LIVE UPDATES
Aktualitet

Opinionet e bizneseve: Pasojat fatale të emigracionit te sipërmarrjet

Nga mungesa e fuqisë punëtorë, konsumi i produkteve, te qarkullimi më i ulët me autobus e deri te tregu i sigurimeve, sipërmarrësi tregojnë efektet fatale me të cilat ata po përballen si rrjedhojë e ndryshimeve të vrullshme demografike.

29 Tetor 2022, 07:13 Nga A.B
Opinionet e bizneseve: Pasojat fatale të emigracionit te sipërmarrjet
Foto ilustruese

Bizneset janë ato që po e ndiejnë më shumë pasojat e ritmet të larta të largimit të popullsisë, sidomos të të rinjve që janë dhe kontingjenti kryesor i punësimit apo dhe konsumit.

Nga mungesa e fuqisë punëtorë, konsumi i produkteve, te qarkullimi më i ulët me autobus e deri te tregu i sigurimeve, sipërmarrësi tregojnë efektet fatale me të cilat ata po përballen si rrjedhojë e ndryshimeve të vrullshme demografike.

Jaka, kapitali human një nga barrierat më të mëdha të bizneseve aktualisht

Kapitali human, arsimi profesional gjithnjë e më shumë po bëhet një nga barrierat që po e vënë në vështirësi sipërmarrjen, e cila po përballet çdo ditë me fenomene si mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, plakja e popullsisë dhe emigracion, tha Nikolin Jaka, kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

Ai tha se, në kushtet e vendit tonë, mungesa e aftësive profesionale dhe mospërshtatja me nivelin e zhvillimit të teknologjive, bëhet shkak që të mos kemi një vlerë të shtuar në ekonomi, për rrjedhojë të mos jemi konkurrues dhe duke vënë në pikëpyetje perspektivën e zhvillimit ekonomik.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me fokus për zhvillimin e arsimit profesional, ne përfaqësuesit e biznesit e provojmë në kurriz se arsimi profesional nuk është në sinkron me nevojat e tregut të punës.

Por së fundmi po bëhet gjithnjë e më shqetësuese mungesa e fuqisë punëtore edhe atyre pa kualifikim. Zbrazja e vendit me shpejtësi sidomos nga moshat e reja po krijon presion të dyfishtë te bizneset i në drejtim të rënies së konsumit po ashtu edhe të vështirësive për të krijuar stafet.

Naçi, nga “Agna Group”: Emigracioni po tkurr ekonominë në konsum dhe fuqi punëtore

Fuqia punëtore është shndërruar në një sfidë, sepse vërehet tendencë për largim jashtë Shqipërisë, kryesisht nga rinia, dhe kjo nuk është gjë e mirë, tha Vasil Naçi, CEO i Agna Group, distributori më i madh në vend.

Ai vuri në dukje se po largohen si punonjës në pozicione ku nuk nevojitet kualifikim i lartë, ashtu edhe nga pozicione ku ka nevojë për më tepër kualifikime. “Të gjithë sektorët po preken nga ky fenomen, por më shumë sfiduese është ai i IT-së.

Kjo nuk ndihmon aspak, pasi punonjësit te ne trajnohen sipas programeve të “Agna Leadership Academy”, investohet tek ata në mënyrën e duhur, sipas pozicionit të punës, dhe shpesh ndodhemi para largimeve të papritura”, pohoi ai.

Kemi mësuar vazhdimisht nga partnerët tanë që në fakt, janë liderë botërorë. Gjithashtu, kemi diversifikuar portofolin tonë në mënyrë strategjike. Të gjitha këto na kanë ndihmuar, si në aspektin e burimeve njerëzore, edhe në menaxhimin e rrezikut, i cili gjithsesi mbetet sfidë e vazhdueshme, shpjegoi z. Naçi. Ai tha emigracioni sigurisht që tkurr ekonominë, si në fuqi punëtore, edhe në konsum.

Luan Leka nga EHW: Rritja e pagave, mjeti më efikas për të frenuar emigracionin

EHW është një nga grupet më të mëdha të fokusuara në industrinë përpunuese në vend. Luan Leka, themelues dhe CEO i EHW GmbH, pohon se fenomeni i emigracionit ka ndikuar në zvogëlimin e tregut dhe gjetjen e fuqisë punëtore, ndërkohë që dhe pagat e ulëta janë një tjetër faktor që nuk e nxisin konsumin.

Ai shton se ndërhyrja më efikase për të ngadalësuar fenomenin e emigracionit është rritja e pagave. Fenomeni ka filluar, por ai do të rrisë kostot e ndërmarrjes dhe për pasojë, çmimet. Shumë ndërmarrje do të humbasin aftësinë konkurruese dhe do të mbyllen, duke favorizuar importin.

Z. Leka rekomandon se përballë këtij fenomeni të pandalshëm do të ishte me vlerë ndërhyrja e shtetit për uljen e ngarkesës fiskale mbi pagat, që sot kalon 40% të pagës neto. Me kohë, ne kemi shtuar retail-in dhe distribucionin.

Të dhënat që kemi nga tregu nuk dëshmojnë rritje të konsumit. Mendoj se kjo vjen për shkak të mosrritjes së popullsisë, por edhe nga ritmi i ulët i rritjes së pagave.

Filozofia që na ka udhëhequr në punën tonë ka qenë prodhimi dhe tregtimi i produkteve të sigurta e me kërkesa të larta për cilësinë, sigurisht duke menaxhuar me shumë kujdes edhe kostot e prodhimit. Për pasojë, edhe target-grupi i zgjedhur ka qenë ai i konsumatorëve me të ardhura të mesme dhe të larta.

Duhet të pohojmë se kjo zgjedhje na ka shpërblyer, pasi edhe konsumatorët me të ardhura më të ulëta kanë zgjedhur të blejnë mbase më pak, por produkte më cilësore e më të sigurta. Për fat, ky grup konsumatorësh ka rezultuar në rritje, pavarësisht mosrritjes së konsumit në përgjithësi, tha Leka.

Është rritur vështirësia për të gjetur punonjës, si të kualifikuar, por edhe të pakualifikuar. Gjithashtu turnover i personelit ekzistues është i lartë, aq sa në sistemin e shitjeve retail apo të supermarketeve arrin në 30% në harkun e një viti.

Kjo do të thotë që 1 në 3 punonjës largohet nga vendi i punës. Fakti dëshmon si problemin për gjetjen e personelit zëvendësues, por edhe vështirësinë për krijimin e personelit të ri për ta formuar profesionalisht. Arsyeja kryesore është emigracioni. Të rinjtë largohen për perspektivën e një jete më të mirë, që fillon me paga më të larta.

Ndërhyrja më efikase, detyrimisht, është rritja e pagave. Fenomeni ka filluar, të shohim sa do të arrijmë të bëjmë për të frenuar hemorragjinë e ikjeve.

Zhvillimet demografike, sfida kryesore e tregut të sigurimeve

Rritja e çmimeve dhe zhvillimet negative demografike janë shndërruar në faktorë sfidues edhe për tregun e sigurimeve, pohoi Forcim Kola, Drejtor i Përgjithshëm i INSIG. Ai tha se, tkurrja e popullsisë dhe kryesisht emigrimi jashtë i shqiptarëve, është në nivele të konsiderueshme, zhvillim i cili ka prekur edhe tregun e sigurimeve në vend.

Kompania po përballet me sfida të mëdha, që lidhen me kufizimet e stafit, vështirësitë për të kontaktuar klientët, ritmet ulëse të tregut të sigurimeve, si pasojë e frenimit të veprimtarive individuale dhe bizneseve.

Emigrimi jashtë i shqiptarëve në nivele të konsiderueshme, rënia e fuqisë blerëse dhe frenimi i mundshëm i rritjes ekonomike, po ndikojnë negativisht tregun e sigurimeve, – tha ai.

Klaidi Çitozi, Drejtor i Përgjithshëm i Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group (SIVIG) pohon se një rrezik që pritet të ndikojë industrinë e sigurimeve është edhe ulja e vazhdueshme e numrit të popullsisë në vend, veçanërisht e moshës aktive, të cilët konsumojnë produkte sigurimi.

Transporti urban në Tiranë, emigracioni tkurri me 40% pasagjerët që nga 2019-a

Kriza e rënies së pasagjerëve në transportin urban të Tiranës që nisi në vitin 2020 me pandeminë e Covid-19, vijon të thellohet për shkak të emigracionit të lartë të popullsisë. Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës për periudhën janar-qershor 2021, numri i pasagjerëve që përdorin transportin publik është 49% më pak se e njëjta periudhë e 2019-s.

Për 6-mujorin e parë të 2021, rreth 50% e pasagjerëve përdorën abone, ndërsa pjesa tjetër udhëtuan me bileta dhe libreza. Në 2019-n, rreth 63% e pasagjerëve të linjave urbane përdorën abone, 37% përdorën bileta dhe libreza.

Operatorët kryesorë të linjave urbane në kryeqytet thanë se aktualisht numri i pasagjerëve është 40% më pak se viti 2019, që konsiderohet periudha para krizës. Për shkak të rënies së pasagjerëve, kompanitë e këtij sektori po funksionojnë me flotë të reduktuar autobusësh.

“Sot, me fillimin e shkollës, numri i pasagjerëve pati rritje, krahasuar me muajt e verës kur frekuentimi ishte më i ulët. Por frekuentimi vijon të mos jetë në nivelet e parakrizës. Arsyeja e uljes së numrit të pasagjerëve është emigracioni i popullsisë, kryesisht të rinjve”, pohon drejtori i linjës së transportit urban Kombinat-Kinostudio-Tufinë, Kostandin Foni.

Për t’i ardhur në ndihmë sektorit, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës, qeveria miratoi vendimin për rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar. Paketa është ende në fuqi.

Mungesa e fuqisë punëtore, mjeti i vetëm i kompanive, pagat

Rritja e pagave duket sikur është mjeti i vetëm që bizneset kanë në dorë për të mbajtur në punë punonjësit, pasi shumica e tyre synojnë emigrimin. Taulant Pupa, përfaqësuesi i kompanisë “Vita”, thotë se për të mbajtur punonjësit në punë ka zbatuar politikën e rritjes së pagave, por shqetësuese mbetet emigrimi i fermerëve, për të cilët shteti duhet të marrë masa zbutëse.

“Të gjithë fermerët janë të moshës mbi 55 vjeç. Të rinjtë janë larguar, nuk punon njeri në blegtori dhe bujqësi”. Edhe drejtori i shitjeve të kompanisë “FIX”, Thanas Apostoli, pohon se punonjësit janë nxitur me rritje të pagave, që të mos largohen në emigracion.

Baret dhe restorantet, problemi më i madh mungesa e stafit

Nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve theksohet se tashmë, përveç rritjes së pagave po shihet si zgjidhje, gjetja e punëtorëve nga vendet e rajonit.

“Mungesa e fuqisë punëtore është problemi më madhor që ka aktualisht sektori i shërbimeve në bare dhe restorante. Nuk pritet që kjo krizë të gjejë ndonjëherë zgjidhje, pasi edhe zbatimi i politikës për të sjellë punonjës nga jashtë rezultoi se u përdor nga ta si trampolinë për të emigruar drejt Europës apo vendeve të tjera”, – tha Enri Jahaj, nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve.

Shumica e tyre vijnë me dy pasaporta dhe largohen pas një jave, pavarësisht se bizneset kanë investuar për ardhjen e tyre, që nga kontratat e punës dhe taksat që paguan. Shteti shqiptar nuk ndërhyn në zgjidhjen e këtyre problematikave, që sërish i ngelet sektorit privat t’i zgjidhë.

Momentalisht për të punuar në baret dhe restorantet e bregdetit, ku fluksi është më i lartë se në Tiranë, bizneset kanë punësuar punonjës nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Parashikohet që kjo do të jetë zgjidhja e vetme për të funksionuar tregu i punës, derisa edhe shqiptarët ta kuptojnë se si të punosh në Gjermani apo në Shqipëri, në fund të muajit, do të mbeten pa para. Është vetëm çështje standardesh dhe vlerash”, thotë Enri Jahaj.

Haxhiymeri: Ka rënë konsumi i brumërave nga emigrimi i popullatës

Adi Haxhiymeri, një nga importuesit më të mëdhenj të miellit në vend nëpërmjet fabrikës “Bloja”, pohon se emigracioni është një ndër faktorët kryesorë në vend për rënien e konsumit të brumërave.

Gjatë periudhës janar-gusht 2022, importet e drithërave shënuan rënie me 17%, teksa Haxhiymeri e shpjegon këtë me zbrazjen e vendit nga emigracioni i lartë. Ai tha se të rinjtë janë konsumatorët më të mëdhenj të brumërave, por gjithashtu ata janë edhe grupmosha që largohet më së shumti nga vendi.

Pasojat e emigrimit reflektohen menjëherë te konsumi i bukës, – tha si. Por veç të tjerash, ikja e njerëzve është shndërruar edhe në problem për funksionimin e aktivitetit. Tranzicioni i fuqisë punëtore është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

“Kemi paqëndrueshmëri të stafit dhe shpesh kemi mangësi”, tha Haxhiymeri, i cili u shpreh se nuk ka shumë mjetë në dispozicion për zgjidhjen e kësaj situate

Babameto: Fuqia punëtore është sfida kryesore e sektorit të tregtisë dhe shpërndarjes

Eleni Babameto, e cila drejton kompaninë “Teuta”, një nga kompanitë më të mëdha në fushën e import-eksportit dhe ushqimeve dhe shpërndarjes së tyre pohoi se sfida kryesore me të cilën po përballet aktualisht kompania e saj është mungesa e fuqisë punëtore.

Ajo e konsideroi vitin 2022 si më problematikun në këtë aspekt. Ajo konsideroi emigracionin si shkaktarin kryesor, por evidentoi se është rritur edhe konkurrenca e brendshme pasi të gjitha bizneset janë në kërkim të punonjësve.

Kjo ka krijuar paqëndrueshmëri të stafit dhe vështirësi për të mbajtur ekuilibrin e biznesit. Babameto tha se rritja e pagave është një mjet, të cilin ajo e ka aplikuar për ta përballuar.

Ajo tha se bizneset ende kanë hapësira për rritjen e pagave, pasi deri disa vite më parë, kishte kërkesa të mëdha për punë.

Si në çdo treg, edhe ai i pagave varet nga kërkesa nga oferta dhe kërkesa. Tani që ka mangësi në stafe ne po përdorim pagat si mjet për të shmangur vështirësitë, tha Babameto./MONITOR

emigracioni

Sondazh

Poll

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!

Berisha-Gjylametit: Mjafton se ishte bashkëshorti yt dhe nuk e thirrën në SPAK

Tentoi t'i gjuante me shishe uji Ballës, Noka përplaset me punonjësit e Gardës

Tensione në Kuvend,Balla mban fjalën,punonjësit e Gardës vendosen para foltores dhe deputetëve të PD

"Ça mielli ke marrë, s'ta paskan dhënë të mirë", Rama: Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë

"KLGJ nuk duhet të bëjë korporatën", Ramës nuk i del e keqja: Mos u shqetësoni se u bë trysni

Rama: Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin!

"As unë, as PS nuk lëviz nga ky pozicion", Rama: Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni

"SPAK nuk është Vatikani", Rama: Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet më i rrezikshëm

Rama: Jam këtu për historinë, e kam thënë që kur isha me flokë të zeza, s’ka bir k...!

"U njohëm içik si shumë", Rama i sulet Drejtesisë: Prokurori ka të drejtë dhe të çmendet

"Veliaj nuk është i pandehur", Rama: Vetë prokurori ka dyshime të bazuara në prova të pamjaftueshme

Dogjani ngatërron emrat e viktimave me deputetët:Në24janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha

Braçe në Kuvend: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, Celibashi i ka lexuar vetëm titullin

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Nga Çiljeta te Luiza, cilat janë figurat publike që morën pjesë te tubimi në mbështetje të Veliajt

Rama mbi ligjin, paralajmëron SPAK: Mos guxoni të kërkoni telefonin tim

Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon!

“Lamë brinjët në dispozicion të drejtësisë", Rama: Nuk kam asnjë pishman

Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të PD-së në GJKKO

"I njëjti me çështjen “Toyota Yaris”"/ Rama sulmon gjyqtarin: Ekstremist i djathtë

"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës është vendosur me kërkesë të Metës

Rama-Manjës: Si ka mundësi Ulsi nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje?

"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu!" Rama: Në atë roman prej 400 faqesh nuk ka prova

Rama në mbledhjen e PS: Nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku shkelmohet

"Ina Goxhaj është kushërira ime," Bushka: I kam sqaruar të drejtat e saj dhe vetëm kaq!

"Si t’jua shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme?!" Bushka nën hetim

"Veliajn e njoh që nga fëmijëria",Bushka:Përfshirjen në hetime e kam dëgjuar në deklaratë për shtyp

"Ku jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë?!" Rama: Minimalisht Bushka duhej thirrur dhe pyetur

Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme!

Rama: Kemi detyrën të kontribuojmë me opinionet tona për pavarësinë e drejtësisë

Veliaj i arrestuar, Bushka nën hetim,Rama: Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit: E mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori

Sot seanca për masat e sigurisë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, Gentian Sula mbërrin në GJKKO

"E donte të ngrirë", Berisha: Rama nuk do donte t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Veliajt!

"Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë",Berisha:SPAK është organizatë kriminale, flenë mbi krimin

"Te hoteli i Veliajt ka pjesë edhe Olsi",Berisha:Pse nuk u arrestua Erioni për djegësin 130 mln euro

"Shkalloi kur përmendi LaCivita-n", Berisha: Rama është tmerruar se ka hallin e vet, jo të Veliajt

"Berisha u persekutua njëlloj si Trump"/ Kreu i PD: Mesazhet e LaCivita kanë domethënie të madhe

Berisha: Chris LaCivita është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump

Takimi në Romë, Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD-së

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror

Rama për arrestimin e Veliajt: Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja

"Fuck you", shpërthimi i pazakontë gjatë kohës që ishte drejtpërdrejt, Rama: Kështu e kam unë

Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga konsumatorët e reformës në drejtësi

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet e mia", Rama: Heshtja jonë i ka ndihmuar

Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës, Rama: Shpallën fitoren se...