LIVE UPDATES
Aktualitet

“Për kokën e Dokles, Visit i kërkova 1 mln euro,"/ Dumani flet sërish: E ndoqëm me dron!

Gjatë bisedës Martinaj i kishte lënë dorë të lirë Dumanit për caktimin e çmimit dhe nisur nga kjo situatë në bisedën e dytë, Dumani i ka propozuar Visit, se nëse kërkonte vrasjen e Indrit Dokles, ai duhet të paguante 1 milion euro.

8 Nëntor 2023, 12:39 Nga Elton Qyno

Teksa Nuredin Dumani kishte mbyllër një bisedë paraprake të zhvilluar në “SKY” me Ervis Martinaj,i cili i ka kërkuar vrasjen e Indrit Dokles, i penduari i SPAK ka treguar dhe shifrën reale që fillimisht i ka kërkuar biznesmenit të lojrave të fatit, Ervis Martinaj.

Gjatë bisedës Martinaj i kishte lënë dorë të lirë Dumanit për caktimin e çmimit dhe nisur nga kjo situatë në bisedën e dytë, Dumani i ka propozuar Visit, se nëse kërkonte vrasjen e Indrit Dokles, ai duhet të paguante 1 milion euro.

“Ora News” ka mësuar se njeriu që në atë kohë kontrollonte lojërat e fatit, nuk e ka pranuar këtë ofertë. Pasi sipas Dumanit, Martinaj i është dukur relaltivisht shumë dhe pas diskutimeve të bëra, si Martinaj dhe Dumani janë ulur në kuotën e 500 mijë eurove për të vrarë Indrit Doklen.

Në kontratën e vdekjes të realizuar mes dy njerëzve të botës së krimit, Martinaj merte përsipër të paguante një kapar 100 mijë euro dhe jo 300 mijë euro që kërkoi Dumani paradhënie.


Kapari prej 100 mijë euro është marë nga Rrahim Dumani dhe më pas është dërguar në Kosovë tek Nuredin Dumani.

Vlerë monetare kjo që siç shprehej Dumani, duhet të shërbente për të ngrohur çunat, të cilët do aktivizoheshin për të survejuar dhe vrarë Doklen.

Njëherësh Martinaj, merte përsipër të mblidhte informacion për lëvizjet e Dokles dhe të informonte Dumanin.

Por kjo marëveshje parashikonte që Martinaj ta ndihmonte Dumanin me informacione mbi lëvizjet e Policisë së Shtetit, RENEA dhe strukturat e hetimit, me qëllim që Dumani, në atë kohë në kërkim të mos arrestohej.

Madje në një rast Dumani tregon se Visi i kishte nisur në “SKY” një dokument të SHISH me “Screen Shot”, që fliste për vendodhjen e tij dhe organizimin që po kryhej për arrestimin e tij nga Policia.

“…ai informacionet i merrte nga institucione të ndryshme si RENEA, Operacionale, SHISH etj. Informacioni i fundit që më përcolli sipas tij ishte informacion i SHISH dhe bënte fjalë që ishin shumë afër arrestimit tim…”-ka deklaruar Nuredin Dumani.

Një tjetër provë që provon implikimin e Ervis Martinaj, Elvin Merlikaj dhe personave të tjerë në sigurimin e kushteve për të vrarë, Indrit Doklen, është dhe një mjet futures Dron.

Ky Dron është sekuestruar në ambjentet e kompleksit “Arbëria”, ku pas ekspertimit kompjuterik me këtë dron është filmuar rreth-rrotullimi i TEG-ut dhe zona për rreth, kompleksit ku është vendosur me banim familja e Indrit Dokles.

Ky informacion në fakt mbështet dhe në pohimin e Henrik Hoxhaj për mbikqyrjen e Indrit Dokles tek kompleksi “Rolling Hills” në afërsi të TEG-t.

Droni, është përdorur për filmime në zonën e segmetit rrugor mes Saukut dhe TEG-ut, çka ka ngritur dyshime nga prokurorët e SPAK, se mbikqyrja e Dokles nuk është bërë vetëm me njerëz në teren por edhe përmes ajrit, duke përdorur mjetin fluturues.

Njëherësh përmes këtij Droni, SPAK ka zbuluar pamjet e makinës tip “Hammer” me targë AA 708MK, në vendparkimin përpara hotel “Arbëria Palace”.

Pikërisht me këtë makinë në 18 janar 2021 Elvin Mërlika, Fredi Xhixha, Aleks Xhixha dhe një person tjetër kanë udhëtuar drejt Kosovës, ku realizuan takimin e parë për të takuan Dumanin, me qëllim lidhjen e kontratës për vrasjen e Dokles.

Teksa kishte takuar me këta persona dhe ishte lidhur në bisedim direkt me Ervis Martinaj, i penduari Dumani tregon se pas ca kohësh, ka kontaktuar sërisht me Elvin Mërlikaj, të cilit i ka thënë nëse ishin të interesuar akoma për goditjen e Dokles.

“…me Elin komunikova në “Sky Chat”. Ata më thamë që sigurisht që ishin të interesuar. Unë ju thashë se isha gati dhe kam njeriun që ma nxjer në pritë Indrit Doklen. Në të vërtetë unë nuk kisha bërë asgjë por doja thjesht të merrja lekët.

Ai më tha: “…Vazhdo jepi drejtim…".

Unë i thashë:”…që t’i jap drejtim duhen ngrohur pak çunat dhe nuk kisha lekë…”.

Pastaj filluam të bëjmë pazar, ku unë fillimisht i kërkova shumën prej 1.000.000 Euro. Ervisi, nuk pranoi për këtë shumë dhe më tha se ishin shumë. Negociuam pazarin dhe përfundimisht ramë dakord që Ervisi të më jepte shumën 500.000 Euro që unë të kryeja vrasjen.

Pasi ramë dakord për shumën unë i kërkova paradhënie një shumë prej 300.000 Euro. Visit, iu duk shumë dhe pas negociatave përfundimisht ramë dakort që të me jepte paradhënie shumën prej 100.000 Euro. Shumën tjetër do ta merrja pasi të mbaronte puna.

Pas disa ditësh nga kjo bisedë Elvin Mërlika (Eli), më ka shkruar në telefon dhe më tha se paratë ja dha Fredi Xhixhës. Gjithashtu Eli më tha se i ka dhënë Fredit edhe telefonin e tij me qëllim që të bisedonte me mua.

Më pas unë komunikova me një telefon “Sky” që e kisha lënë në shtëpi për të kontaktuar me familjen dhe këta lajmëruan djalin e xhaxhait tim që quhet Rrahim Dumani. Unë i kërkova në “Sky” njerëzve të shtëpisë që të shkonin dhe të takonin Rrahimin, pasi doja të flisja me të.

Pas pak kohë Rrahimi ka vajtur tek shtëpia ime dhe u lidha me të në telefonin “Sky”. Unë i kërkova që të shkonte deri në Vorë dhe të merrte një porosi timen. Ai pranoi por më tha se vetëm të mos ishte diçka e kundërligjshme.

Unë i thashë që janë ca lek pa i thënë për shumën. Rrahimi ka dalë në Vorë tek një karburant ku aty ka takuar Fredin, i cili i ka dhënë shumën e parave. Nuk kanë biseduar fare me njëri-tjetrin por thjesht Fredi i ka dhënë paratë Rrahimit.

Dua të shtoj së fillimisht ka vajtur Rrahimi me një automjet “Audi” në pronësi të familjes së tij. Në momentin që Rrahimi është tek karburanti ai më dërgoi një foto dhe unë kam komunikur direkt me Fredin, të cilit i dhashë të dhënat se ku ishte Rrahimi me “Audin”. Edhe Rrahimi edhe Fredi më konfirmuan se Rrahimi i mori paratë.

Pasi ka marrë paratë Rrahimi ka vajtur në Durrës. Pas disa ditësh, me kërkesën time Rrahimi ka ardhur me autobus në Kosovë dhe më ka takuar mua tek shtëpia ku rija unë në atë kohë në Gjilan. Ka ndenjur një natë në shtëpinë time Rrahimi më dha paratë të cilat unë nuk i hapa në prezencë të tij.

Të nesërmen Rrahimi është larguar. Paratë që më dërgoi Ervisi ishin të gjitha prerje 50-she Euro.

Pas kësaj Ervisi më shkruante herë pas here në telefon duke me pyetur se si ishte puna, se Dokle po levizte nëpër Tiranë. Unë gjithmonë i gjeja ndonjë justifikim. Ervisi, kishte informacion për lëvizjet e Indritit dhe herë pas here me informorte. Foto nuk me ka dërguar.

Unë në të vërtetë nuk kam marrë asnjë veprim për të vrarë Indrit Doklen. Ervisi nuk më ka kërkuar që ti kthej lekët mbrapsht.

Dua të tregoj një rast kur Ervisit i kam kërkuar ndihmë që të më kalonte për në Kosovë gruan dhe kalamanjtë në doganë pa i regjistruar në sistem.

Kjo gjë ka ndodhur me të vertetë dhe bëhet fjalë për dy raste, një në muajin Shkurt të vitit 2021, kurse hera e dytë në fund të vitit 2021. Se si ka arritur që të mos regjistrohen gruaja dhe kalamajtë nuk e di.

Gjithashtu, Ervisi herë pas here më njoftonte për përpjekjet që bëheshin për të më arrestuar mua.

Ai informacionet i merrte nga institucione të ndryshme si RENEA, Operacionale, SHISH etj. Informacioni i fundit që më përcolli sipas tij ishte informacion i SHISH dhe bënte fjalë që ishin shumë afër arrestimit tim. Ai i bënte foto informacionit që i kishin dërguar dhe ma dërgonte mua në “Sky Chat”.

Dua të shtoj se kushuriri im që erdhi në Kosovë për të më dhënë 100.000 Euroshin ka fjetur një natë para tek kompleksi i Ervis Martinajt, që ndodhet në autostradën Milot-Fushë Krujë"./Oranews

ervis martinaj

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë