Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë informuar nga gazetarët e Piranjave, se 1 shtetas posedonte armë zjarri pa leje të cilin policia pas hetimeve e ka vënë në pranga. Ajo përdorej nga 38-vjeçari, Milasin Ramaj për magazinimin dhe shpërndarjen e armëve dhe municioneve për grupe kriminale.
FIER- Policia e Fierit ka zbuluar një bazë kriminale, pas një hetimi të nisur pas denoncimit nga emisioni investigativ “Piranjat”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë informuar nga gazetarët e Piranjave, se 1 shtetas posedonte armë zjarri pa leje të cilin policia pas hetimeve e ka vënë në pranga. Ajo përdorej nga 38-vjeçari, Milasin Ramaj për magazinimin dhe shpërndarjen e armëve dhe municioneve për grupe kriminale.
Gjatë kontrollit në mjetin e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë, e mbajtur pa leje, si dhe një shumë prej 3,500 eurosh, që dyshohet të jetë përfituar nga veprimtari të paligjshme. Gjithashtu hetimet e mëtejshme çuan në zbulimin e një banese të pabanuar, në të njëjtën lagje, e cila dyshohet se përdorej nga 38-vjeçari si bazë për magazinimin dhe shpërndarjen e armëve dhe municioneve, për llogari të grupeve kriminale.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient, u sekuestruan: 10 armë zjarri automatikë, 3 prej të cilëve të modifikuar me shënjestër optike dhe me filetim për silenciator; 1 pistoletë dhe 1 pistoletë automatike; 2 silenciatorë; 9 karikatorë automatikësh; 3 karikatorë pushke; 2 krehra pistolete; Sasi të konsiderueshme fishekësh, të kalibrave të ndryshëm. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Sekuestrohen 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë informuar nga gazetarë të emisionit investigativ “Piranjat”, se 1 shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre, posedonte pa leje, 1 armë zjarri.
Menjëherë pas informacionit, strukturat hetimore dhe operacionale të Policisë së Fierit kanë organizuar punën për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit. Si rezultat i kësaj pune, u lokalizua shtetasi i dyshuar, konkretisht M. R., 38 vjeç, banues në Fier, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet, në lagjen “Kastriot”. Nga kontrolli në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro.
Në vijim, shërbimet e Policisë kanë kryer hetime të thelluara mbi veprimtarinë kriminale të 38-vjeçarit, dhe si rezultat kanë mundësuar zbulimin e një banese (aktualisht të pabanuar), në lagjen “Kastriot”, të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh armësh dhe municioni, dyshohet për t’ua shitur grupeve kriminale.
Nga kontrolli në këtë ambient, janë gjetur dhe sekuestruar: -10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator; -1 armë zjarri pistoletë; -1 armë zjarri pistoletë automatike; -2 silenciatorë; -9 karikatorë automatiku; -3 karikator pushke; -2 krehra pistolete; -sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., dhe ndërkohë vijojnë të kryejnë hetime, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
kombetarja shqiptare SERBI- Kombëtarja Shqiptare fitoi mbrëm kundër Serbisë (0-1), e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kup...
pamje nga vendngjarja MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut. Bëhet m...
Astrit Kalaja TIRANË- Fox News i ka kushtuar një artikull vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ngjarje e ndodhur...
pamje nga vendngjarja MITROVICA E VERIUT- Qytetarët së bashku me zyrtarë të Listës Serbe kanë shkuar kolektivisht për t&...
foto ilustruese TIRANË- Në vitet e fundit, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të lëvizshmërisë...
pamje nga vendngjarja BELSH- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Belsh-Kucovë. Siç shih...
foto ilustruese SERBI- Kombëtarja shqiptare u shfaq e jashtëzakonshme në raundin e kualifikueseve të botërorit 2026. Kuqezinjt&eu...
foto ilustruese TIRANË- Biznesi i qendrave të thirrjeve telefonike (call center) mori një zhvillim të shpejtë pas vitit 2010 duke ...
foto ilustruese TIRANË- Tirana barazohet me Barcelonën dhe Pragën për çmimet e qirave të zyrave në zonat qendrore. Kr...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashiko...