23 Mars 2025, 12:30
Nga b.z\
Foto ilustruese
TIRANË - Një aksident automobilistik ndodhi këtë të diel në aksin Berat-Dimal, pranë fshatin Otllak.
Një 34-vjeçar banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi, Lorenc Llangozi 33 vjeç, banues në Kuçovë.
Nga hetimet e para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë si dhe lagështia në rrugë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Aksi Berat Dimal njihet si njolle e zezë në hartën e akseve automobilistike. Ne këtë aks, kohët e fundit ka pasur aksidente me pasoja fatale.
Kjo javë ka shënuar një bilanc tragjik, pasi numri i viktimave arriti në tetë. Të premten humbi jetën një 51-vjecar në Kukës.
Ndërkohë 6 viktima u regjistruan vetëm gjatë së enjtes ku katër të rinj humbën jetën në Fushë-Prezë, ndërsa një mësuese 59-vjeçare në gjimnaz u përplas për vdekje në Bulqizë.
Viktima tjetër ishte një i mitur katër vjeçar, i cili u përplas nga një furgon që doli nga rruga në aksin Klos-Burrel. Fëmija 4 vjeç u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në spitalin e Traumës ku dhe ndërroi jetë disa orë më pas, mbrëmjen e së enjtes./TCH
aksidentet rrugore
Aktualitet
23 Mars 2025, 12:00
B.Z
Imzot Joani
KORÇË - Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, Imzot Joani, shërbeu meshën këtë të die...
Aktualitet
23 Mars 2025, 11:27
B.Z
Vjosa
TEPELENË - Në ditën ndërkombetare të pyjeve, ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke iu bashkua një aksioni në...
Aktualitet
23 Mars 2025, 11:08
b.z\
Foto ilustruese
MBRETËRI E BASHKUAR - Qeveria laburiste në Mbretërinë e Bashkuar po shqyrton masa të reja për të trajtua...
Aktualitet
23 Mars 2025, 10:57
B.Z
Pamje nga sulmi
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me breshëri plumbash që ju bë kompanis&eu...
Aktualitet
23 Mars 2025, 10:17
M.L
Policia
DURRËS: Tre persona janë vënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin e Durrësit, si rezul...
Aktualitet
23 Mars 2025, 10:15
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim këtë të diel shtetasit M...
Aktualitet
23 Mars 2025, 09:49
B.Z
Foto ilustruese
KRUJË - Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer gjatë natës në Krujë. Policia bën me dije se l&...
Aktualitet
23 Mars 2025, 09:36
B.Z
Foto ilustruese
BERAT - Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për tre nga katër zyrtarët e agjencis&eu...
Aktualitet
23 Mars 2025, 09:20
B.Z
Ambasada
TIRANË - Ambasada e SHBA në vendin tonë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të...
Aktualitet
23 Mars 2025, 08:43
B.Z
Foto ilustruese
BERAT -Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Berat-Dimal. Një 34-vj...