LIVE UPDATES
Aktualitet

Padia e Ilir Metës/ Autoriteti i Dosjeve: Do bashkëpunojmë me drejtësinë! Akuzat ndaj nesh fyese dhe dashakeqëse

Në deklaratën e shpërndarë për mediat Autoriteti i Dosjeve shprehet se ky institucion është i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet ligjzbatuese, të cilët i fton të kryejnë detyrën në bazë të materialeve që disponojnë.

1 Shtator 2022, 17:26 Nga k.m
Padia e Ilir Metës/ Autoriteti i Dosjeve: Do bashkëpunojmë me
Autoriteti i Dosjeve dhe Ilir Meta

TIRANË- Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas padisë së bërë ditën e sotme nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Autoriteti shprehet se akuzat e bëra nga Meta janë të pabazuara, dashakeqëse dhe fyese ndaj secilit prej anëtarëve.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat Autoriteti i Dosjeve shprehet se ky institucion është i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet ligjzbatuese, të cilët i fton të kryejnë detyrën në bazë të materialeve që disponojnë. Gjithashtu Autoriteti i Dosjeve thekson se garanton autenticitetin dhe integritetin e çdo dokumenti dhe shton se materialet arkivore vihen në dispozicion, në zbatim të dispozitave ligjore, duke mbrojtur të dhënat personale.

"Autoriteti garanton publikun për kryerje me integritet, përgjegjësi profesionale dhe jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij për ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar. Çdo veprimtari e Autoritetit është e bazuar në akte ligjore dhe nënligjore, në vendimmarrje kolegjiale, e shoqëruar me dokumentacion të protokolluar, lehtësisht e verifikueshme në çdo kohë", thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË E AUTORITETIT TË DOSJEVE

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u njoh nëpërmjet medias, me kallëzimin penal të bërë ndaj anëtarëve të tij, mbi vendimmarrjen e datës 26 korrik 2022 e në vijim, akuza që i gjen të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.
Autoriteti është i hapur të bashkëpunojë me institucionet ligjzbatuese e të gjithë të interesuarit, dhe fton institucionet të kryejnë detyrën mbi materialet që administron me ligj, që prej krijimit të tij.
Autoriteti garanton publikun për kryerje me integritet, përgjegjësi profesionale dhe jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij për ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar.
Çdo veprimtari e Autoritetit është e bazuar në akte ligjore dhe nënligjore, në vendimmarrje kolegjiale, e shoqëruar me dokumentacion të protokolluar, lehtësisht e verifikueshme në çdo kohë.
Autoriteti administron dokumentacion arkivor në bazë të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, ligjit për arkivat dhe ligjit për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”. Në të gjitha rastet, ndiqet procedura e mirëpërcaktuar e deklasifikimit - sipas VKM nr. 662/2017 “Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, - që dokumentohet imtësisht, hap pas hapi me shkresa përcjellëse, bibliografia e së cilës publikohet në faqen zyrtare të institucionit, në Fletoren Zyrtare dhe nga DSIK, institucioni i specializuar për sekretin shtetëror.
Autoriteti siguron qytetarët shqiptarë për standardin maksimal të sigurisë së dokumentacionit të administruar prej tij. Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit trajtohen në zonat e sigurisë dhe vetëm nga personat e autorizuar sipas ligjit, ku respektohen të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me protokollin e hyrje/daljeve në mjediset e arkivit; kontrollin e ambienteve ku ruhen dokumentet; dhënien për shfrytëzim të dokumenteve arkivore; regjistrimin në regjistrat përkatës duke evidentuar të dhënat e dokumenteve të shërbyera; punonjësin që i merr, si dhe kohën e marrjes dhe kthimit të dokumenteve, në zbatim të legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar dhe sigurinë fizike; sigurimin e kontrollit mbi hyrjen dhe daljen nga hapësirat zyrtare për qëllime sigurie, me kamera sigurie, të cilat monitorojnë çdo mjedis 24 orë, në shtatë ditë të javës.
Autoriteti garanton autenticitetin dhe integritetin e çdo dokumenti. Materialet arkivore vihen në dispozicion, në zbatim të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, duke mbrojtur të dhënat personale. Versioni origjinal ruhet në arkivin e Autoritetit.
Autoriteti është i bindur në vlerën dhe impaktin publik të ndryshimeve ligjore, të paraqitura e kërkuara në mënyrë të përsëritur Kuvendit të Shqipërisë, (në nëntor 2018, shkurt 2020, korrik 2022) për shfuqizimin e nenit 29, pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, mbi komisionet “Mezini”-“Bezhani” dhe për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, për angazhim gjithëpërfshirës të subjekteve politike, për zbatimin e nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar.

Kreu i Partisë së Lirisë paditi sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar dhe Prokurorinë e Tiranës Autoritetin e Dosjeve. Ky kallëzim u paralajmërua me 22 gusht nga Meta. Kjo lëvizje nga Meta vjen pas disa javësh pasi Autoriteti i Dosjeve informoi Kuvendin se ish-presidenti ishte zbuluar pas një denoncimi se ishte pjesë e strukturave të ish-sigurimit të Shtetit. Autoriteti kërkoi ndryshimin e ligjit aktual për verifikimin e zyrtarëve që marrin poste publike duke i shpëtuar "skanimit" përmes certifikatave të komisioneve Mezini-Bezhani, ndërsa Meta mohoi menjëherë përfshirjen e tij. Qytetari Filip Talo, mohoi që të ishte spiunuar nga Meta, por për socialistët kazuzi "I.M" ka shërbyer si frymëzim për një ligj të posaçëm që i ndalon kandidimin në zgjedhje bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe të shpallurve non-grata. 

autoriteti i dosjeve ilir meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet