LIVE UPDATES
Aktualitet

"Pasaportë Evropiane me salmonelë braziliane", Qëndresa Qytetare: SPAK të hetojë plotësisht çështjen, institucionet dhe personat e përfshirë në skandalin e mishit të pulës

Mishi i pulës është shpërndarë në treg që nga 11 marsi, pa pritur përgjigjen e analizave laboratorike, të cilat konfirmuan më vonë praninë e bakterit të rrezikshëm "Salmonela".

29 Mars 2025, 21:04 Nga r.ll
"Pasaportë Evropiane me salmonelë braziliane", Qëndresa
aktiviste te qendresa qytetare

TIRANË- Një skandal ka përfshirë vendin, ku mijëra tonë mish pule me salmonelë janë importuar në Shqipëri nga Brazili dhe janë hedhur në treg për konsum. Lidhur me këtë ka reaguar edhe organizata "Qëndresa Qytetare" ku shprehen se siguria ushqimore është lënë në mëshirë të standardeve afrikane, ndërkohë që qeveria u premton qytetarëve pasaportë evropiane.

Futjen e mishit të pulës me salmonelë në vend, "Qëndresa Qytetare" e ka cilësuar si skandal të paprecedentë, që dëshmon se siguria ushqimore në këtë vend nuk mbështetet në ligj, por në etjen për përfitim të disa firmave private dhe në korrupsionin e strukturave shtetërore.

Mishi i pulës është shpërndarë në treg që nga 11 marsi, pa pritur përgjigjen e analizave laboratorike, të cilat konfirmuan më vonë praninë e bakterit të rrezikshëm "Salmonela". Ata shkruajnë se nuk kërkojnë kapituj negociatash, por kërkojnë dollapë ushqimi të sigurt. Po ashtu i bëjnë thirrje Prokurorisë së Posaçme të hetojnë plotësisht çështjen dhe mos të mjaftohen vetëm me disa procedime. Ato bëjnë thirrje të hetohen Autoritetet portuale, AKU, Ministria e Bujqësisë dhe çdo individ përgjegjës.

REAGIMI I PLOTË: 

PASAPORTË EVROPIANE ME SALMONELE BRAZILIANE!

Ndërkohë që qytetarëve u premtohet pasaporta evropiane, siguria ushqimore në Shqipëri është lënë në mëshirë të standardeve afrikane.

Me bekimin e AKU-së dhe strukturave shtetërore, 18.3 ton mish pule i importuar nga Brazili, i infektuar me salmonelë, është hedhur në treg dhe konsumuar nga qytetarët shqiptarë gjatë dy javëve të fundit.

Ky është një skandal i paprecedentë, që dëshmon se siguria ushqimore në këtë vend nuk mbështetet në ligj, por në etjen për përfitim të disa firmave private dhe në korrupsionin e strukturave shtetërore. Mishi është shpërndarë në treg që nga 11 marsi, pa pritur përgjigjen e analizave laboratorike, të cilat konfirmuan më vonë praninë e bakterit të rrezikshëm Salmonela.

Ndërsa qytetarët helmohen:

• Drejtori i AKU bën fushatë në Elbasan.

• Ministrja e Bujqësisë promovon mandarina me pesticide në Vlorë.

Këta e kanë mendjen te fushata, jo te detyra. Ne i paguajmë të na mbrojnë, ata na ekspozojnë ndaj rrezikut.

Sipas të dhënave, rreth 7 ton fileto pule të infektuara janë konsumuar tashmë nga qytetarët. Ndërsa pritej një alarm shtetëror, autoritetet heshtën. Jetojmë në zemër të Europës, por nuk dimë më çfarë hamë:

• Peshk me parazitë,

• Akullore me lëndë kancerogjene,

• Çokollata me copa metali.

Ne nuk kërkojmë kapituj negociatash, kërkojmë dollapë ushqimi të sigurt!

Kjo nuk është pasaportë për Europën, por pasaportë helmimi, mashtrimi dhe sëmundjeje.

Kërkesat tona janë të qarta:

• Hetim i plotë nga SPAK për këtë çështje, jo me tre punonjës që pastrojnë rrugët “në shërbim prove”, por nga koka jo nga zyrtaret ne fund te hierarkise.

• Hetim penal për të gjitha hallkat e përfshira: Autoritetet portuale, AKU, Ministria e Bujqësisë dhe çdo individ përgjegjës.

• Shkrirje e menjëhershme e AKU-së, si institucion që ka dështuar në mbrojtjen e konsumatorit.

• Krijimi i një Agjencie të re të Konsumatorit, të pavarur, te papolitizuar, të përgjegjshme dhe transparente.

Shëndeti i qytetarëve nuk është çështje statistike, por jetike. Përgjegjësit duhet të japin llogari.

qëndresa qytetare skandali i mishit te pules me salmonele

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Mars 2025, 16:38 Auron Tare

Një balonë për Ali Pashanë!

Foto ilustruese TIRANË - Një mëngjes i bukur, plot dritë dhe diell, i pasuar nga një erë e freskët, shihte grumbullimin ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet