LIVE UPDATES
Aktualitet

Horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar dhe me krimba! 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende

Një kufomë gjendej e shtrire në pllaka, ndërkohë që disa të tjera të mbështjella ishin lënë jashtë frigoriferëve mbi barela. Dekompozimi i kufomave që nuk dihet se prej sa ditësh janë në atë gjendje kishte sjell një erë të rëndë në të gjithë Morgun.

17 Qershor 2025, 20:50 Nga M.B
Horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar dhe me krimba!
Foto nga emisioni

TIRANA- Fiks Fare denoncoi për të disatën herë skandalin që ndodh në Morgun e Tiranës, ku vendi ku mbahen kufomat është jashtë çdo standardi. Fiksi  siguroi foto e pamje nga brenda Morgut ku shihen trupa të dekompozuar dhe që kishin zënë krimba. Trupat mbaheshin jashtë frigoriferëve,  pasi këta të fundit nuk punonin. Kjo gjë kishte sjell një kolaps të situatës, ku trupat e lënë jashtë frigoriferëve kishin filluar të  dekompozoheshin dhe kishin zënë  krimba.

Në Fiks Fare u ankua një qytetar i cili kishte ardhur nga Italia për të bërë identifikimin e një kufome , por që ishte hasur me një ngjarje horror. Kufoma që ai ka parë për ta identifikuar ishte gjysmë e dekompozuar dhe e mbushur me krimba. Foto të cilat i vuri në dispozicion të Fiksit. Gjithashtu Fiksi siguroi edhe disa foto të tjera që vërtetojnë situatën alarmante në Morgun e Tiranës. Një kufomë gjendej e shtrire në pllaka, ndërkohë që disa të tjera të mbështjella ishin lënë jashtë frigoriferëve mbi barela. Dekompozimi i kufomave që nuk dihet se prej sa ditësh janë në atë gjendje kishte sjell një erë të rëndë në të gjithë Morgun.

Gazetarët e Fiksit arritën të futen brenda Morgut duke sjell pamjet me anë të kamerës  dhe situata ishte po e njëjta siç denoncuesit e kishin përshkruar. Fiksi mësoi se në Morg gjendeshin 29 trupa  ndërkohë që kapaciteti është për 17 trupa. Morgu ka tre frigorifer, ku dy janë me kapacitet 8 vende total dhe një frigorifer 9 vende. Nga tre frigoriferët vetëm njëri punonte me kapacitet 4 vende, tjetri me po të njëjtin kapacitet dhe ai 9 vende ishin të prishur.

Fiksi gjatë hyrjes në Morg hasi me drejtorin Institutit të Mjekësisë Ligjore, z. Bledar Xhemali të cilin e pyeti rreth situatës së krijuar. Ai fillimisht mohoi gjithçka duke kërkuar prova. Gazetarët e Fiksit i treguan fotot dhe i kërkuan se pse kufomat kanë zënë krimba. Ai në përballje me gazetarët tha se ajo ishte faza e trupit kur fillon dekompozimi , por jo krimba. Për sa i përket këmbënguljes së gazetarëve për të marrë përgjigje, drejtori IML-së shmanget duke u larguar.

Menjëherë pas hyrjes së Fiks Fare në Morg  dy ditë më vonë institucioni filloi pastrimin dhe zhvendosjen e kufomave. U zhvendosën 11 prej tyre  përkatësisht 5  kufoma në Morgun Fier dhe 6 në Morgun Elbasan. Pamje të cilat Fiks Fare i solli mbrëmjen e së martës. Gjithashtu u mësua nga gazetarët e Fiksit se u vu në punë edhe njëri prej frigoriferëve të prishur, ai me kapacitet 4 vende.  Pra aktualisht në Morg janë 18 kufoma të sistemuara në dy frigorifer me kapacitet 8 vende në total.

Për të gjetur një zgjidhje për problemet e vazhdueshme në këtë morg, në muajin shtator të vitit 2024, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka hapur një tender me objekt “ndërtimi i dhomës frigoriferike kufoma mbajtëse”. Fondi i akorduar ka qenë 99.8 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro.

Një muaj më vonë, në tetor 2024, IML-ja, shpalli fituesit e këtij tenderi, firmat 2T dhe Alges Konstruksion, të cilat kanë 12 muaj kohë për t’a përfunduar. Dy firmat ishin të vetme në garë dhe ofruan 98 milionë lekë. Ndërkohë, në dokumentet shoqëruese është edhe një përshkrim i gjendjes ekzistuese, ku shkruhet se Instituti i Mjekësisë Ligjore bën ekzaminimet e detajuar të viktimave që mund të jenë të llojeve të ndryshme, aksidente, sëmundje, vrasje apo edhe të papritura.

Ky ekzaminim, shkruhet në dokumente, do të bëhet në pjesën mbrapa në dhomën e Morgut, i cili ka kapacitet për 3 kufoma, 3 shtretër. Ngjitur me dhomën e morgut, ndodhet edhe dhoma frigoriferike, e cila nuk ka kapacitetin e duhur për pritjen e shumë kufomave. Ka shumë raste, vijon dokumenti, ku trupat duhet të rrinë me muaj të tërë për shkak se nuk interesohet askush, apo nuk janë të identifikuar.

Më tej, IML-ja shkruan se qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve. Strukturës ekzistuese do t’i bëhet ndërtimi i një shtese, dhomë frigoriferike kufoma mbajtëse, me Kapacitet për 100 kufoma, 25 njësi me 4 poste frigoriferike. Pra deri në përfundim të dhomës së re frigoriferike IML-ja nuk po bën asnjë investim tjetër duke krijuar këtë situatë të pazakontë./ Top Channel

morgu i tiranes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet