LIVE UPDATES
Aktualitet

Paketa e ndryshimeve në Kodin Penal për shpifjen dhe sigurinë e gazetarëve/ Organizatat e Medias: Liria e shprehjes nuk mbrohet për shkak të statusit profesional por për interesin publik

Bino theksoi se ndryshimi që pritet të votohet, nuk çon në dekriminalizimin të plotë.

27 Janar 2026, 10:01 Nga D.S
Paketa e ndryshimeve në Kodin Penal për shpifjen dhe sigurinë e
Blerjana Bino

TIRANË- Organizatat e shoqërisë civile dhe të lirisë së medias u shprehen se liria e shprehjes nuk mbrohet për shkak të statusit profesional, por për shkak të interesit publik dhe mirëbesimit.

Pak minuta para seancës plenare ku pritet të votohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal që lidhen me shpifjen, fyerjen dhe sigurinë e gazetarëve, Blerjana Bino nga SCiDEV tha se shoqëria civile e ka ndjekur procesin dhe ka kontribuar në konsultimet publike me një kërkesë të qartë, dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me standardet evropiane.

Bino theksoi se ndryshimi që pritet të votohet, nuk çon në dekriminalizimin të plotë. Sipas saj, Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një sistem regjistrimi të gazetarëve, pasi kjo krijon pasiguri juridike dhe rrezikon mekanizma kontrolli mbi median.

Bino u bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë, që të përmbyllë këtë reformë në mënyrë të plotë dhe të qëndrueshme, duke dekriminalizuar plotësisht shpifjen dhe fyerjen ndaj gazetarëve.

Deklaratë për media:

"Sot jemi mbledhur përpara Kuvendit të Shqipërisë, pak para seancës plenare ku pritet të votohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal që lidhen me shpifjen, fyerjen dhe sigurinë e gazetarëve. Si organizata të shoqërisë civile dhe të lirisë së medias, ne e kemi ndjekur këtë proces që prej fillimit dhe kemi kontribuar në mënyrë aktive në konsultimet publike, me një kërkesë të qartë dhe të qëndrueshme: dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me standardet evropiane.

Dua të theksoj që në fillim se ne i njohim dhe i vlerësojmë hapat pozitivë të ndërmarrë deri tani. Veçanërisht, mirëpresim forcimin e mbrojtjes penale për gazetarët në rastet e dhunës dhe kërcënimeve serioze, përmes ndryshimeve në nenet 237 dhe 238 të Kodit Penal. Këto masa adresojnë shqetësime të kahershme dhe përmbushin detyrimet pozitive të shtetit për të garantuar një mjedis të sigurt për ushtrimin e lirisë së shprehjes.

Po ashtu, ndryshimet pasqyrojnë një vullnet politik për t’u larguar nga kriminalizimi i shpifjes, duke njohur se raportimi në interes publik, i kryer në mirëbesim, nuk duhet të ndëshkohet penalisht. Megjithatë, sot duhet të jemi shumë të qartë: teksti që pritet të votohet nuk e realizon dekriminalizimin e plotë. Ai parashikon një përjashtim të kufizuar dhe të bazuar në status, vetëm për gazetarë të përshkruar si “të regjistruar dhe të njohur”, vetëm për veprën e shpifjes, ndërkohë që fyerja mbetet vepër penale. Kjo qasje është problematike për disa arsye themelore.

Së pari, qasjet e pjesshme dhe të bazuara në status nuk janë në përputhje me standardet evropiane. Liria e shprehjes mbrohet për shkak të funksionit që shërben – interesit publik dhe mirëbesimit – dhe jo për shkak të statusit profesional të folësit. Së dyti, Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një sistem regjistrimi të gazetarëve. Çdo referencë ndaj “gazetarëve të regjistruar dhe të njohur” krijon pasiguri juridike dhe rrezikon të hapë rrugën për mekanizma kontrolli mbi gazetarinë, në kundërshtim me parimet themelore të lirisë dhe pavarësisë së medias.

Së treti, ky formulim përjashton aktorë të tjerë të rëndësishëm të interesit publik: organizata të shoqërisë civile, aktivistë, studiues, sinjalizues dhe qytetarë, të cilët luajnë një rol thelbësor në debatin demokratik dhe shpesh përballen me presione ligjore që kanë efekt frenues mbi shprehjen e lirë. Së fundi, mbajtja në fuqi e veprave penale paralele, si fyerja, minon efektivitetin e çdo dekriminalizimi të pjesshëm dhe ruan presionin e së drejtës penale mbi fjalën e lirë. Dua të theksoj qartë se këto shqetësime nuk janë vetëm të shoqërisë civile shqiptare.

Deklarata jonë e përbashkët është mbështetur nga disa prej organizatave dhe rrjeteve më të mëdha evropiane dhe ndërkombëtare për lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut, përfshirë Rrjetin SafeJournalists, partnerët e Media Freedom Rapid Response, Reporterët pa Kufij (RSF), si dhe organizata si ECPMF, Federata Evropiane e Gazetarëve, ARTICLE 19 Europe, OBCT dhe International Press Institute. Ky është një mesazh i qartë: dekriminalizimi i pjesshëm nuk mjafton dhe nuk përmbush standardet që Shqipëria ka marrë përsipër në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se reforma e Kodit Penal, ndonëse e rëndësishme, nuk mund të zgjidhë e vetme sfidat më të gjera strukturore që ndikojnë lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri. Presioni politik mbi median, cenueshmëria ekonomike e mediave, qasja e kufizuar në informacionin publik, praktikat e pabarabarta dhe jo transparente rregullatore, dobësitë në vetërregullim dhe në integritetin profesional të medias, si dhe çështjet e vazhdueshme që lidhen me sigurinë e gazetarëve, kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse dhe sistemike.

Për këtë arsye, dekriminalizimi i shpifjes duhet të jetë pjesë e një agjende më të gjerë reformuese, e orientuar drejt forcimit të llogaridhënies demokratike, garantimit të pluralizmit mediatik dhe krijimit të një mjedisi realisht mundësues për gazetarinë e lirë dhe në interes publik, në përputhje me standardet dhe angazhimet evropiane të Shqipërisë. Sot, përpara këtij votimi të rëndësishëm, ne i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të përmbyllë këtë reformë në mënyrë të plotë dhe të qëndrueshme, duke:dekriminalizuar plotësisht shpifjen dhe fyerjen,
garantuar mbrojtje të barabartë për të gjithë folësit në interes publik,
dhe duke e lidhur mbrojtjen ligjore me funksionin e shprehjes dhe mirëbesimin, jo me statusin profesional.
Kjo nuk është vetëm një çështje teknike ligjore. Është një test i angazhimit demokratik të Shqipërisë, i respektimit të lirisë së shprehjes dhe i seriozitetit të saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian.", tha Blerjana Bino nga SCiDEV./Dosja.al

blerjana bino scidev organizatat e medias kodi penal

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet