LIVE UPDATES
Aktualitet

Pallati 10 katësh pa ashensor i kolauduar, banorët në Vlorë: Hymë me këmbë, po dalim me arkivol

Pallati është i përbërë prej dy hyrjesh, ku njëra ka ashensor ndërsa tjetra jo. Banorët shprehen për Fiksin se e ndjejnë shumë mungesën e ashensorit dhe se nga ndërtuesi  u është thënë që do e vërë shumë shpejt, edhe pse kanë kaluar 6 vite.

24 Tetor 2022, 21:57 Nga A.B
Pallati 10 katësh pa ashensor i kolauduar, banorët në Vlorë:
Pallati

VLORË- Banorët e një pallati 10 katësh në Vlorë  ankohen në Fiks Fare se prej 6  vitesh jetojnë në zonën e Lungomares në një pallat i cili s’ka ashensor. Ata thonë se janë të pajisur me dokumente pronësie, çka tregon se me dokumente ky pallat ka mbaruar.

Pallati është i përbërë prej dy hyrjesh, ku njëra ka ashensor ndërsa tjetra jo. Banorët shprehen për Fiksin se e ndjejnë shumë mungesën e ashensorit dhe se nga ndërtuesi  u është thënë që do e vërë shumë shpejt, edhe pse kanë kaluar 6 vite.

Një zonjë e këtij pallati, e cila banon në kat të 6 thotë se ka një vajzë të sëmurë dhe pikërisht për t’i ofruar shërbim mjekësor më të mirë, por jo vetëm, ka shitur shtëpinë në fshat dhe ka blerë në këtë pallat. Por  që sipas saj i rezultoi edhe më keq pasi nuk mundet ta zbresë e hipi vajzën  në krah deri në kat të 6-të.  Një tjetër zonjë banore e katit të 10-të thotë se të gjitha pazaret që i duhen për shtëpinë i ngjit në krah deri në katin e 10. Plus ka dhe nipin e vogël 3 vjeç të cilin nuk e çon në kopsht pikërisht prej mungesës së ashensorit, pasi është e pafuqishme që t’i ngjisë dhe zbresë shkallët disa herë në ditë.

“Nëse ke harruar të blesh krip, gjellën do e hash pa kripë, se të zbresësh e ngjitesh sërish deri në kat të 10- të është e pamundur” përfundon ajo.

Por në këtë pallat banorët tregojnë se ka pasur edhe banorë që i kanë parë vetëm një herë dhe më pas kanë dal me arkivol nga ai pallat. Rasti është i një çifti të moshuarish të cilët prej 5 vitesh nuk i kishin parë të dilnin, vetëm kur plaku ndërroi jetë, e moshuara ishte larguar në një shtëpi tjetër me qira, duke lënë apartamentin e saj.  Pyetjes së Fiksit që a janë ankuar diku, banorët përgjigjen se kanë komunikuar shpesh me ndërtuesin Fejzi Malaj, por ai thjesht i ka gënjyer duke u thënë se do ua vërë së shpejti ashensorin edhe pse kanë kaluar plot 6 vite.

Gazetarët e Fiksit telefonojnë ndërtuesin z, Malaj i cili në fillim fajëson firmën e ashensorëve për mos vendosjen e ashensorit. ” Ne i kemi bërë pagesat i kam edhe me fatura, por firma e ashensorëve nuk e ka vënë” shprehet ai. Ndërkohë që shprehet se do ua vërë në dispozicion faturat e pagesës gazetares së Fiksit, nuk e bëri një gjë të tillë. Por ai premtoi se ashensori do të vihej për 15 ditë.

Fiksi telefonoi edhe pronarin e firmës së ashensorëve z. Vasil Llaguri i cili pohoi fare lehtë që ashensori nuk ishte vënë pasi ndërtuesi nuk e kishte paguar. Pyetjes së Fiksit që mund të ketë kryer pagesën tani afër ai u shprehe” vetëm nëse kanë bërë ndonjë pagesë pa më njoftuar, por deri më tani nuk di të ketë një të tillë”.

Në këto kushte Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Vlorë për të kuptuar sesi është kolauduar ky pallat pa ashensor, pasi të gjithë banorët janë të pajisur me certifikata pronësie. Në bashki gazetarëve iu kërkua të linin një kërkesë me shkrim, përgjigja e të cilës ende nuk ka mbërritur në redaksinë e Fiks Fare.

Gjithsesi Fiksi u premtoi banorëve që pas 15 ditësh do të paraqiten sërish në këtë pallat për të parë nga afër nëse ndërtuesi do e mbaj apo jo fjalën kësaj radhe./Marre nga Top Channel

pallati ne vlore fiks fare pallati pa ashensor i kolauduar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet