LIVE UPDATES
Aktualitet

Pelegrinazh dhimbjeje dhe kujtese në ish kampin e internimit në Tepelenë

Vuajtjet e fëmijëve dhe tragjeditë njerëzore në këtë kamp ngjallën në shkurt të vitit 1955 edhe reagimin e qeverisë amerikane.

23 Gusht 2022, 20:12 Nga I.A
Pelegrinazh dhimbjeje dhe kujtese në ish kampin e internimit në
Foto ilustruese

TEPELENË- Ish kampi i internimit të Tepelenës ishte një nga vendet ku gjatë regjimit komunist humbën jetën qindra persona mes të cilëve mbi 300 fëmijë. Vuajtjet e fëmijëve dhe tragjeditë njerëzore në këtë kamp ngjallën në shkurt të vitit 1955 edhe reagimin e qeverisë amerikane. Familjarë të viktimave dhe të të mbijetuarve zhvilluan sot një pelegrinazh dhimbjeje dhe kujtese në këtë zonë.

Qiparizat që janë mbjellë për të kujtuar mbi 300 fëmijët që nuk mbijetuan në ish kampin e internimit në Tepelenë po rriten.

Çdo vit dhjetëra familjarë të personave që vuajtën apo humbën jetën zhvillojnë një pelegrinazh dhimbjeje, nderimi dhe kujtese në këtë zonë ku kanë mbetur ende grehinat e vjetra të kazermave.

Gjergj Mata ka udhëtuar nga Mirdita dhe thotë se ka ardhur të nderojë nusen e xhaxhait të tij e cila humbi jetën në këtë kamp duke lënë jetimë dy fëmijët e saj, dy dhe katër vjeç.

“Quhet Dila Frrok Mata, në gusht të 1949 është interrnuar me dy vajzat edhe gjyshin. Xhaxhai u pushkatua në Qafën e Valmirit nga regjimi komunist dhe nusen e tij dhe dy vajzat dhe gjyshin e internuan në Kampin e Tepelenës”, tha ai.

Pas vdekjes së nënës fëmijët u dërguan në Mirditë, ndërsa eshtrat e gruas edhe sot nuk janë gjetur, thotë Gjergji.

"Dilën e kanë varrosur duke e mbuluar me gjethet e pemëve dhe duke i hedhur dhe sipër siç na kanë dëshmuar familjarë të tjerë tanët që ishin në këtë kamp nga Gjegjani. Vajzat ishin të vogla dhe rastësisht i kanë nxjerrë nga kampi dhe i kanë sjellë në shtëpi. Një fshatar i ka sjellë me kafshë. Njëra nga vajzat peshonte më shumë dhe tjetra më pak dhe ka përdorur gurë për t`i balancuar peshat deri sa i ka sjellë në udhëtimin e gjatë në shtëpi", thotë Gjergji.

Vende si ish Kampi i Tepelenës e kanë ngarkesën e dhimbjes por edhe kërkojnë drejtësi thotë kryetari i Shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Ethem Fejzullari.

"Ky vend rënkon, qan, vuan nga eshtrat që akoma prehen këtu. Askush nga autoritetet nuk është i interesuar t`i kërkojë, t`i gjejë dhe të varrosen në vendin e merituar", thotë më tej ai.

Zoti Fejzullari thotë se i provoi kampet e internimit që në moshën 4 vjecare në Fushë -Krujë ku kushte ishin çnjerëzore.

Ndërsa Tefta Mersini thotë se erdhi foshnjë në ish Kampin e Tepelenës dhe deri në vitet nëtëdhjetë jetën e kaloi në kampet e internimit.

"Erdha në moshën gjashtëmuajshe nga Dukati i Vlorës me nënën në Kampin e Tepelenës . Më pas na dërguan në Plug të Lushnjës ku ndenjëm një vit e gjysëm dhe pastaj në Savër ku kaluam jetën në internim deri sa erdhi demokracia në vitet nëntëdhjetë. E gjitha kjo sepse na u arratis babai i cili la nënën me gjashtë fëmijë Dy nga vëllezërit bënë burgje gjatë regjimit. ”

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thtoë se Kampi i Tepelenës mbart shumë mesazhe.

Ky vend, Kampi i Tepelenës bashkë edhe me disa vende të tjera siç është Kampi Spaçit apo disa burgje të tjera të tjera besoj meritojnë shumë më tepër se sa një kujtesë sporadike që mund të bëjnë ata që kanë qenë këtu. Një nga inisiativat e Partisë Demokartikë është pikërisht ligji i depozituar në Parlamentin shqiptar për ta shpallur Kampin e Tepelnës dhe Kampin e Spaçit si Muze Kombëtar.

Në kampin e Tepelenës u internuan rreth 1500 familje, krysisht nga Veriu i Shqipërisë me rreth 3380 persona nga të cilët mbi 1250 ishin gra.

Kë Kampin e Tepelënës vuajtën 1161 fëmijë 285 prej të clëve humëbn jetën nga kushtet e tmershme të ushqimit dhe higjenës në harkun e tre muajve .

Qeveria amerikane në vitin 1995 e përmend Kampine eTepelenes në një raport në Kombet e Bashkuara duke ngritur me forcë shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe përdorimin e punës së detyruar si mjet ndëshkimi.

Marrë nga VOA

ethem fejzullari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet