LIVE UPDATES
Aktualitet

"Për tre muaj kanë hyrë 17 vajza të ndryshme"/ Eskorta në burgjet shqiptare, gazetari: Të burgosurit kanë bërë video…

Vezaj thekson se shpesh këto takime realizohen edhe duke shkelur ligjin, pasi personat që hynë në takime me të burgosurit duke regjistruar emrat e të afërmeve të tyre dhe jo emrin e vërtetë.

18 Maj 2026, 22:55 Nga E. D
"Për tre muaj kanë hyrë 17 vajza të ndryshme"/
Flamur Vezaj

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka folur për personat e burgosur në Shqipëri që vizitohet nga vajza të botës së showbizit dhe eskorta. Në një lidhje live për emisionin “Opinion” Vezaj tha se janë disa nga emrat më të njohur të grupeve kriminale që kryejnë takime me vajza të njohura. Gazetari shprehet se ekzistojnë video të bëra nga vet të burgosurit në momentin që kanë zhvilluar takime intime me këto vajza.

Vezaj thekson se shpesh këto takime realizohen edhe duke shkelur ligjin, pasi personat që hynë në takime me të burgosurit duke regjistruar emrat e të afërmeve të tyre dhe jo emrin e vërtetë. Kjo metodë përdoret, tha gazetari, për shkak se sipas ligjit, vetëm bashkëshortja ose bashkëjetuesja mund ta takojë një të burgosur.

Gazetari bëri me dije se brenda një periudhe tremujore (maj–korrik) janë identifikuar të paktën 17 vajza VIP, përfshirë personazhe të njohura nga TikTok, “reality show”, apo të prezantuara si “asistente-avokate” dhe “psikologe”, të cilat kanë kryer takime në burgje të ndryshme kundrejt pagesave që nisin nga 3 mijë euro e sipër, ku çmimi varion në bazë të popullaritetit dhe ndjekësve që ato kanë në rrjetet sociale.

“Më rezultuan 17 deklarata noteriale, të cilat deklaronin për bashkëjetesa për të bërë takime special nëpër burgje. Ligji është që duhet të jesh i martuar, ose i fejuar, por e kanë ndryshuar rregulloren pak vite më parë dhe e kanë përfshirë edhe bashkëjetesën. Por tek bashkëjetesa në momentin që merr një deklaratë noteriale duhet t’i provosh noterit deklaratën e qira, foto të pushimeve dhe gjëra të tilla. Fatkeqësisht më rezulton se në 17 raste të tilla, noterët jo vetëm që nuk i verifikojnë këto raste, por i kanë lëshuar këto deklarata noteriale edhe me emra fiktivë të personave të ndryshëm. Më rezulton që e njëjta femër ka hyrë në dy burgje të ndryshme dhe ka takuar dy personash me emra të ndryshëm.

Për tre muaj, nga muaji maj deri në muajin korrik kanë hyrë 17 vajza të ndryshme. Disa janë të deklaruara sikur janë të dashura, disa janë personazhe të njohura të rrjeteve sociale të TikTok, disa janë vajza të njohura të “reality show” dhe ka vajza nën emër të “asistent-avokates” apo “psikologes” që hyjnë dhe takojnë personazhe të ndryshëm. Janë personazhe të ndryshëm dhe kjo varion prej kohësh në fakt. Më rezulton që shumica prej tyre janë eskorta, të cilat shkojnë kundrejt pagesave të ndryshme. Nga personat që më kanë shkruar variojnë çmime të ndryshme mbi bazë të personit se sa ka shikueshmëri në rrjetet sociale, ose se sa është e njohur. Variojnë me shuma të ndryshme, me 3 mijë euro e sipër. Por nuk e di ekzatësisht, sepse nuk janë informacione të konfirmuara,” tha Vezaj ndër të tjera./Dosja.al

flamur vezaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet