Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Remal Rada dhe Elton Hithi arrestohen në Tiranë.
TIRANË- Kapet snajper në Tiranë! Në mes të kryeqytetit Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Double strike", duke vënë në pranga 2 persona. Remal Rada dhe Elton Hithi janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia e Shtetit pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Rada është ish-efektiv i RENEA ndërsa Elton Hithi, rezulton të jetë i dënuar më parë për vjedhje.
Policia ndaloi mjetin në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, aty ku pas kontrollit u gjetën një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Po ashtu, në mjet u gjet armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Rada dhe Hithi do të hetohen për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Double strike", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie. Vihen në pranga 2 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetin me të cilin qarkullonin dhe në banesat e tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: - R. R., 39 vjeç, banues në Tiranë; - E. H., 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. R. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Zjarr KRUJË- Helikopteri i ushtrisë ka mbërritur në fshatin Zgërdhesh, ku vijon prej disa orësh të digjet pylli pran&eum...
Policia Gjirokaster TEPELENË- Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Tepelenë pasi ka thyer masën e...
Artan Shkembi TIRANË- Artan Shkëmbi, ish-numri dy i OFL, i vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”, i kë...
Saimir Jaku dhe Dorian Keqi TIRANË- Ky është Dorjan Keqi, vrasësi me pagesë nga Kruja i cili ekzekutoi Saimir Jakun në 2016. ...
Spital GREQI- Një shqiptar është shoqëruar në polici, pasi ka sulmuar dy infermierë, dy mjekë dhe një punonjës...
Foto ilustruese KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Kukës-Morinë, pikërisht në fshatin ...
Ylli Brahimi MILOT- Policia po vijon hetimet për atentantin që tronditi Milotin disa ditë më parë ku humbi jetën 28-vje&ccedi...
Malli i sekuestruar, Greqi GREQI- Maja e ajsbergut duket se janë 45 vjedhjet e kryera në zona të pellgut të Ja...
zjarr ne Selenice VLORË- Vatra e zjarrit në fshatin Lezhan të Selenicës, e cila ishte aktive prej disa ditësh dhe dogji mbi 30 hek...
Foto ilustruese KORÇË- Një automjet tip Benz është djegur gjatë natës në lagjen 17 të qytetit të Kor&cc...