LIVE UPDATES
Aktualitet

Pedagogët e Arteve akuzojnë institucionin për shkelje që cenojnë statusin e tyre: Po na mohohen titujt, rrezikohet ekzistenca e institucionit

Ata thanë se institucioni ka ndërmarrë hapa për të detyruar pedagogët që të ndjekin studimet e ciklit të tretë me programe që nuk përputhen me profilin e tyre artistik.

19 Mars 2026, 12:30 Nga E.d
Pedagogët e Arteve akuzojnë institucionin për shkelje
Foto ilustruse

TIRANË- Pedagodët e universitetit të Arteve kanë denoncuar moszbatimin e vendimeve të Senatit Akademik për promovimin e tyre akademik, i cili sipas tyre krijon një precedent problematik për funksionimin e brendshëm të universitetit. Përmes një konferencë për shtyp ata u shprehën se situata aktuale rrezikon vetë ekzistencën e institucionit.

Ata thanë se institucioni ka ndërmarrë hapa për të detyruar pedagogët që të ndjekin studimet e ciklit të tretë me programe që nuk përputhen me profilin e tyre artistik. Sipas tyre kjo ka krijuar një situatë kontradiktore, ku nga njëra anë njihen tituj akademikë në bazë të praktikës artistike, ndërsa nga ana tjetër kërkohet përmbushja e kritereve të një modeli klasik akademik.

Në fund, ata thanë se përfaqësia e asamblesë ka ndjekur rrugën institucionale për adresimin e kësaj çështjeje dhe i ka kërkuar zyrtarisht rektoratit një sqarim të plotë mbi statusin dhe zbatimin e vendimeve të Senatit akademik.

Deklarata e plotë:

"Në vitin 2021, me VKM numër 145, Universiteti i Arteve fitoi një status të veçantë si institucion i arsimit të lartë me profil artistik, duke reflektuar natyrën specifike të disiplinave të tij.

Në vijim të këtij statusi, në vitin 2024, Senati akademik i Universitetit të Arteve miratoi procedurat dhe vendimet për promovimin akademik të stafit, duke i dhënë një pjese të pedagogëve të tij titujt si profesor në arte dhe profesor i asociuar në arte.

Megjithatë, që nga data 12.06.2024, këto vendime nuk janë zbatuar në mënyrë të plotë, veçanërisht në aspektin financiar dhe atë administrativ, duke bërë që pedagogët e promovuar të vazhdojnë të trajtohen sipas statusit të mëparshëm.

Gjithashtu, paralelisht, institucioni ka ndërmarrë hapa për të detyruar pedagogët që të ndjekin studimet e ciklit të tretë, doktoratura domethënë, shpesh këto me kosto të konsiderueshme financiare, dhe në dhe me programe që nuk përputhen me profilin tonë artistik.

Kjo ka krijuar një situatë kontradiktore, ku nga njëra anë njihen tituj akademikë në bazë të praktikës artistike, ndërsa nga ana tjetër kërkohet përmbushja e kritereve të një modeli klasik akademik.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për sqarim, deri më sot nuk kemi një qëndrim të qartë dhe të plotë institucional mbi statusin dhe zbatimin e këtyre vendimeve.

Kjo situatë prek një grup të konsiderueshëm pedagogësh dhe ka mbështetjen edhe të pjesës tjetër të stafit akademik që i gëzojnë këto tituj më përpara. 

 Përfaqësia e asamblesë së stafit akademik të Universitetit të Arteve shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Senatit akademik të datës 12.06.2024, të cilat pavarësisht miratimit të tyre, nuk kanë gjetur ende zbatim të plotë institucional.

Moszbatimi i vendimeve të një organi kolegjial si Senati akademik, krijon një precedent problematik për funksionimin e brendshëm të universitetit, duke vënë në pikëpyetje sigurinë juridike të akteve akademike dhe koherencën e vendimmarrjes institucionale.

Në të njëjtën kohë, kërkesa për ndjekjen e detyrueshme të studimeve të ciklit të tretë, e shoqëruar me kosto të konsiderueshme financiare, ngre shqetësime serioze për përputhshmërinë e këtyre praktikave me natyrën specifike të disiplinave artistike dhe me statusin e veçantë të Universitetit të Arteve si një institucion i profilizuar.

Kjo situatë nuk përbën thjesht një problem individual, por prek drejtpërdrejt standartet akademike, integritetin institucional dhe funksionimin normal të një institucioni publik të arsimit të lartë.

Përfaqësia e asamblesë ka ndjekur rrugën institucionale për adresimin e kësaj çështjeje dhe i ka kërkuar zyrtarisht rektoratit një sqarim të plotë mbi statusin dhe zbatimin e vendimeve të Senatit akademik.

Në mungesë të një përgjigje të qartë dhe një zgjidhje institucionale, përfaqësia e asamblesë do të shqyrtojë të gjitha mjetet ligjore dhe institucionale në dispozicion për të garantuar respektimin e vendimeve akademike dhe funksionimin e rregullt të universitetit.

Transparenca, respektimi i akteve akademike dhe siguria juridike janë parime themelore që nuk mund të relativizohen"./Dosja.al

pedagoge arte universitet

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë