LIVE UPDATES
Aktualitet

Përfundon shqyrtimi i padive për profesionet e lira, dhënia e vendimit nga Gjykata Kushtetuese brenda 1 muaji

Në seancën mëparshme palëve iu la afat deri më 21 Qershor për depozitimin e provave shtesë. Në nisje të seancës së sotme Kryetarja e Gjykatës vendosi administrimin e provave të depozituara dhe vijoi me dëgjimin e konkluzioneve që u paraqitën nga palët.

25 Qershor 2024, 14:45 Nga M.B
Përfundon shqyrtimi i padive për profesionet e lira, dhënia e
Foto ilustruese

TIRANA- Në Gjykatën Kushtetuese ka vijuar sot seanca me paraqitjen e konkluzioneve nga palët për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” që nisi zbatimin nga 1 janari 2024 me profesionet e lira. Në seancën mëparshme palëve iu la afat deri më 21 Qershor për depozitimin e provave shtesë. Në nisje të seancës së sotme Kryetarja e Gjykatës vendosi administrimin e provave të depozituara dhe vijoi me dëgjimin e konkluzioneve që u paraqitën nga palët.

Pas përfundimit të paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj deklaroi përfundimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, ndërsa tha se data dhe ora e shpalljes së vendimit do të komunikohet sipas parashikimeve ligjore.

Avokatët pohojnë se sipas parashikimeve ligjore afati për dhënien e vendimit mundëson deri në 30 ditë kohë referuar ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipëri” Nr.8577, datë 10.2.2000 (ndryshuar me ligjin nr.99/2016).

Në pikën 3 të neni 47 citohet: “Vendimi përfundimtar shpallet i arsyetuar jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj”. Po ashtu në seancën e mëparshme të 18 qershorit, me shumicë votash Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën për pezullim, me argumentin se çështja do të trajtohet me përparësi. Pra ligji do të vijojë të zbatohet deri në shpalljen e vendimit të gjykatës.

“Gjykata vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesën për pezullim, duke marrë në konsideratë që procesi është duke u gjykuar me përparësi”, argumentoi në seancën e kaluar kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.

Konkluzionet përfundimtare

Njëzëri përfaqësuesit ligjore të padive përsëritën në paraqitjen e konkluzioneve se ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” shkel parimet e barazisë kushtetuese, të drejtën themelore të veprimtarisë ekonomike, cenon parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike.

Përfaqësuesja e grupit parlamentar të PD-së Jorida Tabaku gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare tha se gjatë këtyre 11 viteve me politikat fiskale të qeverisë ka ndodhur një çedukim fiskal dhe papërgjegjshmëri fiskale që ka prodhuar më tej rritje të informalitetit dhe dëme të tjera në ekonomi. Ajo theksoi se ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” jo vetëm që cenon sigurinë juridike, por është diskriminues për 30 mijë subjekte të vetëpunësuar.

“Ju ofruam prova dhe argumente se si norma e tatimit 0, 8, 13 dhe 23% dhe ajo që po zbatohet sot te profesionet e lira që shkon deri 40% për profesionet e lira është e pandershme dhe antikushtetuese. Paaftësinë e administratës tatimore për të zbatuar ligjin, po përkthehen në një taksë të padrejtë. Ndërkohë që FMN propozon që mos të ketë fragmetizim dhe diferencim me taksa, qeveria e thellon këtë me ligjin që ka miratuar.

Edhe me raportin e FMN-së që qeveria ka sjellë si provë është abuzive, sepse ai raport evidenton qartë cenimin e sigurisë juridike, diskriminimin negativ, mungesën e një konkurrencë të drejtë. Nuk kërkojmë nga kjo trupë gjykuese të marrë tagrin e ekzekutivit, as t’i heqë Parlamentit një funksion që i takon me ligj, por të ruhet e drejta kushtetuese dhe të kemi drejtësi në sistemin e taksave që është shtrembëruar nga legjislativi”, pohoi znj. Tabaku.

Marash Logu avokati që përfaqëson grupin e deputetëve të PD-së nuk u ndal në paraqitjen e konkluzioneve, pasi argumentet e antikushtetues së ligjit, në një raport prej 20 faqesh i ka depozituar me shkrim pranë gjykatës.

Përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë Kombëtare përsëriti serish se me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, vijon të ketë denigrim progresiv të profesionit të avokatit. “Fillimisht iu hoq e drejta e bërjes së kontratave dhe transferimit të pronës. Më pas iu hoq ndërmjetësimi, u miratua harta gjyqësore dhe në fund u vendos tatimi, pothuajse i papërballueshëm. Avokatët janë në pamundësi të sigurimit të ardhurave për ushtrimin e profesionit të tyre, profesioni i avokatit është drejt përfundimit”.

Përfaqësuesi ligjor i IKM dhe IEAKA në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare pohoi se ligji bën diferencim midis dy kategorive që janë të njëjta në thelb. Sipas tij edhe në parashtrimet e Këshillit të Ministrave që paraqitet si shkak i diferencimit të taksimit mes profesioneve të lira dhe bizneseve të tjera është parimi i aftësisë për të paguar më shumë ai me të ardhura të larta i padrejtë.

“Po ashtu diskriminimi thonë parashtruesit është i kufizuar në kohë. Ndërkohë që janë 6 vite që bizneset e tjera do të jenë pa tatim. Kjo do të ndikojë në mënyrë strukturore te bizneset. Kufizimi në kohë do të ishte i arsyeshëm nëse do të ishim në situatë të jashtëzakonshme”, pohoi ai në dhënien e konkluzioneve.

Avokati i padisë së IKM dhe IEKA kërkoi që Gjykata Kushtetuese të rikthejë ekuilibrat. Të vendosë të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të barabartë me qëllim që kontributi të jetë i barabartë.

Në prezantimin e konkluzioneve përfundimtare nga përfaqësuesja e Kuvendit të Shqipërisë u tha se ligji nuk krijon asnjë pabarazi, nuk diskriminon asnjë grup individësh, nuk shkel asnjë nga parimet Kushtetuese. “Kategoria e të vetëpunësuarve në individë të vetëpunësuar që shesin mallra dhe tregtarë që ofrojnë shërbime tatohen me norma tatimore të barabarta për fitimin neto. I vetmi diferencim sipas ligjit është koha e aplikimit të tatimit.”

Ajo tha se të ardhurat kumulative, deklaruar nga profesionet e lira në 5 vite arrijnë në 3 miliardë USD ndërsa fitim neto 1,7 miliardë USD, një mungesë arkëtimi të ardhurash në vlerën e 25 miliardë lekëve.

“Kemi argumentuar se për 9 vite kjo kategori nuk ka paguar tatim. Mbetet diskrecioni i shtetet të rishikojë politikën fiskale kur kjo politikë ia ka arritur qëllimit apo ka krijuar fenomene negative ashtu sikundër ka ndodhur. Kemi argumentuar krijimin e skemave abuzuese për t’iu shmangur tatimit, të cilat kanë sjellë ndërhyrjen për vendosjen e tatimit. Pavarësisht vendosjes së tatimit, sërish kjo kategori mbetet e privilegjuar”, pohoi ajo.

Edhe nga përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave u tha se ligji nuk është diskriminues dhe se pretendimet e palëve mbeten në nivel deklarativ./ Monitor

profesionet e lira

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet