LIVE UPDATES
Aktualitet

“Partia dhe kryetari prevalojnë mbi interesat kombëtare”/ Edhe mjeku Tritan Kalo ikën nga Shqipëria: Do shkoj në Kanada!

Tritan Kalo do largohet nga Shqipëria.

1 Prill 2023, 13:11 Nga k.m.
“Partia dhe kryetari prevalojnë mbi interesat kombëtare”/
Tritan Kalo

TIRANË- Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka vendosur që të largohet nga Shqiëpria. Ai ka zbuluar se pasi të dalë në pension më 18 korrik do të largohet për të jetuar në Kanada, duke mos i kursyer edhe disa fjalë kritike për Shqipërinë dhe drejtuesit. 

"Nëse nuk je konformist, militant apo një servil i delezuar pas forcave politike të dala me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri më 15.12.1990, pak ose aspak të ofrohen mundësitë e dhënies së më të mirës tënde si Mantelbardhë i panjolltë. KËTË gjë nuk duan t’a pranojnë myteberët politikbërës në Shqipëri, ndaj edhe i mirëkuptoj shumë kolegë përse ata largohen nga “Dheu i të parëve të tyre”….FATKEQSISHT “Partia, Kryetari” prevalonin e vijojnë të prevalojnë mbi Profesionalizmin dhe Interesat socio-politiko-ekonomiko Demokratike e Kombëtare.

Fotot e mëposhtëme janë të bëra në Victoria, ku jeton edhe vajza e vogël e tezes së bashku me bashkëshortin e saj….Jemi këtu pesë familje të një lidhje shumë të afërt mes nesh: Familja Kalo Jr vetë i pestë, Familja Veizaj vajza e tezes vetë e tretë, im nip Familja Leka vetë i pestë, ime mbesë Familja Pashaj vetë i katërt, dhe Familja Qirjako ime vjehrre dhe im kunat vetë i katërt, si dhe shumë miq shqiptarë nga Shqipëria londineze, nga Kosova e viset e tjera Arbërore….Edhe pak muaj na ndajnë nga 18.07.2023, datë që do të shënojë edhe kthimin tim përfundimtar pas pensionimit në Shqipëri, këtu në Victoria, BC, Canada….Gjithsesi në çdo qelizë timen përjetësisht është gjurmëzuar Shqipëria dhe Shqiptarizma….Together forever!!!,"-shkruan mjeku. Kalo, si shumë kolegë të tjerë, u kthyen në pikë referimi për shqiptarët gjatë periudhës së koronavirusit, ky nuk mungonin këshillat e tij të përditshme për të luftuar pandeminë. Por tashmë duket se edhe ai, si shumë të tjerë, ka vendosur të largohet. 

POSTIMI I PLOTË:

1.04.2023….Muaj PRILL të mbarë miq, të afërm, mirëdashës, kolegë e bashkëkombas.

1.04.1997 shënon ditën e mbërritjes sonë në ishullin e Vankuverit të Kolumbisë Britanike, Kanada, fillimisht për dy vite në Nanaimo ku më 7.08.1998 erdhi në jetë bija jonë e tretë, Genta Juna Kalo, dhe prej 1.07.1999 e në vijimësi në kryeqendrën e provincës, Viktoria….Prej Shtatorit 1996 i kishim në dorë dokumentet e emigrimit për në Kanada, por megjithatë hezitonim shumë të largoheshim nga “Dheu ku na kish lerë koka”.

Ishim të instaluar shumë mirë në Paris, Francë ku unë edhe studiova, por së bashku me time shoqe dhe dy vajzat e lindura në Shqipëri vendosëm të riktheheshim në fillimvitin 1993, me idenë e dëshirën të kontribuonim në ZHVILLIMIN dhe në DEMOKRATIZIMIN, e vendit tonë të dalë nga 45 vite diktaturë.

”Guri i rëndë në vend të vet” ishte diçka, që prindërit na e kishin ushqyer përditë me dashurinë për NËNË LOKEN SHQIPËRI. Pozicionin profesional të punës në Paris, të marrë përmes konkurrimit kurrë nuk mbërrita ta marr në vendin tim, edhe pse i Diplomuar me “Medalje të Artë” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe i vetmi mjek në atë kohë i Diplomuar në një prej 100 universiteteve më në zë në Botë, Universiteti Paris 7, Fakulteti i Mjekësisë “Xavier Bichat” në dy domene të rëndësishme të mjekësisë klinike: 1- Sëmundjet Infektive e Tropikale, dhe 2- Reanimacionin Mjekësor.

Viti i praptë 1997 na krijoj angështinë e vijimësisë së jetës në Shqipëri…PROFESIONALIZMI, PËRKUSHTIMI dhe PUNA pak u vlerësuan në atë kohë, dhe ato përsëri pak u vlersuan pas rikthimit tim nga Kanadaja në Korrik 2009, kur “gëzova edhe statusin e të papunit” për një vit si dhe të mos rikthimit në auditorët e dijedhënies në vijimësi deri më sot.

NËSE nuk je konformist, militant apo një servil i delezuar pas forcave politike të dala me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri më 15.12.1990, pak ose aspak të ofrohen mundësitë e dhënies së më të mirës tënde si Mantelbardhë i panjolltë.

KËTË gjë nuk duan t’a pranojnë myteberët politikbërës në Shqipëri, ndaj edhe i mirëkuptoj shumë kolegë përse ata largohen nga “Dheu i të parëve të tyre”….FATKEQSISHT “Partia, Kryetari” prevalonin e vijojnë të prevalojnë mbi Profesionalizmin dhe Interesat socio-politiko-ekonomiko Demokratike e Kombëtare.

Fotot e mëposhtëme janë të bëra në Victoria, ku jeton edhe vajza e vogël e tezes së bashku me bashkëshortin e saj….Jemi këtu pesë familje të një lidhje shumë të afërt mes nesh: Familja Kalo Jr vetë i pestë, Familja Veizaj vajza e tezes vetë e tretë, im nip Familja Leka vetë i pestë, ime mbesë Familja Pashaj vetë i katërt, dhe Familja Qirjako ime vjehrre dhe im kunat vetë i katërt, si dhe shumë miq shqiptarë nga Shqipëria londineze, nga Kosova e viset e tjera Arbërore….Edhe pak muaj na ndajnë nga 18.07.2023, datë që do të shënojë edhe kthimin tim përfundimtar pas pensionimit në Shqipëri, këtu në Victoria, BC, Canada….Gjithsesi në çdo qelizë timen përjetësisht është gjurmëzuar Shqipëria dhe Shqiptarizma….Together forever!!!

tritan kalo

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet