“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Ata e cilësojnë këtë si një goditje direkte ndaj profesionit të avokatit, funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë juridike.
VLORË- Dhoma vendore e Avokatisë në Vlorë ka reaguar pas vendimit për zhvendosjen e kadastrës. Përmes një deklarate zyrtare, ajo shprehet se ky vendim cënon qytetarët dhe aksesin në drejtësi. Ata e cilësojnë këtë si një goditje direkte ndaj profesionit të avokatit, funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë juridike.
Ata kërkojnë rishikimin e menjëhershëm dhe anulimin e vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ndërprerjen e politikës së largimit të institucioneve nga Vlora.
Reagimi i plotë:
Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e saj të fortë ndaj vendimit të fundit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës, një vendim i papranueshëm, i njëanshëm dhe thellësisht i dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e këtij qarku.
Ky veprim nuk është një rast i izoluar, por vazhdim i një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës, e cila ka arritur kulmin me largimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e shndërruar qytetin në një periferi institucionale pa peshë në hartën e drejtësisë shqiptare.
Largimi i institucioneve shtetërore nga Vlora përbën: Cenim të rëndë të aksesit në drejtësi dhe shërbime publike për mijëra qytetarë; Goditje direkte ndaj profesionit të avokatit, funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë juridike; Diskriminim territorial të hapur, që favorizon centralizimin ekstrem në Tiranë dhe braktis qytetet historike e strategjike të vendit.
Vlora, një qytet me peshë historike, juridike dhe kombëtare, nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si një qytet i dorës së dytë. Vendime të tilla, të marra pa konsultim me komunitetin juridik dhe pa asnjë analizë reale të pasojave, përbëjnë shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe decentralizimit administrativ.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon: Rishikimin e menjëhershëm dhe anulimin e vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës; Ndërprerjen e politikës së largimit të institucioneve nga Vlora;
Rikthimin e funksioneve gjyqësore dhe administrative, të domosdoshme për një qytet të këtij dimensioni dhe rëndësie.
Nëse kjo prirje vazhdon, Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë rezervon të drejtën të ndërmarrë çdo veprim institucional dhe ligjor, në bashkëpunim me aktorë të tjerë vendorë dhe kombëtarë, për të mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e qytetit të Vlorës. Vlora nuk do të heshtë dhe nuk do të pranojë të zhvishet nga institucionet e saj./Dosja.al
Foto ilustruse FRANCA- Një bandë e trafikut të kokainës ku përfshihen edhe anëtar shqiptar, ka dalë sot para gjyqtar&eum...
Mikel Ndoj DURRËS- Personi që shihni në foto është 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili mëngjesin e kësaj të h...
Erion Alibej BRUKSEL- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka dëshmuar sot me video-online për drejtësinë belg...
Foto ilustruse BELGJIKË- Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg në Belgjikë. Ai ...
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e informacioneve, t...
GREQI- Policia greke e konsideron 44-vjecarin nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, si një nga kriminelët më t&eu...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi&...
TIRANË- Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 56-vjeçarit, i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij, Xhen...
foto ilustruese GRAMSH- Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin tragjik në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”....
foto ilustruese GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pran...