5 persona. Pra, raporti sot po shkon thuaj...
Foto Ilustruese TIRANË- Në vitin 2014 u krye një reformë që konsistonte në vendosjen e pensionit social, rrit...
Gazetari Elton Qyno TIRANË- Gazetari Elton Qyno tha se zbulimi i makinës në Elbasan dhe për rrjedhojë i atentatit që ish...
Elton Qyno TIRANË- Klevis Alla, Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Erion Alibej dhe Eugen Hali janë pesë personat të cilët kanë rr...
Elton Qyno TIRANË- Gazetari Elton Qyno është shprehur se Elbasani është vatra e krimit në vendin tonë, aty ku edhe ...
Juristi Jordan Daci TIRANË- “Nuk do të ketë komision deri sa të bëjmë ligjin e ri”, u shpreh para disa ditës...
Tufa e zogjve Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mënyrë të shpeshtë së fundmi në Bulqizë, aty ku shpen...
Petros Kollçinaku DEVOLL- Petros Kollçinaku denoncon në “Stop”, se drejtori i NBG Bank dega Devoll, i ka vjedhur 92 milion&e...
Erlis Salaj dhe një prej anëtarëve të grupit GREQI- Janë të trajnuar për të qenë truproja, por ajo që b&e...
Nxënësit në protestë SARANDË- Leo është një djalë 14 vjeç që është braktisur nga prind&e...