Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Larvat e tij ushqehen me rrënjët e misrit, gjë që zvogëlon aftësinë e bimës për të thithur ujin dhe lëndët ushqyese nga toka ndërsa insekti i rritur ushqehet me mëndafshin e kallirit duke dëmtuar pllenimin.
Më shumë se 2000 hektarë tokë e mbjellë me misër në fushën e Vurgut, në Finiq, Sarandë e Konispol është prekur dhe po dëmtohet çdo ditë nga paraziti më serioz i kësaj kulture, Diabrotica virgifera, i njohur ndryshe si paraziti i rrënjëve. Larvat e tij ushqehen me rrënjët e misrit, gjë që zvogëlon aftësinë e bimës për të thithur ujin dhe lëndët ushqyese nga toka ndërsa insekti i rritur ushqehet me mëndafshin e kallirit duke dëmtuar pllenimin.
Ekspertët lokalë të bujqësisë dyshojnë se larvat e parazitit mund të kenë hyrë në Shqipëri përmes importit të pajisjeve bujqësore të përdorura, ndoshta nga Greqia pasi në fushën e Vurgut një prej ekonomive më të rëndësishme të misrit në vend situata regjistrohet për herë të parë.
Fermerët i pikasën dëmet gati 10 ditë më parë por fakti që për ta paraziti ishte i panjohur mund të ketë përkeqësuar situatën, duke kërcënuar tani gati 50% të prodhimit. Ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë që kryen verifikime në terren rekomanduan spërkatjen me një pesticid të miratuar kundër insektit por ende nuk ka një përgjigje nëse do të ketë ndihmë për spërkatje nga ajri. Çdo ditë e agravon edhe më shumë situatën pasi ritmi i përhapjes është shumë i lartë.
Spërkatja me mjete bujqësore e cila ka nisur përveçse shkatërron automatikisht 15% të prodhimit nuk mundëson parandalimin në kohë të fenomenit për më tepër që nuk janë duke e kryer të gjithë fermerët.
Në fushën e Vurgut prodhimi i misrit siguron jetesën e më shumë se 400 fermerëve përveçse qindra punëtorëve të bujqësisë. Kostove të shtuara për punimet, farërat, ujitjen, karburantet, plehrat këtë vit po i shtohet edhe dëmi i jashtëzakonshëm i parazitit Diabrotica virgifera.
Insekti që mendohet se e ka origjinën prej Amerikës Qendrore mbërriti në Europë dhe shkaktoi dëme serioze në në fillim të viteve ‘90 dhe që atëherë i kushton ekonomisë Europiane mbi 472 milionë euro çdo vit./ Marrë nga Top Channel
Foto ilustruese Një nuse e re këmbënguli ta shpëtojë bashkëshortin e saj që kishte mbjellë drog&eum...
Policia Tirane TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pran...
Perparim Ademi TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, 50-vjeçarin...
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po zhvillohet seanca ndaj 8 të pandehurve p&e...
Roberto Mottura ITALI- Gjashtë shqiptarë janë marrë nën hetim për vrasjen e arkitektit Roberto Mottura në Itali.&nb...
VLORË- Një punonjës i Ujësjellësit ra paraditen e sotme në humnerë në Malin e Çikës. Arjan Agalliu, 55 vje...
Policia Korce KORÇË- Operacioni policor i koduar 'Subvencioni' ka vënë në pranga dy persona në Korçë. Inspektor...
Foto ilustruese ITALI- "Çmontohet" grupi i trafikut të drogës në Itali, ku në pranga kanë përfunduar 19 persona. Opera...
Policia e Lezhes LEZHË- Parcelë kanabisi në Lezhë. Gjatë kontrolleve me dron, është zbuluar parcela me fidanë n&eum...
Femije GJIROKASTËR- Gjashtë raste janë shënuar në Gjirokastër me sëmundjen e variçelës apo të njohur nd...