LIVE UPDATES
Aktualitet

Organizatat e Shoqërisë Civile kërkesë Kuvendit: Të ofrohet shërbimi 'in vitro' në spitale shtetërore! Çiftet po privohen nga mundësia për të pasur fëmijë

6 organizatat që nënshkruan peticionin që i drejtuan Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

21 Janar 2023, 22:35 Nga k.m.
Organizatat e Shoqërisë Civile kërkesë Kuvendit: Të
QSUT

TIRANË- Organizatat e shoqërisë civile i kanë bërë kërkesë Kuvendit që të mundësojnë shërbimin e riprodhimit ‘In Vitro’ në spitalet shtetërore. 6 organizatat që nënshkruan peticionin që i drejtuan Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Aktualisht fekondimi "in-vitro", i cili në vendin tonë ofrohet vetëm në spitalet private. 

"Organizatat që kanë nënshkruar peticionin kërkojnë angazhimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në katër drejtime që lidhen me këtë problem. Së pari, ato kërkojnë zhvillimin e një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me qëllim raportimin nga kjo e fundit të arsyeve dhe pengesave për mos ofrimin nga strukturat shtetërore spitalore të teknikave të riprodhimit të asistuar, si dhe masat e parashikuara për t’u ndërmarrë në funksion të kësaj çështjeje,"-shkruhet ndër të tjera në peticion.

PETICIONI I PLOTË:

Në dërgimin e këtij peticioni, marrim shkas nga një sërë kërkesë/ankesash për mos ofrimin nga strukturat spitalore shtetërore të procedurave të riprodhimit të asistuar (si fertilizimi in vitro, inseminimi artificial, transferimi i embrioneve, apo teknika te tjera që lejojnë riprodhimin jashtë procesit natyror), si dhe të mos aksesimit, për shkak të pamundësive ekonomike, të shërbimeve të ofruara nga klinikat apo spitalet private, duke privuar kështu një sërë qytetarësh (individë/çifte) nga mundësia për të pasur fëmijë.

Prej më shumë se dy dekadash Shqipëria, ka miratuar ligjin në fuqi Nr.8876, datë 4.4.2002 “Për shëndetin riprodhues”. Qëllimi i ligjit është rregullimi i veprimtarive që zhvillohen në fushën e shëndetit riprodhues, me synim mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave riprodhuese të individit në përputhje me politikat kombëtare e me parimet e njohura ndërkombëtare. Ky ligj njeh si shërbim të ofruar nga shteti, në kuadër të garantimit të kujdesit për shëndetin riprodhues, kurimin e sterilitetit nëpërmjet aplikimit të teknikave të riprodhimit të asistuar. Në ligj parashikohet që këto shërbime do të ofrohen në klinika publike dhe private të specializuara dhe të licencuara në të tria nivelet e kujdesit shëndetësor.

Vërejmë se masat institucionale të ndërmarra deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për ofrimin e metodave të riprodhimit të asistuar, kanë qenë të pjesshme, pa mundur të garantojnë këtë të drejtë për nënat apo prindërit që janë në pamundësi ekonomike”, shkruhet në peticionin drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Shteti nuk ka një bazë të dhënash mbi regjistrimin dhe raportimin e shkaqeve të infertilitetit, apo numrit të personave që i nënshtrohen teknikave të riprodhimit të asistuar, çdo vit.

Sipas organizatave të shoqërisë civile, në strukturat dhe laboratoret që kryejnë ekzaminimet hormonale apo gjenetike, mungon çertifikimi sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe mungojnë protokolle të unifikuara lidhur me trajtimin konservativ të infertilitetit bashkëshortor. Kjo bën që, përveçse jo të aksesueshme nga të gjithë, shërbimet e ofruara në strukturat private, të mos ofrojnë siguri lidhur me cilësinë e trajtimit të rasteve të infertilitetit.

Në këto kushte, organizatat që kanë nënshkruar peticionin kërkojnë angazhimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në katër drejtime që lidhen me këtë problem. Së pari, ato kërkojnë zhvillimin e një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me qëllim raportimin nga kjo e fundit të arsyeve dhe pengesave për mos ofrimin nga strukturat shtetërore spitalore të teknikave të riprodhimit të asistuar, si dhe masat e parashikuara për t’u ndërmarrë në funksion të kësaj çështjeje.

Së dyti, në funksion të kontrollit parlamentar për zbatimin e legjislacionit në fuqi, kërkojnë që vetë Kuvendi t’i kërkojë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, krijimin e një baze të dhënash me numrin e çifteve që i janë nënshtruar teknikave të riprodhimit të asistuar; përmirësimin e kuadrit rregullator mbi aplikimin e teknikave të riprodhimit të asistuar, duke pasur në konsideratë legjislacionet e vendeve evropiane, si dhe miratimin e protokolleve kombëtare mjekësore të unifikuara për të gjitha klinikat.

Kuvendi mund të kontribuojë në rritjen e buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me qëllim mbulimin e kostove për procedurat e riprodhimit të asistuar, duke garantuar pakësimin e pabarazive në akses për trajtim të sigurt dhe efektiv të infertilitetit.

fertilizimi in vitro qsut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet