LIVE UPDATES
Aktualitet

Overdozat po shtohen tek moshat e reja, përdoruesit e drogës në kërkim të një shtrati në pavionin e Toksikologjisë në QSUT

Shefi i pavionit të Toksikoligjisë në QSUT, Andrin Tahiri thotë se e njeh rastin në fjalë, por pacientja minorene ka probleme të theksuara psikike.

13 Korrik 2022, 15:36 Nga k.m.
Overdozat po shtohen tek moshat e reja, përdoruesit e drogës në
Foto ilustruese

Prej disa ditësh një vajzë 17-vjeçare nga Durrësi troket dyerve të pavionit të Toksikologjisë në QSUT për tu shtruar, por nuk e pranojnë. Psikologia Eglantina Nikollaj që ka ndjekur rastin thotë se prindërit e vajzës i janë ankuar për mungesë vëmendje nga strukturat shëndetësore. 

"Ka disa ditë që vajza kërkon të shtrohet në pavion por njëherë i thonë s'ka vende sepse në pavion ka vetëm meshkuj, e njëherë tjetër se po dezinfektohet për shkak të covid.

Vajza vijon të bëjë jetën e rrugës duke u droguar dhe po rrezikon jetën", thotë psikologia Nikollaj.

I kontaktuar nga gazeta "Si" shefi i pavionit të Toksikoligjisë në QSUT, Andrin Tahiri thotë se e njeh rastin në fjalë, por pacientja minorene ka probleme të theksuara psikike.

"E njoh rastin, por vajza ka qenë e shtruar në pavionin e Psikiatrisë Infantile ku ka marrë mjekim si dhe është pastruar nga drogërat që ka përdorur. Para daljes nga spitali, nga një vlerësim i përgjithshëm vajza ka rezultuar e pastër", thotë doktor Andrini.

Overdozat, prioritet për shtrimet

Për shefin e pavionit të Toksikologjisë në QSUT, në këto ditë të nxehta vere, prioritet për shtrime janë overdozat, që po ndeshen rëndom tek moshat e reja. Sipas tij, situata e covid-19 ka reduktuar ndjeshëm nga 20, në 12 shtretërit pas tamponeve pozitivë që u konstatuan këtë javë. 

"Jam i detyruar të jem selektiv në shtrime sepse zbatojmë protokollet e Covid. Në pavion kanë mbetur vetëm 5 pacientë, një prej të cilëve dy ditë më parë kreu vetëvrasje duke kaluar në overdozë pas konsumimit të medikamenteve të psikiatrisë dhe drogës, dy të tjerë të pickuar nga "merimanga e zezë" dhe dy të tjerë të helmuar nga ushqimet", thotë për gazetën "Si", shefi i pavionit të Toksikologjisë Andrin Tahiri.

Përdoruesit e drogave, pacientë kronikë që nuk rehabilitohen

Nevoja për detoksifikim në pavionin e Toksikologjisë në QSUT është e madhe. Doktor Andrini thotë se kërkesat janë të larta nga të gjitha rrethet. Sipas tij, përdoruesit e drogave që paraqiten në spital janë pacientë kronikë me historik më shumë se 5 vjet në përdorimin e drogave.

Por rreziku qëndron pas daljes nga spitali ku ata i drejtohen sërish rrugës për tu droguar.

"Në spital marrin të gjithë trajtimin e nevojshëm por sapo kthehen në shtëpi vijojnë të njëjtèn gjë. Problem mbetet rehabilitimi që tek ne mungon. Nuk ka një qendër rehabilitimi ku pacientët kronikë përdorues të drogave të integrohen, të marrin një zanat me qëllim largimin nga droga. Përveç kësaj, në Shqipëri nuk funksionojnë në grup shërbimet e tjera sociale me qëllim që pacienti të ketë mundësi rehabilitimi sa më parë", thotë shefi i pavionit të Toksilologjisë Andrin Tahiri.

Sipas tij, edhe rasti i vajzës nga Durrësi është një prej tyre ku asnjë nga strukturat, madje as policia nuk ndërhyn për të ndihmuar familjarët e vajzës ta kthejnë atë nga rruga në shtëpi. Deri në zgjidhjen e kësaj situate të pashpresë, prindërit e 17-vjeçares po luten dyerve të spitaleve që ta shtrojnë vajzën e tyre, sepse ata nuk janë në gjendje ta mbrojnë atë nga rruga./ Marrë nga GazetaSi

qsut toksikologjia perdorimi i drogerave ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet