LIVE UPDATES
Aktualitet

Pa kartelë, me euro në dorë/ Si e dëmtojnë pagesat me para të gatshme buxhetin e Kosovës?

Shumë qytetarë dhe biznese vazhdojnë t’i përdorin paratë e gatshme më shumë, pasi që paranë fizike e shohin si “më të sigurt”, thonë ekspertë të ekonomisë. Por, sipas tyre, të rinjtë bëjnë përjashtim.

6 Janar 2026, 15:58 Nga E. D
Pa kartelë, me euro në dorë/ Si e dëmtojnë pagesat me
foto ilustruese

KOSOVË- Arben Musliu, nga Fushë-Kosova, e përdor kartelën e tij bankare vetëm një herë në muaj: kur tërheq pagën mujore. Të gjitha pagesat, qoftë për shërbime komunale apo për blerje në dyqane, 48-vjeçari i realizon me para të gatshme, pa marrë parasysh vlerën. Madje, para tre vjetësh, ai pagoi 5 mijë euro para të gatshme për ta ndërruar veturën e tij me një më të re.

“Nuk i besoj tërheqjes së shpeshtë të parave nga bankomatët. Paratë në kuletë i menaxhoj më lehtë. Edhe kursimet i mbaj në shtëpi, jo në bankë. Nuk kam ndonjë arsye konkrete, por thjesht nuk besoj… nuk besoj”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).

Ndryshe nga Arbeni, Besarta, 23-vjeçare, pohon se të gjitha blerjet dhe pagesat e shërbimeve i kryen në formë elektronike.

“Bëhem nervoz kur nuk ka POS [aparate për kryerje të pagesës me kartelë] në dyqane, sepse nuk mbaj para në kuletë”, shprehet ajo për REL-in, duke shtuar se me këtë problem përballet kryesisht në biznese më të vogla, që shpeshherë nuk lëshojnë as kuponë fiskalë.

Shumë qytetarë dhe biznese vazhdojnë t’i përdorin paratë e gatshme më shumë, pasi që paranë fizike e shohin si “më të sigurt”, thonë ekspertë të ekonomisë. Por, sipas tyre, të rinjtë bëjnë përjashtim.

Sipas Bankës Botërore, vetëm 76 për qind e të rriturve në Ballkanin Perëndimor kanë një llogari transaksionesh, në krahasim me 99 për qind të të rriturve në Eurozonë.

Por, këto pagesa me para të gatshme nuk regjistrohen dhe nuk monitorohen nga autoritetet fiskale, pasi nuk lënë gjurmë elektronike, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.

Sipas tij, kjo formë e pagesave jashtë kanaleve bankare i shkakton humbje buxhetit të shtetit përmes shmangies nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), tatimi mbi paga dhe tatimi mbi fitimin, dhe lehtëson shitjen e produkteve pa kupon fiskal.

Bektashi merr si shembull rastin kur një person paguan 5 mijë euro me para të gatshme, duke theksuar se në këtë rast shteti humb 900 euro, sa i bie të jetë 18-përqindëshi i TVSH-së.

“Heqja e parasë së gatshme, përveç që ndikon fuqishëm në eliminimin apo zvogëlimin në minimum të ekonomisë joformale, ndikon edhe në zvogëlimin e fenomeneve të dëmshme, siç janë korrupsioni, ryshfeti dhe shumë fenomene të tjera”, thekson Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Nëse shteti do të arrinte t’i mblidhte të gjitha tatimet, Bektashi konsideron se buxheti i vitit 2026 do të arrinte në rreth pesë miliardë euro, sepse do t’i shtoheshin rreth një miliard euro më shumë nga TVSH-ja dhe tatimet tjera.

Dhe, kjo shumë do të mund të përdorej për investime kapitale.

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026, që kap shifrën e rreth katër miliardë eurosh.

Në një raport të Bankës Botërore thuhet se nëse një vend shënon rritje për 10 për qind të pagesave digjitale, ekonomia joformale e atij vendi ulet për rreth 2 për qind si rrjedhojë.

Edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) vlerëson se ekonomia joformale ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përdorimit të parasë së gatshme, pasi që bizneset informale preferojnë transaksione të pagjurmueshme për t’i shmangur detyrimet fiskale.

“Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se vërehet një tendencë pozitive e rritjes së transaksioneve përmes kanaleve digjitale. Megjithatë, sfidë mbetet mungesa e besimit dhe edukimit financiar”, thuhet në një përgjigje nga BQK-ja për REL-in.

Për këtë arsye, BQK-ja thotë se synon forcimin e sigurisë dhe besimit në sistemet e pagesave, si dhe zgjerimin e përdorimit të pagesave digjitale.

Ekonomia joformale, mbi 30 për qind e PBB-së
Instituti Riinvest në vazhdimësi përcjell nivelin e informalitetit përmes anketimit të bizneseve. Në raportin “Zhvillimet ekonomike: Kërcënimet nga kriza institucionale”, publikuar në nëntor të vitit të kaluar, thuhet se informaliteti në Kosovë sillet nga 30 deri në 35 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

PBB-ja për vitin 2025 ishte mbi 11 miliardë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nuk është përgjigjur në pyetjen e REL-it se sa është vlera e ekonomisë joligjore.

Por, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha më 22 dhjetor, gjatë një konference vjetore, se ky institucion ka mbledhur mbi një miliard euro më 2025, duke shënuar rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth 49 për qind ishin të hyra nga TVSH-ja.

Profesori Bektashi shprehet se autoritet kompetente duhet të angazhohen që përdorimi i parasë digjitale të rritet në të gjithë sektorët, pasi është thelbësor për modernizimin e ekonomisë dhe uljen e ekonomisë joformale.

Labinot Haxhiu, udhëheqës i Bankingut Digjital në bankën TEB, përmend rëndësinë e adoptimit të shërbimeve financiare nga brezat e rinj, për të cilët bankingu duhet të jetë po aq i lehtë sa rrjetet sociale, dhe po aq i menjëhershëm sa aplikacionet e mesazheve.

“Të rinjtë në Kosovë jetojnë online. Për ta, bankingu nuk lidhet me sportele dhe pritje në radhë, por me përvoja digjitale intuitive, të qasshme dhe të personalizuara”, ka shkruar ai në revistën financiare “Bankieri i Kosovës 2025-2026”, publikuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Në Kosovë operojnë dhjetë banka komerciale. Numri i kartelave debit në vitin 2024 kishte arritur në 1.4 milion, kurse i kartelave të kreditit në rreth 195 mijë.

Në nivel vendi janë 635 bankomatë [aparate bankare për tërheqje të parave], dhe 20.913 terminale POS, ku qytetarët mund të bëjnë pagesa me kartelë në dyqane.

Paraja e gatshme vazhdon të jetë e përhapur edhe në rajon, ndonëse përdorimi i saj është në rënie. Serbia kryeson në Ballkanin Perëndimor për sa i përket adoptimit të pagesave pa para fizike.

Ndërkaq, Shqipëria synon që deri në fund të vitit 2030 t’i bëjë të gjitha transaksionet financiare në formë digjitale.

Atje, tashmë ka filluar një nismë kombëtare që synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne, të sigurt dhe funksionale./REL

kosove

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë