Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ministrja Koçiu theksoi se arsyeja e ndalimit është për shkak se cenojnë sigurinë publike dhe se do të jetë ndalim i përkohshëm, deri në hartimin e një plani të qartë.
TIRANË- Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë vendim që të ndalojnë qarkullimin në rrugë të monopatinave elektrike për shkak të shtimit të aksidenteve. Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak i rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. Ministrja Koçiu theksoi se arsyeja e ndalimit është për shkak se cenojnë sigurinë publike dhe se do të jetë ndalim i përkohshëm, deri në hartimin e një plani të qartë.
"Kemi marrë një sërë ankesat nga qytetarët rreth rrezikut që monopatinat përfaqësojnë, sidomos për të miturit dhe të moshuarit që lëvizin në rrugë, por dhe vetë përdoruesit. I kam kërkuar Policisë së Shtetit, të pezullohet përkohësisht lëvizja e monopatinave elektrike. Të gjitha ata që e shohin monopatinën elektrikë si një mënyrë biznesi për dhënien me qira, ta kenë të qartë të mos investojnë.
Lejimi, pas përfundimit të këtej procesi, do të jetë i vlefshëm për përdorim vetjak. Do hartojmë rregulla të qarta për të gjithë, do qartësojmë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdorë kriteret e moshës së përdorimit, po ashtu masat mbrojtëse, ndriçimi dhe shpëjtësia e lejuar," tha Ministrja e Brendshme Albana Koçiu.
Kreu i Policisë Ilir Proda, bëri të ditur nga e hëna policia do të përfshihet në një operacion për ndalimit të qarkullimi të këtyre mjeteve dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.
"Që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve dhe prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces. Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike. Mjafton të përmendim faktin që vetëm për vitin 2024 janë 991 raste të raportuar nga Urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka patur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda./Dosja.al
kombetarja shqiptare SERBI- Fitorja e Shqipërisë me rezultatin 0-1 përballë Serbisë ka ngritur peshë zemrat e të gj...
foto ilustruese FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kafaraj, ku si pasojë një 81-vjeçar ka humbur je...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ishte 7...
Princ Leka dhe Blerta Celibashi SARANDË- Princ Leka dhe Blerta Celibashi i kanë dhënë fund beqarisë, me një ceremoni që...
pamje nga vendngjarja DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetase kineze, pasi ushtronin prostitucion në nj...
Milasin Ramaj FIER- Policia e Fierit ka zbuluar një bazë kriminale, pas një hetimi të nisur pas denoncimit nga emisioni investigat...
kombetarja shqiptare SERBI- Kombëtarja Shqiptare fitoi mbrëm kundër Serbisë (0-1), e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kup...
pamje nga vendngjarja MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut. Bëhet m...
Astrit Kalaja TIRANË- Fox News i ka kushtuar një artikull vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ngjarje e ndodhur...
pamje nga vendngjarja MITROVICA E VERIUT- Qytetarët së bashku me zyrtarë të Listës Serbe kanë shkuar kolektivisht për t&...