LIVE UPDATES
Aktualitet

"Operacion i përgatitur prej vitesh, donin të krijonin vatër të fuqishme rebelimi"/ Artan Hoxha për sulmin në Kosovë: Strukturë ushtarake me skenar si Krimeja

Hoxha tha se bëhet fjalë për një strukturë ushtarake, e cila nuk ka patur qëllim goditjen e një patrulle policie, por shkaktimin e një situate të jashtëzakonshme në Kosovë.

25 Shtator 2023, 21:55 Nga I.A
"Operacion i përgatitur prej vitesh, donin të krijonin vatër
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës nga një grup paramilitar, i cili vrau policin Afrim Bunjaku dhe plagosi dy policë të tjerë. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se bëhet fjalë për një strukturë ushtarake, e cila nuk ka patur qëllim goditjen e një patrulle policie, por shkaktimin e një situate të jashtëzakonshme në Kosovë. Sipas tij kjo bwhet për të krijuar një vatër të fuqishme rebelimi dhe një skenar si Krimeja, pra aneksimi i saj nga Rusia. Hoxha deklaroi se ky skenar ka vite që përgatitet dhe nuk është një skenar i momentit. 

"Do të sjell disa ngjarje që kanë ndodhur edhe në territorin tonë, gati identike. Nga ato që kemi parë deri tani, kemi parë komando të veshur me uniforma ushtarake por pa logo. Edhe pse dihet fare mirë kush e përdor atë lloj uniforme. Ngjan me sulmin në repartin e Peshkëpisë ku na u vranë dy ushtarakë dhe u mor reparti peng. Në largim komando që erdhi nga territori grek, ka qenë identike si kjo, e veshur me uniforma ushtarake. Shqiptarët më së pari duhet të nxjerrin një mësim të madh, sepse e dinë fare mirë, që pavarësisht asaj që thonë politikanët për “zero probleme me fqinjët", e dimë situatën. Sot, armatimi, vetëm nga gjurmët që do të gjenden, ka gjurmë gishtash dhe ADN, do të nxirren se kush ka qenë i përfshirë.  Gjithë ai arsenal të çon në konkluzion, që nuk është komando terroriste, por është aktivitet i organizuar i mirëfilltë, nga një shtet i organizuar mirë. Është armatim i vitit 2021.  Ka mjete taktike, veshje, targa, përshtatja e makineve identike si KFOR, target gjermane dhe target e KFOR, e kishin maskuar në mënyrë perfekte.

Nuk ka ndodhur brenda një dite dhe muaji. Sigurisht policia e Kosovës ka meritë për shpejtësinë e veprimeve, që na dha këtë panormë dhe na ka nxjerrë në këtë situatë, por të përgatitësh, ata kanë të paktën tre vite, për një lëvizje që synonte të shkaktonte situatë të jashtëzakonshme. Të dhënat nga terreni dëshmojnë që grupi nuk ka patur objektiv të qëllojë një patrullë të zakonshme policie, që sot ne kemi një dëshmor, vlera e të cilit është e pamatë. Ajo strukturë është strukturë e tërë ushtarake. Maskimin e kanë me mjete dhe dokumenta të KFOR, kanë armatim të fundit dhe të të gjithë kalibrit. Janë të pajisur me dronë. Kanë një bazë taktike që dëshmon që njerëzit që do të veprojnë, nuk janë një skuadër e vetme por një gjerësi veprimesh, që synojnë që në katër komunat serbe, donin një Krime të re në Kosovë. Kemi të bëjmë me një skenar të qartë të një tentative për të krijuar një vatër të fuqishme rebelimi dhe zjarri brenda Kosovës, kryesisht në zonat e banuar nga serbët.

Patrulla është njoftuar që ka bllokim rruge. Instruktazhi i policisë është që polici nuk duhet të hyjë në konflikt fizik kur ndeshet me dy persona. Policia ka shkuar me informacion paraprak që janë vendosur dy kamionë që kanë bllokuar urën për në fshatin Banjskë. Pelegrinët janë nga Novisad, zona hungareze e Serbisë. Informacionet ishin marrë nga shërbimet sekrete, por përse është lejuar të ndodhë kaq gjatë në territorin e Kosovës? Është interesante, shërbimet partnere kanë patur iformacion, madje dinë edhe tre manastire të tjera që nuk kontrollohen nga policia. Pse kanë hyrë në manastir? Sepse u jepej imunitet të mos goditeshin brenda. Ka patur dyshime që po sillnin pajisje dhe furnizime shtesë. A ka qenë koha e kryengritjes në mëngjesin e datës 24? Kjo nuk dihet. Duhet parë me kujdes, por bie në sy fakti, që kemi katër të vrarë, dy të arrestuar, 6 të plagosur të tjerë. Janë minimalisht 12 persona. Në momentin kur forcat speciale të Kosovës kanë vepruar shpejt, është arritur në pikën që është parë fuqia e zjarrit të të dyja palëve, atëherë kanë arritur në pikën, nëse situate vijon, do të kemi viktima në civilë", tha Hoxha. 

artan hoxha tensione në veri të kosovës afrim bunjaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet