LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas vdekjes së gruas në aksident nuk regjistron dot djalin në kopsht, si u gjet zgjidhja

Përgjegjësja e sektorit të kopshteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Larisa Haxhi, sapo u vu në dijeni premtoi që fëmija të regjistrohet e të nisë menjëherë kopshtin.

6 Shkurt 2025, 21:41 Nga r.ll
Pas vdekjes së gruas në aksident nuk regjistron dot djalin në
foto ilustruese

TIRANË- Vilson Gjata një qytetar nga Tirana tregon se është banor në njësinë numër 4 dhe ka një djalë 4 vjeç, që do që ta regjistrojë në kopsht. Djali më parë rrinte me të ëmën pasi ajo ishte në shtëpi. Por gruaja ndërroi jetë pas një aksidenti dhe tani Vilsoni kërkon që të punojë, por nuk ka ku të lerë djalin.

“Përshëndetje unë jam Vilson Gjata. Jam 30 vjeç, banoj dhe jetoj në Tiranë prej disa vitesh. Jam banor i njësisë administrative numër 4, jetoj me qira në zonën e Shkozës. Para disa ditësh në datën 17 Janar ka ndodhur një aksident në qytetin e Beratit, ku si pasojë e aksidentit bashkëshortja ime 30-vjeçare ka ndërruar jetë dhe djali ka ngelur i plagosur nga aksidenti. Djali është 4 vjeç. Pasi kemi ardhur në Tiranë dhe janë bërë të gjitha ceremonitë mortore të nuses kam kërkuar që djalin ta regjistroj në kopsht, sepse kam jetuar me qira dhe të ardhurat e mia kanë qenë kryesore, sepse nusja ka qenë invalide që nga lindja. E kam të domosdoshme të punoj sepse jam me qira, por nuk kam se ku të lë djalin. Kam punuar më parë me gipse e punë të ndryshme që siguroja të ardhurat. Djali më parë qëndronte me bashkëshorten për arsye se ajo ishte pa punë. Kurse sot djalin e kam lënë me të zotët e shtëpisë që jetoj me qira, në rastet kur më duhet të bredh për ndonjë dokument, për certifikata ose çfarë duhet të dorëzoj. Kërkoj me patjetër që ta regjistroj në kopsht sepse më duhet të punoj. Nuk kam asnjë të ardhur tjetër, e nuk marr asnjë lloj pensioni. Nuk kam asnjë lloj ndihme”, tha denoncuesi.

Vilsoni thotë se është interesuar në kopshtin e Shkozës, por nuk ia kanë regjistruar.

Vilson Gjata: Që në momentin që më ka vdekur bashkëshortja, 5 ditë pas vdekjes së bashkëshortes kam nxjerrë certifikatën personale të djalit, certifikatë familjare, libër vaksinimesh, me pak fjalë të gjitha ato që m’u kërkuan nga kopshti në Shkozë. Të gjitha dokumentet përkatëse për të regjistruar fëmijën në kopsht unë i kam. Nuk e di pse është kaq i vështirë regjistrimi. Ia jam drejtuar dhe njësisë bashkiake.

Gazetarja: Ke shkuar tek Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve e Kopshteve?

Vilson Gjata: Jo unë kam shkuar vetëm tek ndihma, që është kjo sociologia për fëmijët. Ajo më ka thënë që do të bëjnë një kërkesë, por kërkesa vonon shumë për faktin që kopshtet janë plot.

Për këtë rast bashkë me Vilson Gjatën, “Stop” iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve dhe përgjegjësja e sektorit të kopshteve Larisa Haxhi, sapo u vu në dijeni premtoi që fëmija të regjistrohet e të nisë menjëherë kopshtin.

Përgjegjësja e sektorit të kopshteve, Larisa Haxhi: Rasti është hera e parë që paraqitet këtu në drejtori. Për specifikën që ka absolutisht që do të merret në konsideratë dhe do të kryhet procedura për regjistrimin e fëmijës në kopsht. Do të shihen dokumentet që ka sjellë zotëria dhe menjëherë pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe plotësimit të aplikimit do të marrim kohën e duhur vetëm për nxjerrjen e faturave të proceduarës. Në fillim të muajit, që i bie dita e hënë nis frekuentimin fëmija në kopsht./tvklan.al

 

vilson gjata larisa haxhi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës